LIVE UPDATES
Editorial

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit

Sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit tregon gatishmërinë e Iranit për përplasje, por në një mënyrë të llogaritur pa shkaktuar një përshkallëzim dhe pa shkaktuar viktima. Në planin e brendshëm, gatishmëria dhe mobilizimi për luftë kundër Izraelit dhe aleatëve të tij, asfikson lëvizjet e protestat që kërkojnë ndryshime politike dhe më shumë të drejta civile në Iran.

20 Prill 2024, 10:34 Nga Ditmir Bushati
Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit
foto ilustruese

Fundjavën e kaluar Irani ndërmorri një sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit, përmes ​​qindra dronëve dhe raketave nga territori i tij, duke nxjerrë në dritë luftën e gjatë që zhvillohet në hije midis dy armiqve rajonal në Lindjen e Mesme. Kjo shfaqje force pasqyron një ndryshim në strategji nga Teherani, i cili është mbështetur në doktrinën e “durimit strategjik” dhe ndërmarrjes së sulmeve ndaj Izraelit përmes satelitëve të tij në Irak, Siri dhe Liban.

Irani përqafoi doktrinën e “durimit strategjik” pasi SHBA-ja vrau komandantin Qasem Soleimani në Bagdad në vitin 2020. Që prej asaj kohe, Teherani është kujdesur të shmangë përplasjen e drejtpërdrejtë me SHBA-të dhe aleatët e saj në rajon. Madje, njoftoi administratën Trump përpara se të godiste objektivat amerikane në Irak, si kundërpërgjigje për vrasjen e ushtarakut të lartë.

Sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit tregon gatishmërinë e Iranit për përplasje, por në një mënyrë të llogaritur pa shkaktuar një përshkallëzim dhe pa shkaktuar viktima. Në planin e brendshëm, gatishmëria dhe mobilizimi për luftë kundër Izraelit dhe aleatëve të tij, asfikson lëvizjet e protestat që kërkojnë ndryshime politike dhe më shumë të drejta civile në Iran. Në planin rajonal e ndërkombëtar, Irani nuk dëshiron të perceptohet si i dobët.

Pavarësisht sulmit ndaj Izraelit, strategjia afatgjatë e Iranit bazohet në hipotekimin e arritjeve gjatë dekadave të fundit dhe evitimin e luftës në shkallë të gjerë. Gjatë tri dekadave të fundit Irani është investuar në pasurimin e uraniumit për prodhimin e armëve bërthamore, mbështetjen e Hezbollah në Siri dhe Liban, mbështetjen e Hamasit. Ai është investuar gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Venezuelën.
Nga ana tjetër, Irani synon të arrijë një marrëveshje me SHBA-të dhe të njihet nga kjo e fundit si një fuqi kryesore rajonale. Ky objektiv qëndron në qendër të konfliktit edhe me Izraelin, i cili refuzon të njohë Iranin si një vend me ndikim të barabartë rajonal.

Pika e kthesës në raportet me Izraelin erdhi pasi ky i fundit lëshoi ​​raketa në një kompleks diplomatik iranian në Damask, duke vrarë disa ushtarakë të lartë të Iranit. Vështirë të thuhet nëse konsullata përmbushte ose jo kriteret e përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare, për sa i përket mbojtjes diplomatike. Gjithsesi, sulmi izraelit mbi godinën iraniane në Damask, u konsiderua si një sulm "në tokën iraniane" nga Teherani. Pra, nga këndvështrimi i Iranit, ishte Izraeli që e kaloi vijën e kuqe dhe sulmi i fundjavës së kaluar nuk ishte gjë tjetër veçse një kundërpërgjigje.

Vështruar në rrafshin historik, sulmi i Iranit kundër Izraelit përbën kërcënimin e parë serioz të jashtëm për sigurinë e Izraelit qysh se Saddam Hussein lëshoi raketat ndaj Izraelit në vitin 1991. Megjithatë, duhet thënë se kundërpërgjigjja e Iranit ishte më tepër në funksion të “sedrës së lënduar” së brendshmi për shkak të goditjes që i shkaktoi Izraeli në kompleksin diplomatik në Damask. Koreografia e sulmit iu bë e njohur më përpara SHBA-ve përmes Irakut dhe Turqisë, për të minimizuar dëmin. Kjo i dha kohë Izraelit për të interceptuar dronët para se të arrinin në hapësirën ajrore izraelite, dhe partnerëve të tij për të përsëritur angazhimin e hekurt për sigurinë e Izraelit.

SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar përdorën sistemet antiraketore për të interceptuar raketat iraniane në hapësirën ajrore të Sirisë, Irakut dhe Jordanisë. Nuk ka ndonjë provë se Irani po synonte goditjen e aseteve të SHBA-ve apo Britanisë së Madhe të instaluara në rajon. Duket se Irani nuk ishte në kërkim të një përplasjeje me aleatët perëndimor të Izraelit.
Njoftimi paraprak, si dhe zgjedhja e objektivave ushtarakë të sulmit, sugjerojnë se Irani ishte i kalibruar në përçimin e mesazhit ndaj Izraelit duke e konsideruar tanimë çështjen të mbyllur nga ana e tij. Të njëjtin skenar patën ndjekur SHBA-të në përgjigje të sulmeve të iranianëve ndaj pjesëtarëve të shërbimit amerikan në Jordani në fund të janarit. Ata pritën disa ditë për t’iu kundërpërgjigjur Teheranit përmes Irakut, duke i dhënë kohë iranianëve që të largonin forcat e tyre nga zona. Në të dyja rastet qëllimi nuk ishte përshkallëzimi, por rivendosja e kufirit të parandalimit dhe adresimi i presionit të brendshëm në përgjigje të sulmeve, duke shmangur një konflikt rajonal në shkallë të gjerë.

Për Izraelin, agjenda subversive e Iranit është shumë e dukshme për t'u fshehur, e lëre më të tolerohet. Irani nuk ka plane të ndalojë mbështetjen ndaj grupeve në rajon që përbëjnë kërcënim serioz për Izraelin. Ndërtesa që Izraeli bombardoi në Damask shërbënte si një qendër për planifikimin ushtarak. Eksperienca jonë tregon se Irani përdor misionet diplomatike dhe qendrat kulturore për të përhapur ndikimin e tij malinj. Ushtron sulme kibernetike për të dëmtuar infrastrukturën kritike. Gjithsesi, një gjë është e sigurt: që nga fundjava e kaluar, rregullat e angazhimit midis Izraelit dhe Iranit kanë ndryshuar.
Izraeli ishte mes dilemës për kundërpërgjigje dhe vetëpërmbajtje. Gjasat që Izraeli do të përgjigjej për të dëshmuar se sulme të kësaj natyre nuk mund të tolerohen në të ardhmen, duke peshuar përfitimet e kundërpërgjigjes përkundrejt thirrjeve të aleatëve të tij për ç’tensionimin e situatës, ishin të mëdha. Sulmi ajror i Izraelit afër bazës ajrore të Iranit në Provincën e Isfahanit, është zbatim strikt e i pashmangshëm i llogjikës së kundërpërgjigjes. Pasi kemi të bëjme me goditjen e një baze ajrore nga e cila u lëshuan dronët iranianë kundër Izraelit. Sipas medias shtetërore iraniane, dëmet janë të papërfillshme. Ndërkohë që Izraeli ka zgjedhur heshtjen.

Më shumë se sa një goditje frontale në tokën iraniane, që do të zgjeronte në mënyrë dramatike konfliktin, kemi të bëjme me një përgjigje të kalibruar që mund të lexohet si “administrim i përshkallëzimit të konfliktit”. Thënë ndryshe, përpjekja izraelite për t’u kundërpërgjigjur pa shkaktuar përshkallëzim të mëtejshëm ka qenë e suksesshme. Zgjerimi i konfliktit nuk është në interes të rajonit dhe aleatëve që mbështesin Izraelin. Sidomos në kushtet kur SHBA-të janë në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Në kushtet e krijuara së fundmi, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka fituar një hapësirë për frymëmarrje politike së brendshmi, pas një vale të gjatë protestash të organizuara kundër planeve të tij për të kufizuar rolin e drejtësisë për t’i shpëtuar proceseve gjyqësore, dhe luftës së ndërmarrë në Gaza, e cila ka shkaktuar dëme njerëzore e materiale të pallogaritshme.

Gaza dhe civilët janë humbësit e mëdhenj të situatës së re, pasi vëmendja ndërkombëtare është zhvendosur drejt shmangies së një përshkallëzimi që do të çonte në një luftë rajonale. Megjithëse rrënjët e përhapjes së konfliktit në Lindje të Mesme janë në Gaza dhe në dështimin e shtrëngimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve, situata që nga 7 tetori i vitit të kaluar mbetet dramatike.
Për SHBA-të frenimi i ambicieve të Iranit në rajon është një çështje parësore. Projekti bërthamor iranian si edhe përpjekjet e Iranit për të riformatuar rajonin sipas dëshirës së tij përbëjnë shqetësime kryesore për Washingtonin. Në këtë këndvështrim duhen lexuar veprimet energjike të Washingtonit gjatë fundjavës, të cilat synojnë fuqizimin e aleatëve në Lindje të Mesme dhe njëkohësisht shmangien e viktimave.

Pasojat e konfliktit në Lindje të Mesme ndihen në Europë më shumë se kudo, për shkak të afërsisë gjeografike. Që prej luftës në Siri në vitin 2015 brenda BE-së ka një debat të madh përsa i përket valëve të refugjatëve dhe pranimit ose jo të të “ndryshmit”. Paradoksalisht, rindezja e konfliktit në Lindje të Mesme është shoqëruar edhe me rritje të anti-semitizmit edhe me rritje të islamofobisë në Europë, të cilat shërbëjnë si karburant për partitë e ekstremit të djathtë e të majtë në një vit zgjedhjesh për në Parlamentin Europian.

Megjithëse deri tani arti i diplomacisë ka rezultuar efektiv në administrimin e ciklit të rrezikshëm të përshkallëzimit, situata në Lindjen e Mesme na sjell në vëmendje Luftën e Parë Botërore, e cila shpërtheu jo se palët ndërluftuese e donin atë, por sepse nuk ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit të konfliktit. Vështruar në këtë kontekst, parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit, armëpushimi i menjëhershëm dhe lirimi i pengjeve në Gaza, ndërtimi i një arkitekture të sigurisë në Lindjen e Mesme që siguron raporte normale mes vendeve arabe dhe Izraelit, e njëkohësisht parashtron hartën e rrugës për krijimin e shtetit palestinez janë alternativa e vetme përkundrejt luftës.

ditmir bushati lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll
Editorial 14 Prill 2024, 14:39 Kostana Morava

Lufta nuk filloi, testi i njeriut po

  Kostana Morava   Mbrëmë e kam gdhirë me sytë në platformën X(Twitter) duke përjetuar live çdo momen...

Editorial 20 Mars 2024, 12:49 Lutfi Dervishi

Pastrimin e parave e bëjnë pastrueset!

Lutfi Dervishi Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si ‘Gjyqi i Shekullit’, ndodhi sot në Tiran&...

Editorial 18 Mars 2024, 18:11 Meri Lika

Një gaç Shqipëri!

meri lika Ndoshta shumë prej jush nuk e dinë kuptimin e fjalës “gaç” dhe paraprakisht më duhet të shjegoj kupti...

Editorial 13 Mars 2024, 12:08 Ditmir Bushati

Rrethimi Demokratik

Ditmir Bushati Ndërkohë që kemi hyrë në vitin e tretë të luftës në Europë, si pasojë e agresionit ru...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë