LIVE UPDATES
Politike

Ecuria e Reformës në Drejtësi, shefja e ONM: Të mos minohet nga sulme të ndryshme…flet edhe për pezullimin e Luan Dacit

28 Maj 2020, 12:31 Nga DOSJA
Ecuria e Reformës në Drejtësi, shefja e ONM: Të mos minohet

ONM-Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar në lidhje me ecurinë e reformës në drejtësi dhe ecurinë e saj. Ajo ka bërë thirrje që reforma të mos minohet nga sulme të ndryshme.

Calavera ka përshëndetur krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat sipas saj duhet ruajtur dhe zhvilluar. Ndër të tjera ajo ka përmendur edhe pezullimin e ish-gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, duke e quajtur një shembull që sistemi ka filluar të funksionojë.

Nga Genoveva Ruiz Calavera

Pas vitesh pune të palodhur për ndërtimin e themeleve të forta për një gjyqësor të pavarur, të përgjegjshëm dhe vërtet të paanshëm në Shqipëri, ekziston vetëm një mënyrë për të siguruar zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri: ecja përpara, në të mirë të qytetarëve shqiptarë!Kjo reformë u miratua nga Parlamenti shqiptar me një votë unanime të të gjitha forcave politike. Ishte e qartë që në fillim se kjo ishte një reformë e vështirë, e cila do të ndikonte në interesat personale dhe se, për shkak të kompleksitetit të saj, do të kërkojë kohë para se të japë rezultate. Megjithatë, të gjithë e kuptuan se kjo reformë ishte shumë e nevojshme, dhe gjithashtu e dinin se ajo ishte themelore për të ardhmen e Shqipërisë.

Në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e vendit në udhën e integrimit evropian, kjo reformë nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme. Kjo nuk është koha për ta shmangur reformën dhe arritjet e saj të shumta deri më tani, siç është krijimi i të gjitha institucioneve të reja gjyqësore, të cilat funksionojnë mirë tashmë prej kohësh. Procesi i vetingut ka vazhduar gjithashtu të përparojë në mënyrë të qëndrueshme, edhe përkundër ndikimit të pandemisë COVID-19 në seancat shqyrtuese. Emërimi së fundi i tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë i ka mundësuar gjykatës të arrijë kuorumin e nevojshëm për të rifilluar funksionet e saj kryesore. Organet e reja të specializuara në fushën e antikorrupsionit dhe krimit të organizuar kanë nisur të funksionojnë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur këtë muaj edhe tre prokurorë të tjerë të Zyrës së Prokurorisë Speciale, duke plotësuar 12 nga 15 pozicionet ekzistuese. Këto rezultate të rëndësishme duhet të pranohen, të ruhen dhe të zhvillohen.

Hetimi aktual në rastin e njërit prej anëtarëve të Kolegjit të Apelimit, dhe pezullimi i mëpasshëm nga detyra, nuk duhet të jetë një justifikim për të sulmuar reformën gjyqësore, përkundrazi, duhet të shihet si prova më konkrete që sistemi ka filluar të funksionojë në mënyrë efektive.Lidhur me këtë rast, vëzhguesit ndërkombëtarë në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të vetingut, duke respektuar plotësisht detyrimet e tyre kushtetuese dhe ligjore, bazuar në informacionet e vëna në dispozicion të tyre brenda afateve të parashikuara me ligj. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u tregoi personave që paraqesin akuza që mund të kishin natyrë penale, se ato duhet t’u drejtohen autoriteteve gjyqësore kompetente në Shqipëri. Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë rast.

Pa paragjykuar rezultatin përfundimtar të këtij hetimi dhe përcjelljen në Gjykatë, është pikërisht në këto raste të vështira që një sistem i pavarur drejtësie vihet në provë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin, madje as anëtarët e organeve të vetingut. Kjo është merita e vërtetë dhe vlera e shtuar e një gjyqësori që funksionon në një shoqëri demokratike të bazuar në sundimin e ligjit, çka konfirmon se qytetarët tashmë kanë strukturat e duhura në mënyrë që pretendimet për korrupsion ose sjellje të pahijshme të mund të hetohen siç duhet.Muajt ​​e ardhshëm do të jenë thelbësorë në kontekstin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE dhe zbatimi i vazhdueshëm i reformës gjyqësore do të jetë kyç. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e punës teknike, por ka të bëjë edhe me angazhimin politik. Kjo është arsyeja pse të gjithë aktorët në Shqipëri duhet të vazhdojnë të garantojnë kushtet e nevojshme politike që reforma të shpaloset pa probleme. Nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje bazat e procesit të reformës, sado e vështirë të jetë dhe, po, në disa raste edhe sfiduese.

Arritjet e qarta dhe konkrete në zbatimin e reformës në drejtësi duhet të vazhdojnë tani me më shumë vendosmëri dhe angazhim se kurrë. Këto janë periudha vendimtare për çuarjen përpara të aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. BE-ja është e përkushtuar fort për ta mbështetur këtë proces në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë nga reforma dhe të krenohen me arritjet e saj, ndërsa vendi përparon në rrugën e tij të integrimit evropian.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genoveva ruiz calavera reforma ne drejtesi genoveva ruiz calavera reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit