LIVE UPDATES
Editorial

Pse vizita e Burns pati sukses në Ballkan

Sot William Burns është përfaqësuesi i gjithë asaj plejade të diplomatëve, mendimtarëve, politikanëve që kanë drejtuar CIA-n, si G. H. Bush, M. Pompeo, Mike Morel, etj, që e kanë kthyer CIA-n në një instrument të fuqishëm të politikës së jashtme.

26 Gusht 2024, 14:12 Nga Agim Nesho
Pse vizita e Burns pati sukses në Ballkan
Agim Nesho

Vizita e Drejtorit të CIA-s, William Burns, në Ballkan pati një sukses të plotë, jo vetëm për mesazhet por nga impresioni që dha në opinionin publik, diskutimet dhe hamendësitë që krijoi deri tek reflektimet dhe deklaratat e dhëna nga individë apo shtete që janë pjesë e lojës gjeopolitike të rajonit. Suksesi i kësaj vizite vjen jo vetëm nga forca e kësaj organizate të jashtëzakonshme të inteligjencës, më e fuqishmja, më e madhja në botë por edhe nga roli i saj në politikën e jashtme, duke qenë një instrument në realizimin e strategjisë së politikave të jashtme dhe sigurisë së SHBA-së. Sot William Burns është përfaqësuesi i gjithë asaj plejade të diplomatëve, mendimtarëve, politikanëve që kanë drejtuar CIA-n, si G. H. Bush, M. Pompeo, Mike Morel, etj, që e kanë kthyer CIA-n në një instrument të fuqishëm të politikës së jashtme.

Koncepti për CIA-n në Ballkanin Perëdimor dhe në Shqipëri

Ndryshe nga cfarë përfaqëson në të vërtetë si një institucion qendror i shtetit Amerikan, në Ballkanin Perëndimor roli i CIA-s shpesh ngatërrohet me një organizatë të mbyllur spiunazhi që vetëm godet ashpër dhe eleminon kundërshtarët. Kjo vjen për arsye se rajoni ballkanik ka qenë për një kohë të gjatë nën sundimin e diktaturave komuniste dhe një propagande të shfrenuar kundër CIA-s. Për më tepër kur opinioni publik, i cili ka qenë i izoluar nga bota perëndimore, bënte krahasimet e tij me organet paralele të diktaturës komuniste si KGB, UDB, Sigurimi i shtetit, etj., të cilat ishin mekanizma represivë. Gabime në këtë koncept kanë bërë edhe lidera mendjehapur dhe inteligjentë si Fatos Nano, i cili bëri gabimin e jetës së tij duke ju drejtuar kundërshtarit politik të tij se “unë nuk trokas në ato dyer ku ti je futur.”

Shikoni edhe sot që për rezultatet e vizitës së William Burns një pjesë e analistëve që analizojnë kanë qenë ndjekës të mirë të sistemeve informative të kohës së regjimeve dhe deduksionet e tyre lidhen me mentalitetin e së shkuarës. Sigurisht institucioni i CIA-s është një institucion demokratik që ka një avantazh të konsiderueshëm nga pasja e informacionit të dorës së parë. Ai mbështetet në politika realiste duke njohur personalitetin e personazheve të politikës së jashtme. Për ta politikat e jashtme të pretenduara nga nacionalistët serbë - as me lindjen as me perëndimin – janë më të qarta se institucionet e tjera të shtetit amerikan që angazhohen në politika pragmatiste afrimi. Për CIA-n është e qartë loja e autokratëve ballkanikë, pretendimet dhe ‘frika te Vucic’ nga Putini si dhe loja e Vulin për realizimin e skenarëve të ‘hapësirave serbe’, etj. Për këtë institucion serioz është i qartë korrupsioni i liderëve kleptokratikë të Ballkanit, si manipulojnë me pasuritë e tyre, ku janë llogaritë off-shore, si bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe si kërkojnë të blejnë influencë politike me cantat e zeza alla McGonigal.

Por interesi i tyre sot në botë është ruajtja e rendit botëror të bazuar në ligj dhe ruajtja e interesave të SHBA-së. Prandaj loja e tyre ka dimension më të madh dhe është më rezultative. CIA ka rezultate spektakolare në angazhimin e saj në politikën botërore, si shtensionimi i situatës nga rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në Korenë e Veriut (M. Pompeo), lajmërimi muaj përpara të agresionit rus në Ukrainë, bisedimet për armëpushim për paqe në Lindjen e Mesme  (W. Burns), dhe shumë operacione të tjera që nuk janë bërë publike.

Vizita e W. Burns në Ballkan dhe cilat janë mesazhet e tij të mundshme

Vizita e diplomatit të madh W. Burns në Ballkan sigurisht që lidhet me sigurinë ballkanike dhe mundësinë e një provokimi të mundshëm rus në këtë rajon. Për shumë kohë udhëheqës të ndryshëm Europianë, si të Britanisë së Madhe, kanë tërhequr vëmendjen që Ballkani Perëndimor mund të jetë fushë-beteja e re e agresionit rus ndaj Europës. Të gjithë e dinë që oreksi i ariut të madh rus nuk fillon dhe mbaron në Ukrainë. Vetë Putini dhe klika e tij kanë deklaruar që vende të tjera europiane me influenca të vjetra ruse mund të jenë pjesë e strategjisë së tyre për zona influence. Për më tepër që avancimi i ushtrisë ukrainase në territorin e Rusisë mund të nxisë një sulm të ri të sponsorizuar apo të provokuar nga Rusia drejt Ballkanit apo vendeve Balltike për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar një front të ri për Perëndimin.

Pra, rreziku i një luftë të sjellë në Ballkan për interesat ruse është eminent. Por kjo nuk është në interes të popujve të Ballkanit dhe do sjellë shkatërrim. Burns mund të ketë hequr vijat e kuqe për aleatët e Rusisë në Ballkan, sidomos të mos prekjes së marrëveshjes ndërkombëtare të Daytonit dhe shpërbërjes së Bosnjë-Hercegovinës. Deklaratat e menjëhershme të M. Dodik si dhe vizita e tij e menjëhershme në Beograd tregoi se vizita pati rezultat. Për më tepër që Vucic deklaroi që vizita e W. Burns ishte e dobishme, pavarësisht se kërkonte ti relativizonte interesat e SHBA-së me ato të Kinës apo të takonte shpejt ambasadorin rus në Beograd. Vizita e Burns në Kosovë është shumë domethënëse. Diskutimi i tij për zhvillimet gjeostrategjike në Europë dhe Ballkan (sipas deklaratës së Kurtit) ka nënkuptuar që Veriu i Kosovës është një nga fushat e destabilizimit ballkanik dhe skenarët e mundshëm se si mund të zhvillohen ato. Ai e ka konsideruar Kurtin si një partner të besueshëm (ndryshe nga Vucic, Vulin e Rama është i pakorruptueshëm dhe figurë e pastër) duke i treguar si limitet e përkrahjes amerikane ashtu edhe kujdesin për të mos ju dhënë shkak provokimeve të mundshme. Fakti që ndejti gjatë në Kosovë tregon se Kurti është një aktor shqiptar më i besueshëm për amerikanët në rajon.

Në vend të përfundimit

Vizita e Ambasadorit Burns në Ballkan jo vetëm ishte e suksesshme por mori vëmendjen më të madhe të opinionit publik. Pavarësisht se disa përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen lidhur me posturën kur u takua me Kurtin me dorën në xhep, kjo nuk e ul rëndësinë e vizitës dhe mesazhet e saj. Në vazhdim të këtij diskutimi një intelektual i shquar shqiptar më tha “po pse nuk thonë që erdhi në Ballkan dhe këtij tonit nuk i dha dorën fare”!

Droga, lidhja me krimin e organizuar, korrupsioni si dhe aftësia për të korruptuar me canta alla McGonigal do të ndjekë Ramën deri në fund.

agim nesho william burns

Sondazh

Poll
Editorial 22 Gusht 2024, 22:40 Krenare Cubolli

Formimi i Asociacioni në këmbim të kujt?

Foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se Serbia është tërhequr nga marrëveshja për normaliz...

Editorial 5 Gusht 2024, 15:47 Enton Abilekaj

E papritura e humbjes së Himarës

Enton Abilekaj Nuk pritej asnjë rezultat tjetër nga Himara. Një fitore e dhunshme e pushtetit, që nuk gëzoi dot as fitimtarët...

Editorial 26 Korrik 2024, 15:55 Ditmir Bushati

Një urë për të ardhme

ditmir bushati TIRANË- Shfuqizimi i ligjit absurd të luftës që Greqia mban ende në fuqi ndaj Shqipërisë do të...

Editorial 5 Korrik 2024, 12:25 Dosja.al

Absurdi i Shtetit privat të Edi Ramës

Absurdi i shtetit personal të Edi Ramës, u shfaq më qartë se kurrë në aktin e fundit të telendisjes së institucioneve....

Editorial 1 Korrik 2024, 19:43 Ben Blushi

Për Ismail Kadarenë

Ismail Kadare TIRANA- Ismail Kadare kishte dhuntinë të përshkruante bukur edhe gjëra të shëmtuara dhe kjo e bëri at...

Editorial 1 Korrik 2024, 14:35 Enton Abilekaj

Ikja e fundit e Kadaresë

Enton Abilekaj Nuk ishte shenjë e pakuptueshme, për fat të keq nuk ishte as një trill poetik me dy kuptime. Këtë herë Is...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë