LIVE UPDATES
Editorial

25 vjet të lirë, Perëndimi s'është penduar

Më 24 mars 1999 në orët e para të mbrëmjes, Aleanca nisi fushatën e saj ushtarake. Në 20:10, sirenat u dëgjuan në Beograd menjëherë pas dy shndritjeve portokalli në qiell.

12 Qershor 2024, 17:07 Nga Gazeta Express
25 vjet të lirë, Perëndimi s'është penduar
foto ilustruese

KOSOVË- Perëndimi s’është penduar që intervenoi për ta ndalur luftën në Kosovë. Shteti i ri ballkanik shënon sot 25 vjetorin e çlirimit. Kur refugjatët kosovarë luftonin ta imagjinonin kthimin në vendin e tyre në luftë, Perëndimit po i humbte durimi me Serbinë.

Komuniteti ndërkombëtar, me përjashtim të Rusisë, e kishte paralajmëruar disa herë Sllobodan Millosheviqin me masa të papërcaktuara ushtarake nëse nuk i jep fund represionit të përgjakshëm në Kosovë. Kasapi i Ballkanit ishte i pabindur, ndoshta pa e imagjinuar se aleanca më e fuqishme në botë, NATO do të ndërhynte në këtë lloj konflikti.

Në një takim të fundit në Londër, gjashtë vendet e Grupit të Kontaktit për ish-Jugosllavinë (Shtetet e Bashkuara, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania dhe Franca), i kërkuan presidentit të atëhershëm serb që t’i pranonte kërkesat e tyre.

Po vinte koha për zbatimin e skenarit të hartuar në deklaratën për shtyp të publikuar në Londër, ku thuhej se nëse Millosheviqi nuk i jep fund “veprimeve të forcave të tij të sigurisë kundër popullatës civile” në Kosovë, komuniteti ndërkombëtar do ta paraqiste një rezolutë në OKB, duke i hapur rrugë përdorimit të forcës.

Më 24 mars 1999 në orët e para të mbrëmjes, Aleanca nisi fushatën e saj ushtarake. Në 20:10, sirenat u dëgjuan në Beograd menjëherë pas dy shndritjeve portokalli në qiell.

“NATO hyn në luftë kundër Serbisë. Manovrat e fundit diplomatike nuk e kanë bindur Millosheviqin ta pranojë planin perëndimor për Kosovën” raportonte gazeta franceze, Liberation.

Pas bombardimeve 78 ditëshe kundër caqeve serbe, trupat e NATO-s hynë në Kosovë më 12 qershor 1998. Përreth rrugëve, mijëra fëmijë iu dhuronin lule, një plakë i jepte qershi një ushtari amerikan, disa hidheshin mbi tanket e automjetet ushtarake të NATO-s. Liria që ishte bërë e vështirë të imagjinohej, kishte ardhur.

Një vit para se NATO të intervenonte, përpjekjet diplomatike të liderit të shqiptarëve, Ibrahim Rugova po merrnin formë. Ai ishte i bindur në mbështetjen e Perëndimit, siç edhe ndodhi.

Ai do të mbetej më i mbështeturi në Kosovë edhe pas luftës, pavarësisht kapitalit të simpatisë që dukej se e gëzonte UÇK-ja në mesin e shqiptarëve pasi lufta përfundoi.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës u pajtua të çarmatosej dhe u shndërrua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Rugova, së bashku me ish-udhëheqësit e luftës do të merrnin pjesë në negociatat për statusin e Kosovës. Ai vetë nuk mundi ta shohë Kosovën të bëhej tamam shtet i pavarur në vitin 2008. Dy vjet para shpalljes së shtetit, lideri karizmatik i luftës së Kosovës për pavarësi vdiq në moshën 61-vjeçare nga kanceri në mushkëri, pikërisht në momentin kur do të fillonin negociatat me ndërkombëtarët për “statusin përfundimtar” të vendit.

Ky përvjetor i 25-të i çlirimit, ish-udhëheqësit e luftës së UÇK-së i gjen në qeli të Gjykatës Speciale në paraburgim dhe para një procesi të stërzgjatur gjykimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet të jenë kryer gjatë periudhës së luftës, periudhë për të cilën ata thonë se ndjehen më së shumti krenar.

Ish udhëheqësi i luftës guerile, Hashim Thaçi megjithatë mundi të mbërrinte deri në krye të vendit të cilin po ai do ta deklaronte të pavarur më 17 shkurt 2008.

Ndërkombëtarët përmendin progresin e madh që thonë se e ka arritur Kosova për 25 vjet liri.

Përveçse u bë shtet dhe u njoh nga vendet kryesore të botës, Kosova tash ka ushtri, dhe me ndihmën e aleatëve ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare.

Dialogu me Serbinë, ndërkaq, vazhdon të jetë pengesa kryesore për shtetin e ri ballkanik, për përvjetorin e lirisë së të cilit, të hënën në Kuvendin e Kosovës ishte ish-kryeministri britanik, Tony Blair, një nga personat kyç që e bënë të mundur intervenimin e aleancës perëndimore për ndaljen e luftës.

Kryeministri Albin Kurti, tha sot se intervenimi i NATO-s ishte një histori nga e cila Kosova nxori mësim.

“Dhe kjo kuptohet më së miri nga rreshtimi gjeopolitik dhe gjeostrategjik i vendeve tona sot. Sikur atëherë, edhe tani, Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë, ashtu siç Rusia qëndron prapa shumë veprimeve të Serbisë. Kurse shteti ynë, Kosova dhe populli i saj, bashkë me Shqipërinë, në vazhdimësi ka shkuar duke i forcuar lidhjet dhe aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Britaninë e Madhe, me Gjermaninë dhe Turqinë, me Francën dhe Italinë dhe me vendet e tjera partnere perëndimore”, tha ai.

“Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO-ja është destinimi ynë ushtarak. Andaj sot po e shënojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës duke qëndruar bashkë me aleatët tanë njësoj si më 12 qershor dhe njësoj si në ditët e para të çlirimit”, tha kryeministri në seancën solemne të Kuvendit.

Nga perspektiva e sotme, 25 vjet më parë fillimi i luftës nga NATO për një territor në të cilin Serbia ushtronte terror të shfrenuar mund të duket i pamundur ose pak i besueshëm. Serbia nuk ka pushuar së vajtuari për ‘agresionin’ ndaj saj pa i pranuar kurrë krimet. Nëse Tony Blair do të mund të konsiderohej sot si zëdhënës i asaj ndërmarrjeje, Perëndimi nuk është penduar për bombat që i hodhi për kosovarët. “Ne ndihmuan dhe unë kurrë nuk u pendova për këtë”, iu tha ai të hënën deputetëvë të Kosovës.

25-vjetori i clirimit te kosoves

Sondazh

Poll
Editorial 4 Qershor 2024, 17:28 Enton Abilekaj

Zemërimi i Edi Ramës

Enton Abilekaj Pa u bërë akoma 3 ditët e shenjta të harresës, Edi Rama doli sot me një autoregjistrim për të th&eu...

Editorial 18 Maj 2024, 08:07 Fatos Lubonja

Pse shkoi Rama në Greqi?

Fatos Lubonja TIRANA-  Shprehje “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave” është e shumëcituar, por shpe...

Editorial 20 Prill 2024, 10:34 Ditmir Bushati

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit

foto ilustruese Fundjavën e kaluar Irani ndërmorri një sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit, përmes ​​qindra dron...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë