LIVE UPDATES
Editorial

Analiza e REL: Euro 2024 arenë e rivaliteteve ballkanike

Ditët e para të Euro 2024 – që nisi më 14 qershor – u shënuan me disa incidente, në të cilat u përfshinë kryesisht tifozët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Shqipërisë dhe të Serbisë në veçanti, por edhe një futbollist dhe një gazetar i sportit. Por, shumica e incidenteve u përqendruan rreth Kosovës, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh.

22 Qershor 2024, 09:09 Nga Ekrem Idrizi
Analiza e REL: Euro 2024 arenë e rivaliteteve ballkanike
Foto ilustruese

GJERMANI- Derisa ekipet kombëtare të vendeve nga Ballkani që po garojnë në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani nuk përballeshin mes vete në fushën e gjelbër, tifozët e tyre ishin në qendër të vëmendjes në javën e parë të turneut, duke shkaktuar incidente të ndryshme, që u ndëshkuan nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Ditët e para të Euro 2024 – që nisi më 14 qershor – u shënuan me disa incidente, në të cilat u përfshinë kryesisht tifozët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Shqipërisë dhe të Serbisë në veçanti, por edhe një futbollist dhe një gazetar i sportit. Por, shumica e incidenteve u përqendruan rreth Kosovës, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh.

Çfarë ndodhi dhe kush u përfshi?

UEFA i ka gjobitur Shqipërinë dhe Serbinë për incidentet e shkaktuara nga tifozët e tyre, dhe është duke e hetuar Shqipërinë dhe sulmuesin e saj, Mirlind Daku, për incidente të tjera. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) u dënua me gjobë të përgjithshme prej 37.375 eurosh nga UEFA, për shkak të sjelljeve të tifozëve të saj në humbjen 2:1 kundër Italisë, në ndeshjen hapëse të Grupit B, më 15 qershor, në Dortmund. Në një njoftim, më 19 qershor, UEFA tha se, ndër të tjera, e dënoi FSHF-në me 10.000 euro për shkak të “përçimit të mesazheve provokuese, të papërshtatshme për një ngjarje sportive”.

Tifozët e Shqipërisë e shpalosën një baner me flamurin e vendit të tyre që zgjeron kufijtë brenda territorit të vendeve fqinje, gjatë asaj ndeshje dhe gjatë ndeshjes kundër Kroacisë, më 19 qershor. U raportua se ata shpalosën edhe një flamur me stemën e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Serbia, në anën tjetër, u gjobit me 10.000 euro, pasi Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i UEFA-s gjeti se tifozët e saj “përçuan mesazhe provokuese, të papërshtatshme për një ngjarje sportive”, si dhe me 4.500 euro për hedhjen e gjësendeve në fushë, në humbjen 1:0 kundër Anglisë, më 16 qershor, në Gelsenkirshen.

Para asaj ndeshjeje, shtatë tifozë serbë u arrestuan për shkak të një përleshjeje me tifozët anglezë, në qytetin perëndimor gjerman. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) bëri ankesë në UEFA për, siç ka thënë, shfaqjen e flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”, gjatë ndeshjes Serbi-Angli.

Fotografitë nga turma e tifozëve serbë gjatë ndeshjes shfaqën një baner të flamurit kombëtar serb dhe të një harte, e cila përfshinte Kosovën brenda kufijve të Serbisë. Një grup i tifozëve serbë brohoritën “Kosova është zemra e Serbisë” në qendër të Munihut, ku ishin mbledhur para ndeshjes së ekipit të tyre kombëtar kundër Sllovenisë, më 20 qershor.

Federata serbe është gjobitur edhe në të kaluarën për shkak të Kosovës - edhe nga organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, pasi lojtarët serbë e kishin shfaqur në Kupën e Botës 2022 një flamur me një hartë, ku Kosova ishte paraqitur si pjesë e Serbisë. Ky flamur u pa në zhveshtoren e përfaqësueses serbe gjatë ndeshjes midis Brazilit dhe Serbisë, të zhvilluar më 24 nëntor 2022, në Katar. Më 19 maj, UEFA ia hoqi akreditimin një gazetari kosovar për ndeshjet e Euro 2024, pas ankesave se ai bëri gjeste nacionaliste drejtuar tifozëve serbë, gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Anglisë.

Federata serbe u ankua se gazetari Arlind Sadiku i provokoi tifozët serbë kur u kthye nga ta gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, dhe e bëri shqiponjën dykrenore me duart e tij. Ky gjest është imitim i shqiponjës në flamurin kombëtar shqiptar. Sadiku e pranoi se gjesti i tij ishte joprofesional për një gazetar, por argumentoi se nuk ishte “fyes ndaj askujt”.

Për çfarë tjetër po hetohet Shqipëria dhe futbollisti i saj kosovar, Daku?

UEFA njoftoi më 20 qershor se Komisioni i saj Disiplinor dhe i Etikës e ka emëruar një inspektor për ta kryer një hetim në lidhje me thirrjet e mundshme “raciste dhe, apo diskriminuese nga tifozët” gjatë barazimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë, në Hamburg, një ditë më herët.

Tifozët e Kroacisë dhe ata të Shqipërisë dyshohen se brohoritën “vrisni, vrisni, vrisni serbët” gjatë ndeshjes mes kombëtareve të tyre në Hamburg, ndërsa Serbia kërcënoi se do të tërhiqet nga Euro 2024, nëse UEFA nuk i dënon federatën kroate dhe atë shqiptare. UEFA e nisi një hetim të ndarë, më 20 qershor, kundër sulmuesit të Shqipërisë, Mirlind Daku, për “sjellje të pahijshme” pas barazimit të kuqezinjve kundër Kroacisë, në Hamburg.

Daku, i lindur dhe i rritur në Kosovë, e përfaqësoi atdheun para se të vendoste t’i bashkohej Shqipërisë më 2023. Ai u kap në kamerë duke i nxitur tifozët me thirrje përçmuese për Maqedoninë e Veriut, pas barazimit të Shqipërisë 2:2 me Kroacinë.

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut e dënoi sjelljen e Dakut, duke e cilësuar si “të papranueshme dhe skandaloze”. Në një postim në Facebook, një ditë më vonë, Daku kërkoi falje për sjelljen e tij.

“Falja është burrërore, dhe e ndiej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, shkroi Daku.

UEFA pritet të vendosë për Shqipërinë dhe Dakun, por nuk dihet nëse do ta bëjë këtë para ndeshjes së fundit të Shqipërisë në Grupin B, të hënën, kundër Spanjës. Daku rrezikon pezullimin, ndërsa kombëtarja kuqezi gjobë tjetër.

Kush tjetër u dënua?

Incidenti i vetëm në të cilin nuk u përfshi një ekip nga Ballkani ishte ai i ndeshjes hapëse mes organizatores së turneut, Gjermanisë, dhe Skocisë më 14 qershor. UEFA e dënoi Federatën e Futbollit të Skocisë me gjobë prej 5.625 eurosh, pasi tifozët e saj hodhën gjësende në fushë gjatë ndeshjes në Munih.

Ndërkaq, futbollisti skocez, Ryan Porteous, u pezullua me dy ndeshje, pasi ishte përjashtuar me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme gjatë ndeshjes.

Marrë nga REL.

kosova serbia euro 2024 uefa shqiperia

Sondazh

Poll
Editorial 13 Qershor 2024, 10:40 Ditmir Bushati

Kush do ta drejtojë Europën?

Foto ilustruese BRUKSEL- Zgjedhjet për në Parlamentin Europian shoqërohen gjithnjë me pyetjen se kush do ta drejtojë Europën,...

Editorial 4 Qershor 2024, 17:28 Enton Abilekaj

Zemërimi i Edi Ramës

Enton Abilekaj Pa u bërë akoma 3 ditët e shenjta të harresës, Edi Rama doli sot me një autoregjistrim për të th&eu...

Editorial 18 Maj 2024, 08:07 Fatos Lubonja

Pse shkoi Rama në Greqi?

Fatos Lubonja TIRANA-  Shprehje “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave” është e shumëcituar, por shpe...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën