LIVE UPDATES
Ekonomi

Edhe Banka Botërore ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, e zbret në -8.4%

7 Tetor 2020, 09:34 Nga DOSJA
Edhe Banka Botërore ul ndjeshëm parashikimin për rritjen

SHQIPËRI-Banka Botërore ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit, si rrjedhojë e pasojave më të forta të pandemisë, sesa pritej këtë vit. Sipas  Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, ekonomia shqiptare pritet të shënojë një rënie prej -8.4% në vitin 2020, nga -5% që ishte parashikimi i mëparshëm.

Konsumi privat pritet të bjerë me 8%, ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve parashikohen të tkurren me 37% këtë vit, sipas tabelave të Bankës Botërore.

Më herët, ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar që rishikoi në ulje vlerësimin ekonomik për 2020-n, nga -5% në -7.5, ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka mbajtur pritshmërinë prej -9% për Shqipërinë, por uli ndjeshëm parashikimin për një rimëkëmbje të shpejtë në 2021, në vetëm 4.5%, nga 12% që e kishte më parë.

Edhe Banka Botërore, në raportin e saj të fundit vlerëson se rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë, me 5% vitin e ardhsëm dhe 3.9% në 2022.

“Duke supozuar vënien nën kontroll të pandemisë deri në fund të vitit 2020, PBB parashikohet të rimëkëmbet me 5 për qind në 2021 ndërsa eksportet, konsumi dhe investimet do të rikuperohen pjesërisht. Rindërtimi i mëtejshëm nga tërmeti duhet gjithashtu të nxisë rritjen, në përputhje me përvojën nga katastrofa të ngjashme në ekonomitë në zhvillim. Nën këtë skenar bazë të rikuperimit, ekonomia do të ishte akoma 10.7 për qind më e vogël se sa në projeksionin e Bankës Botërore para-COVID-19 për 2021. Në vitet në vijim, konsumi privat do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rritje. Investimet private dhe publike do të kontribuojnë gjithashtu në rritje nëse qeveria vazhdon të zbatojë reformat për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe investon në infrastrukturë. Në nivelin sektorial, shërbimet, të udhëhequra nga turizmi dhe ndërtimi pritet të jenë faktorët kryesorë të rritjes. Deficiti i llogarisë korente pritet të ulet në 11 për qind të PBB-së në 2021 dhe të ulet më tej në 8 pë rqind në përputhje me tendencat e para krizës, të nxitura nga përmirësimet e parashikuara në bilancin tregtar. Eksportet e shërbimeve, përfshirë turizmin dhe zgjerimi i bizneseve duhet të ngushtojnë deficitin tregtar për një periudhë afatmesme. Rritja e importit do të jetë e lartë në 12.8 për qind në 2021, teksa investimet në infrastrukturë përshpejtohen. Flukset hyrëse të IHD-ve, përfshirë turizmin, energjinë dhe prodhimin janë parashikuar të financojnë pjesën më të madhe të deficitit të llogarisë korente. Me rritjen e aktivitetit ekonomik, të ardhurat parashikohet të rikuperohen në 27.6 për qind të PBB-së deri në 2022-2025. Borxhi publik i Shqipërisë parashikohet të bjerë gradualisht për një periudhë afatmesme, në përputhje me angazhimin e autoriteteve për forcimin e qëndrueshmërisë fiskale. Perspektiva e punësimit varet kryesisht nga rimëkëmbja e sektorëve të shërbimeve dhe shumat e investuara në rindërtim.

Sfidat, borxhi i lartë pengon investimet

Sipas raportit, Sektorë kyç të ekonomisë, si turizmi apo industria përpunuese, po vuajnë pasojat e recesionit në Bashkimit Europian, që është parneri kryesor tregtar i vendit dhe burimi kryesor i investimeve të huaja direkte, por edhe nga kufizimet e udhëtimeve dhe masat e distancimit social.

Ekonomia shqiptare mori një shtysë pozitive nga projektet e mëdha të investimeve në energjetikë, me një rritje mesatare të Prodhimit të Brendshëm Bruto 3.4% në periudhën 2015-2018. Por, Banka Botërore nënvizon se ekonomia ngelet e brishtë ndaj rënies së kërkesës së jashtme, por edhe ndaj atastrofave natyrore, si tërmeti i nëntorit 2019. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përfaqësojnë mbi 90% të sipërmarrjeve private, klima e biznesit është problematike, aksesi në financim është i kufizuar, ndërsa tregjet kanë shkallë të ulët integrimi dhe mungesë sofistikimi të produkteve. Shkalla e ulët e grumbullimit të të ardhurave fiskale dhe borxhi i lartë publik i kanë ngushtuar ndjeshëm hapësirat fiskale që do të mundësonin përmirësimin e infrastrukturës dhe investimin në capital njerëzor.

Një nga të paktët faktorë optimizmi është gjendja e mirë e sektorit bankar, që që ngelet likuid dhe i mirëkapitalizuar, pavarësisht ndikimit të parë të pandemisë. Megjithatë, pasiguria e lartë për ërtëritjen e ekonomisë dhe numri në rritje i huamarrësve të prekur nga kriza ka krijuar rreziqe në rritje për bankat.

Projeksionet për ecurinë ekonomisë së vendit këtë vit janë të zymta. Pak ditë më par, edhe Bnaka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim konfirmoi parashikimin për rënie të PBB-së me 9% për vitin 2020. Të dhënat e Instat treguan se për tremujorin e dytë të vitit, që shënoi edhe pikun e ndikimit të pandemisë, ekonomia shqiptare u tkurr me 10.23%. Ekonomia shqiptare është në rënie prej tre tremujorësh radhazi, pas goditjes së njëpasnjëshme që pësoi fillimisht nga tërmeti e më pas nga Covid-19, të theksuara edhe më tej nga cikli në rënie I projekteve të mëdha trë investimeve të huaja direkte.

Ekonomitë në zhvillim do bien 4.4%

Ekonomitë e reja dhe në zhvillim të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore pritet të tkurren me 4,4 për qind këtë vit, recesioni më i rëndë pas krizës botërore financiare të vitit 2008, tha banka në raport. Tkurrja ekonomike e shkaktuar nga pandemia pritet të zhysë në varfëri deri 6 milionë njerëz në të gjitha vendet e rajonit. Raporti i Përditësimit Ekonomik të Bankës Botërore për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore përvijon sfidat më të cilat po ndeshen njerëzit dhe thekson hapat që duhet të ndërmarrin politikëbërësit për të mbrojtur jetën dhe mirëqenien e njerëzve.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi banka botëtore rritja ekonomike e shqipërisë banka botëtore rritja ekonomike e shqipërisë


Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Tetor 2020, 09:27

Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Rishikimit Ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj