LIVE UPDATES
Ekonomi

Edhe furnizimi me ujë me koncesion, qeveria e parashikon si mundësi në një projektligj të ri

31 Tetor 2019, 07:34 Nga DOSJA
Edhe furnizimi me ujë me koncesion, qeveria e parashikon si mundësi

TIRANË– Pas rrugëve, shërbimeve spitalore, aeroporteve e porteve, radha i ka ardhur furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimit të ujrave të zeza që të jepen me koncesion. Qeveria ka gati një draftligj që ndryshon në themel mënyrën sesi funksionon sot sektori i furnizimit me ujë por në një nen të veçantë përfshin edhe mundësinë e kalimit me koncesion apo partneritet publik privat të shërbimeve. Neni 25 i draftligjit “Për sektorin e furnizmit me ujë dhe largimin, grumbullimin e trajtimin e ujrave të ndotura urbane” parashikon se si veprohet në rastet kur shërbimi jepet me PPP.

Dhënia me koncesion apo me një marrëveshje të partneritit publik-privat e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura bëhet në përputhje me ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik-privat dhe aktet nënligjore që përcaktojnë kërkesat dhe procedurat përkatëse.

Studimi përkatës i fizibilitetit i kryer nga njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse për dhënien me koncesion ose nëpërmjet një marrëveshje të partneritetit publik privat, miratohet paraprakisht nga ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe nga Enti Rregullator I Ujit (ERRU) brenda 1 muaji nga paraqitja e tij.

Vetëm pas marrjes së miratimit sipas pikës 2 të këtij neni, njësia e qeverisjes vendore vijon me procedurat e parashikuara në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik- privat” thuhet në draftligj.

I njëjti sanksionon se njësitë e qeverisjes vendore që janë edhe autoritetet menaxhuese të ujësjellësve mund të lidhin marrëveshje mes njëra tjetrën për të garantuar qoftë furnizim të përbashkët ashtu edhe investime të përbashkëta për të përfituar.

Drafti prek edhe kriteret që duhet të plotësojnë ndërmarrjet lidhur me ofrimin e shërbimeve si dhe detyrat që ka çdo ministri për të ndjekur nga afër parametrat që duhet të plotësojë një sektor delikat si ai i furnizimit me ujë dhe trajtimit të ujërave të ndotura.

Referuar relacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që është edhe pergjegjësja për hartimin nënvizon se ky  projekt-ligj sjell një përqasje të re për rritjen e performancës së sektorit, si në drejtim të qëndrueshmerisë financiare ashtu edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatoreve nga shoqeritë UK.

“Projekt-ligji siguron vijimin e ndërveprimit të autoriteve të qeverisjes qendrore me ato të qeverisjes vendore për përmirësimin e performancës së shoqërive të UK, si dhe mundëson vazhdimin e iniciativës së ndërmarrë me reformën në sektor me anë të nënshkrimit të Kontratave të Performancës ndërmjet MIE dhe Bashkive përkatëse.

Miratimi i këtij projektligji është një qasje e re për përmirësimin e performancës së sektorit të ujësjellës kanalizimeve që vuan prej dekadash nga problemet financiare dhe cilësia jo e kënaqshme e shërbimeve të ofruara për konsumatorët” thuhet në relacion.

Rritja e çmimit të ujit

Ne janar të vitit 2018, në Tiranë, çmimi i ujit të pishëm u rrit 65 lekë/m3 nga 45 lekë për m3, që ishte më parë, ose 44% më i shtrenjtë. Si rrjedhojë, Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës rezultoi me fitim 1.2 miliardë lekë (para taksave) ose rreth 10 milionë euro gjatë vitit 2018, nga 4.3 milionë euro vitin e mëparshëm, me më shumë se dyfishim.

Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë të raportuara në bilanc për vitin 2018 të ardhurat në total janë 4,5 miliardë lekë me një rritje 38 % në raport me vitin 2017, që ka ardhur kryesisht si rrjedhojë e shtrenjtimit të tarifave të ujit. Norma e fitimit para taksave është 27%.

Në anën tjetër, sipas raporti të drejtimit të brendshëm, investimet totale në 2018-n ishin 1.8 miliardë lekë, nga 3.4 miliardë lekë të planifikuara, ose 54% më pak.

Enti Rregullator i Ujit thotë se në vitin 2018 tendenca e çmimeve të ujit në vend ka qenë rritëse, për shkak të performancës së dobët të ujësjellësve. “Ndryshimi i tarifave ka pasur përgjithësisht tendencë rritëse, në varësi të kushteve dhe zhvillimeve të ofrimit të shërbimit të çdo operatori. Konstatohet se shumë shoqëri janë në vështirësi objektive financiare, nevoja për subvencione nga qeveria është e domosdoshme për një periudhë me afat gjatë. Subvencionet duhen adresuar drejt shoqërive që janë financiarisht të dobëta dhe nuk kanë ende mundësi të përballojnë kostot e domosdoshme për kryerjen e shërbimeve UK

Ndërkohë, Enti Rregullatori i Ujit, në raportin e tij vjetor  pohon se ujësjellësat në vend kanë hapësira për rritje çmimesh. “ERRU përdor si kriter për përballueshmërinë e pagesës së faturës së shërbimeve Ujësjellës-Kanalizimeve, në nivelin prej 5 për qind të të ardhurave (shpenzimeve) mesatare mujore të një njësie ekonomike familjare, informacion që e përllogarit dhe e publikon INSTAT në “Anketën e Buxhetit të familjes viti 2017″, për të gjitha qarqet e Republikës së Shqipërisë. Këto vlera tregojnë se ka ende hapësirë në drejtim të aftësisë paguese për të përballuar rritjen e tarifave”, sipas raportit.

Rreth tre vjet më parë, bashkia e Tiranës bëri të ditur se  kishte pasur disa oferta nga kompani serioze midis tyre edhe një kompani kineze për ujesjellësin.

Marrë nga Monitor.al

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi draftligji i qeverise furnizimi me uje draftligji i qeverise furnizimi me uje

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit