LIVE UPDATES
Editorial

Le ta dëgjojnë Makronin ata që çirren për “bashkërendim me ndërkombëtarët”

30 Gusht 2024, 16:35 Nga Andi Bushati
Le ta dëgjojnë Makronin ata që çirren për
andi bushati

TIRANË- Ndodhi fiks ashtu siç e pati parathënë e përditshmja “Le monde”. Porsa mbaroi ceremonia e nënshkrimit të kontratës 3 miliardëshe për blerjen e 12 avionëve francezë “Rafle standart F4” prej Serbisë, presidenti Makron përgëzoi qasjen e Beogradit në dialogun me Kosovën dhe kritikoi këtë të fundit për shqetësimin që po sillte me vendimet e njëanshme. Pas firmosjes së kontratës, gazeta e referencës në Paris kishte vënë në dukje të njëjtin shqetësim, se pala franceze po tregohej e njëanëshme, së paku që prej prillit të kaluar, kur po diskutonte me Beogradin realizimin e kontratës së majme për gjigandin e industrisë së aviacionit, Dassault. Kur gjithçka përfundoi, në një editorial (këtë të premte) le Monde e konsideroi këtë “deal” si sukses trgtar, por të dyshimtë diplomatikisht duke përmendur edhe heshtjen e presidentit francez për trazirat që Vuçiç ka shkaktuar në Kosovë.

Për të kuptuar rëndësinë e kësaj kontrate nuk mjafton vetëm shifra. As dhe fakti se ato po i shiten një ushtrie të armatosur deri më tani nga Rusia. Për të duhet ditur se Franca nuk prodhon më shumë se dy avionë Rafle në muaj, se përpos ushtrisë franceze ajo nuk ka kontrata me më shumë se 8 shtete të tjera, vetëm dy prej të cilave janë evropiane. Industria e këtij vendi është në një konkurencë të hapur me F- 18 e prodhuar në SHBA dhe prandaj, shtimi i Serbisë përkrah Greqisë dhe Kroacisë, si blerëse të avionëve luftarakë Rafle, i’a vente që presidenti Markon të merrte rrugën për në Beograd, ndonëse i ngecur në kurthin e politikës të brendëshme të vendit të tij, që po i’a pamundëson zgjedhjen e një kryeministri.

Me siguri i’a vlente edhe që shefi francez i shtetit të akoomodonte disi edhe qëndrimet. Pikërisht për këtë, nuk është aspak çudi që Makron përshëndeti qasjen e Beogradit karshi dialogut, kur presidenti i këtij vendi ka deklaruar me gojën plot se ai e ka krahun të plagosur për t’a nënshkruar marrëveshjen e Brukselit. Ai bëri sikur e haroi se ish kryeministrja serbe Bernabiç, i ka dërguar një letër aleatëve të tij perendimorë, ku shprehet qartë se Serbia nuk do të paranojë kurrë, aëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Ai nuk donte ta ruante në kujtesë sulmin terrorrist të Banjskës, që i vë minat çdo principi të marëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, por përshëndeti Serbinë për hapat pozitiv të hedhur në realizimin e tyre, dhjetorin e shkuar, fiks dy muaj pas aksionit të armatosur të Radojçiçit. 

Në këro kushte të fajësosh Kosovën dhe të përgëzosh Serbinë është më e pakta hipokrizi. E kjo hipokrizi nuk vihet në dukje vetëm nga media të rëndësishme franceze, por edhe nga vetë serbët. Për ta qëllimi i Vuçicit me blerjen e avionëve Rafle është i qartë. Në këmbim ai do mbështetje. “Vuçiç beson se duke blerë këto Rafale, të cilat janë një produkt jashtëzakonisht i shtrenjtë i industrisë franceze të armëve, ai do të fitojë mbrojtje politike dhe favore nga presidenti Macron » i tha medias së Brukselit Euroactiv Vuk Vuksanoviç, nga qendra for Security Policy.

Kjo lojë e nënshtrimit të parimeve nga interesat ekonomike është e lashtë sa vetë diplomacia. Edhe pak kohë më parë shumë zëra analistësh të njohur në rajon tundën këmbanat e alarmit, kur në më 19 korrik, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe drejtori i përgjithshëm i Mercedes Benz shkuan në Beograd për të marrë pjesë në nënshkrimin e një partneriteti midis Serbisë dhe BE-së për minierat e shfrytëzimit të Litiumit që do i mundësojnë Bashkimit Evropian prodhimin e baterive elektrike.

“Sot BE dhe Gjermania kanë shkëmbyer demokracinë, shtetin ligjor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit me litiumin”, shkroi pas kësaj ngjarjeje, në  x, sepecialisti i Ballkanit Florian Bieber. Me siguri ai dhe të tjerët i referoheshin zgjedhjeve të manipuluara sipas raporteve të OSBE ODHIR që u zhvilluan në Serbi 8 muaj më parë. Ata kishin pasasysh korrupsionin dhe kriminalitetin si dy këmbë mbi të cilat mbështetet regjimi i Vuçiçit. 

Por, me sa duket ato kanë më pak vlerë sesa blerja e avionëve Rafle dhe nxjerrja e litiumit.

Ndaj dhe ne, këtej në anët tona, nuk mund ti kuptojmë dot të plota deklarata si ato të Makronit, që godet Prishtinën për veprimet e njëanëshme dhe përgëzon Beogradin për hapat konstruktivë në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit, pa ditur këtë kontekst. Qëndrimet për asociacionin, hapjen apo jo të urës së Ibrit, heqjen e njërës postë dhe hapjen e tjetrës në Mitrovicë dhe për shtrirjen reale të sovranitetit në veri, nuk mund të shihen të shkëputura nga këto interesa dhe objektiva momentale, që nuk kanë të bëjnë aspak me shqetësimin për të ardhmen e Kosovës. Parë nga ky prizëm, thirjet histerike për rakoordim në ç‘do hap me ndërkombëtarët, për dëgjim pa kushte të atyre që na kanë çliruar, tingëllojnë qesharake. Në princip Parisi apo Belrini janë më të shqetësuar për shifrat e grupeve Dasssault dhe Mercedes sesa për debatin se cili ka të drejtë në komunën e Leposavaqit. Ata duan avionët Rafle dhe litiumin më tepër se kalimi lirshëm nga një anë e Mitrovicës në tjetrën. Politikanët e tyre janë votuar për të shpënë përpara interesat e të parëve, prandaj është absurde që ne tu kërkojmë të zgjedhurve tanë, ti shkojnë pas me çdo çmim atyre edhe kur janë të bindur se po bëjnë një gjë të drejtë për vendin e vet.

Kjo është ajo që duhet kuptuar nga qëndrimet e presidentit Makron në Beograd, që një shumice prej nesh, mund ti tingëllojnë absurde dhe të padrejta. Në fund të fundit në përshkrimin e detyrës së tij ai nuk ka asnjë nen ku ti kërkohet mbrojtja e shqiptarëve./Lapsi.al

emanuel macron andi bushati kosove sherr ne serbi

Sondazh

Poll
Editorial 30 Gusht 2024, 11:34 Katja Hoyer

Moçali i emigracionit të Olaf Scholz  

Olaf Scholz Shoku u kthye shpejt në zemërim në Gjermani kur një azilkërkues sirian u arrestua për sulmin brutal me thikë...

Editorial 26 Gusht 2024, 14:12 Agim Nesho

Pse vizita e Burns pati sukses në Ballkan

Agim Nesho Vizita e Drejtorit të CIA-s, William Burns, në Ballkan pati një sukses të plotë, jo vetëm për mesazhet por ng...

Editorial 22 Gusht 2024, 22:40 Krenare Cubolli

Formimi i Asociacioni në këmbim të kujt?

Foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se Serbia është tërhequr nga marrëveshja për normaliz...

Editorial 5 Gusht 2024, 15:47 Enton Abilekaj

E papritura e humbjes së Himarës

Enton Abilekaj Nuk pritej asnjë rezultat tjetër nga Himara. Një fitore e dhunshme e pushtetit, që nuk gëzoi dot as fitimtarët...

Editorial 26 Korrik 2024, 15:55 Ditmir Bushati

Një urë për të ardhme

ditmir bushati TIRANË- Shfuqizimi i ligjit absurd të luftës që Greqia mban ende në fuqi ndaj Shqipërisë do të...

Editorial 5 Korrik 2024, 12:25 Dosja.al

Absurdi i Shtetit privat të Edi Ramës

Absurdi i shtetit personal të Edi Ramës, u shfaq më qartë se kurrë në aktin e fundit të telendisjes së institucioneve....

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj