Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
‘I thashë çkemi dhe s’mu nda’/ 23-vjeçarja rrëfen tmerrin pas sulmit seksual nga shqiptari: Isha në lokal nate, pasi
13 Shkurt 2020, 16:35Nga DOSJA
SKOCI– Një vajzë e re ka tentuar që të vrasë veten, pasi është ngacmuar seksualisht nga shqiptari brenda një klubi nate në Lindje të Kilbride në Skoci. Në një intervistë, përDaily Record, ajo pranon nëse nuk do të ishte për mbështetjen e prindërve të saj, do t’i kishte dhënë fund jetës. Në fund ajo ka zgjedhur që të flasë për dhunuesin e saj, shqiptarin e identifikuar si Edison Bala.
I asistuar nga një përkthyes në sallën e gjyqit, 29-vjeçari Edison Bala doli para trupës gjykuese në Therglen të Skocisë duke u shpallur fajtor për sulmin seksual. Sipas mediave vendase, e reja ka dëshmuar se shqiptari i ka tërhequr me forcë të brendshmet dhe e ka lënë të gjakosur. Pasi ai u largua, vajza ka marrë një thikë dhe ka qëlluar veten në stomak pasi mendonte se i ishte shkatërruar jeta.
“Isha në klub, dola një moment jashtë dhe ai ishte me duhanpirësit. Në mënyrë miqësore i thashë “përshëndetje”, por shpejt kuptova që ai nuk fliste asnjë anglisht, kështu që unë u largova. Ai më ndoqi në sallën e vallëzimit, por unë e injorova. Që nga ai moment nuk m’u nda. Filloi të me prekte në pistën e vallëzimit. Më çoi në një cep dhe më dhunoi. Unë vetëm bërtita, e godita në fytyrë dhe vrapova drejt dhomës së ndërrimit. Në fillim kërcimtarët nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, unë isha në tronditje totale. Pastaj ata dolën jashtë për të identifikuar se kush ishte ai që më sulmoi.”
Edhe pse kundër dëshirës së saj, Policia u thirr dhe ajo u dërgua në spital për të marrë mjekimin e parë.
“Unë nuk isha e sigurt në fillim për të folur në polici – nuk e dija nëse duhet të besoja, por e dija nëse nuk do dëshmoja ai do të bënte përsëri. Kam pasur mendime vetëvrasëse, kam dëmtuar veten dhe jam diagnostikuar me PTSD dhe ankth. Ndalova së jetuari, nuk po kujdesesha më për veten time. E urreja veten time, e urreja atë që ai bëri me mua. Ndjehesha pa vlerë dhe nuk mund ta shikoja dot veten në pasqyrë”.
Shqiptari Bala do të dënohet nga Gjykatën e Hamilton javën e ardhshme.
TIRANË– Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja që u bë i njohur për publikun pasi ish e dashura e tij Xhisiela Maloku e denoncoi për dhunë...
VLORË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Drejtuesi i një motoçikletë mbeti i plagosur, pasi u përplas me një automjet. Aksid...
TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja nga aksidenti i djeshëm në Bulevardin “Gjergj Fishta”, ku gazetarja Ilda Bejleri ka aksidentuar një grua...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë roëve të fundit 5 persona për vepra të ndryshme penale. Sipas infromacioneve mësohet se në pranga është vënë ...
LEZHË- Policia e Lezhës ka zbardhur djegien e makinës së 41-vjeçarit me inicialet E.D. Në një reagim për mediat bëhet me dije se është zbuluar autor...
TIRANË– Zëvendësi i kryeprokurorit Olsian Çela në Prokurorinë e Përgjithshme, Thoma Jano ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ...
BRUKSEL– 33-vjeçari shqiptar, Fatush Lala me pasaportë britanike, ka hasur problme menjëherë pas largimit të Anglisë nga Bashkimi Europian. Prestigjiozja...
Shkodër– Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen ku pati të shtëna me armë zjarri mëngjesin e djeshëm. Mësohet se Gledis Ustabeqiri 23-vjeç dhe Hygert Mu...
TIRANË- Një sherr ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:00 në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, drejtoria Rajonale Tiranë. Drejtori Rajona...