LIVE UPDATES
Editorial

Kapitullimi pa kushte i PD, jo për listat e hapura

Të premten e 26 korrikut 2024 opozita bashkoi votat me maxhorancën për të mos bërë asnjë ndryshim për përmirësimin e zgjedhjeve, duke shënuar aktin më të turpshëm që një opozitë ka bërë ndonjëherë në Parlament.

27 Korrik 2024, 15:47 Nga Enton Abilekaj
Kapitullimi pa kushte i PD, jo për listat e hapura
enton abilekaj

TIRANË- Për herë të parë dje në Parlament, një opozitë votoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa asnjë reformë të sistemit zgjedhor. As opozita e kërpëratave aq më pak PD e Lulzim Bashës, nuk e kishin bërë këtë. Edhe ata që i përdori Rama në 2020 për të ndryshuar Kushtetutën në funksion të fitores së zgjedhjeve, duke mos lejuar koalicionet, të paktën i morën disa gjëra në teori.

Të premten e 26 korrikut 2024 opozita bashkoi votat me maxhorancën për të mos bërë asnjë ndryshim për përmirësimin e zgjedhjeve, duke shënuar aktin më të turpshëm që një opozitë ka bërë ndonjëherë në Parlament.

Jo për listat e hapura që prej kohësh ka dalë si zgjidhje për demokratizimin e vendit. Në fakt listat e hapura, janë një legjendë e krijuar nga ata që e harrojnë problemin e vërtetë të zgjedhjeve, ata që harrojnë pse u hoq sistemi mazhoritar i korrektuar, ata që nuk kanë parasysh as zgjedhjet e 2021 kur flasin për lirinë e zgjedhjes së votuesve.

E para, hapja e listave, vërtetë krijon mundësinë që njerëzit të zgjedhin kandidatin e tyre brenda listës së një partie politike, por vetëm brenda saj. Jo domosdoshmërisht e detyron liderin të fusë në listë emra të rinj, sidomos në kushtet aktuale të vendit, kur duket qartë se PD dominohet nga 500 mijë votat personale të Sali Berishës, të cilat në 2023 i mori edhe pa logon e partisë. Nga 600 mije votat e opozitës, Berisha me emrin e tij mori më shumë se 80 për qind, ndërsa lista është hapur për më shumë se 20 për qind të votuesve të opozitës që nuk e votojnë PD për shkak të Berishës. Pra, edhe sikur lista të ishte 100 për qind e hapur, lista preferenciale e Berishës do të dilte e para.

E dyta, sistemi i listave të hapura, krijon një mazhoritar pa zona, më të egër se sistemi mazhoritar me zona elektorale që aplikohej deri në zgjedhjet e 2005. Problemi atëherë ishte se të fortët lokalë përfshiheshin në zgjedhje me palën e preferuar, ose caktonin kandidatin, se biznesmenët futeshin në zgjedhje dhe fitonin duke përdorur favoret financiare. Sot këta të fortë zonalë janë shndërruar në grupe të strukturuara kriminale me aktivitet kombëtar dhe ndërkombëtar. Në zgjedhjet e fundit u përfshinë të gjithë në zgjedhje pro PS. I vetmi që doli kundër, sot nuk është i gjallë. Cfarë do të ndodhte në një listë të infektuar nga ato që di të bëjë Edi Rama? Sa do të përfshihej krimi? A do të bëhej fenomeni i Orlando Rakipit një fenomen kombëtar? A do të merrte një kanditat i mbështetur nga krimi shumë më tepër se një politikan i ndershëm, qofte ky i ri apo i vjetër, siç ndodhi në 2021 në Tiranë? Sigurisht që po. Parlamenti do të ishte më i keq, partitë më pak demokratike, krimi akoma më i fortë.

E treta, kalimi me lista të hapura, e ndan vëmedjen e votuesve mes partisë dhe kandidatit. Vota për partinë do të relativizohej për shkak të presionit apo fushatës pozitive të kandidatit. Në një moment deciziv për votën partiake, kjo do të favorizonte vetëm Edi Ramën.

Nuk është e vërtetë që kryetarokracia ka filluar në 2008 me sistemin proporcional rajonal. Nuk ka ndodhur kurrë para 2005 që PD të ketë më shumë demokraci se sot. Pra kjo nuk lidhet me ligjin zgjedhor por me faktorët që e mbështesin pushtetin e një kryetari. Këto faktorë janë kryesisht në pushtetin ekonomik dhe në vulnerabilitetin e figurave që aktivizohen në partitë politike.

Nuk është e vërtetë që PS dhe PD kanë më pak demokraci se partitë e tjera në Shqipëri. Përvec Partisë së Lirisë, asnjë parti tjetër, e re apo e vjetër, nuk bën zgjedhje, nuk ka forume vendimmarrëse, nuk ka procese transparente dhe demokratike të zgjedhjes apo përzgjedhjes. Ato janë parti personale që shpesh përdoren si biznese personale.

Thënë të gjitha këto, faji i opozitës nuk ishte se pranoi një hapje simbolike të listave. Problemi është se nuk zgjidhi asnjë problem të vërtetë me ndryshimet e së premtes, nuk krijoi kuadrin ligjor as për të luftuar më shumë blerjen e votës, shpërdorimin e fondeve, përdorimin e policisë dhe administratës në zgjedhje, mbylljen e aplikacionit aktivisti etj.

Nuk insistoi as për kthimin e situatës aty ku e la Lulzim Basha në 5 qershor 2020, te koalicionet me lista shumëemërore të ndara, nuk guxoi as të artikulonte kushtin për qeveri teknike 3 muaj para zgjedhjeve.

Përkundrazi, firmosën dhe votuan, duke i dhënë Edi Ramës atë që dëshironte, jo vetëm për Kodin Zgjedhor, por edhe për situatën politike. Kreu i regjimit në fakt nuk është ai që thuhet, por një Kryeministër demokratik që bën marrëveshje me opozitën 9 muaj përpara zgjedhjeve. Pse duhet të largohet 3 muaj përpara kur pati vullnetin të bëjë marrëveshje?

Opozita dje shkeli me këmbë mbi gjithçka ka bërë në atë pak kohë që i teproi pas sherreve të brendshme. I dha Ramës garanci për fitoren e 2025 dhe pranoi të bëhet fasada demokratike e një regjimi që shtyp, pushton dhe korrupton gjithçka dhe gjithkënd.

enton abilekaj dakordesia pd-ps per ndryshimet e kodit zgjedhor

Sondazh

Poll
Editorial 26 Korrik 2024, 15:55 Ditmir Bushati

Një urë për të ardhme

ditmir bushati TIRANË- Shfuqizimi i ligjit absurd të luftës që Greqia mban ende në fuqi ndaj Shqipërisë do të...

Editorial 5 Korrik 2024, 12:25 Dosja.al

Absurdi i Shtetit privat të Edi Ramës

Absurdi i shtetit personal të Edi Ramës, u shfaq më qartë se kurrë në aktin e fundit të telendisjes së institucioneve....

Editorial 1 Korrik 2024, 19:43 Ben Blushi

Për Ismail Kadarenë

Ismail Kadare TIRANA- Ismail Kadare kishte dhuntinë të përshkruante bukur edhe gjëra të shëmtuara dhe kjo e bëri at...

Editorial 1 Korrik 2024, 14:35 Enton Abilekaj

Ikja e fundit e Kadaresë

Enton Abilekaj Nuk ishte shenjë e pakuptueshme, për fat të keq nuk ishte as një trill poetik me dy kuptime. Këtë herë Is...

Editorial 26 Qershor 2024, 13:42 Sonila Meço

Ata mbeten vrasës

Sonila Meco Pyetja e dytë, pas së parës “sa rrezik ka për jetën?” qe: “Po si dreqin u krijua kjo masë?&rdqu...

Editorial 13 Qershor 2024, 10:40 Ditmir Bushati

Kush do ta drejtojë Europën?

Foto ilustruese BRUKSEL- Zgjedhjet për në Parlamentin Europian shoqërohen gjithnjë me pyetjen se kush do ta drejtojë Europën,...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë