Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ajo që lexohet në dosjen e hetimeve të SPAK për aferën e kompanisë ‘5D Konstruksion’, nuk është as më pak e as më shumë se ato që dëgjojmë çdo ditë për mënyrën se si paracaktohen tenderat dhe se si shteti vendos kë të bëjë të pasur duke blerë pushtet.
Duke kontrolluar në procedurat e prokurimeve që i janë dhënë kësaj firme, në total të dalin një dyzinë kompanish të cilat marrin pjesë në tendera herë bashkë dhe herë kundër njëri-tjetrit. Përfituesit numërohen me gishtat e dorës dhe ata që nuk janë rrethi i tyre skualifikohen në të gjitha fazat.
Çudia që na krijuan hetimet e kompanisë 5D, lidhet me risinë se në dallim nga skema klasike që kemi dëgjuar, drejtorët nuk merrnin përqindje në tendera por ia çonin të gjitha paratë firmës së tyre.
Është naive që çdokush në këtë vend të besojë se ata që sot punojnë në poste drejtuese në administratë rropaten për të mirën e popullit, dalin lypin vota ditë e natë në fushatë dhe kënaqen me një pagë që në rastin më të mirë nuk kalon 1.200 euro. Me pagat që sot ka shumica e institucioneve publike, ai që kërkon të pasurohet me dinjitet ose kalon në sektorin privat ose largohet nga ky vend.
Naive është po ashtu të besohet se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka ditur gjë për këtë aferë. Përgjegjësia e parë ka të bëjë me rolin e tij si titullar i Autoritetit Kontraktor në 8 procedura ku fitues ka qënë kompania ‘5D Konstruksion’. SPAK ka vërtetuar se pronarë janë drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë dhe njerzit e afërt të tij. A duhet hetuar nëse ka patur dijeni për konfliktin e interesit, njësoj siç është hetuar roli i ish-ministrit Ilir Beqaj te dosja e ‘Sterilizimit’?
Së dyti, titullari i Autoritetit Kontraktor është personi i cili cakton njësinë e prokurimit, antarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shpall fituesin dhe lidh kontratën. Po ashtu, në 3 raste Erion Veliaj është njoftuar me shkresë nga operatorët pjesëmarrës në tender për ankesa që kanë patur për skualifikim të padrejtë.
Natyrshëm lind pyetja: A është Erion Veliaj ai që lexon ankesën dhe cakton antarët e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave? Si ka vepruar ai në rastin që disa kompani e kanë njoftuar se oferta e tyre më e ulët, që mund t’i kursente para bashkisë dhe qytetarëve është skualifikuar padrejtësisht? Përse komisioni i ankesave i ngritur prej tij, nuk konstatoi shkeljet që gjeti SPAK në këto procedura?
Përgjegjësia e tretë është morale. Përse Veliaj nxitoi të mbështesë drejtorët e tij dhe të ‘duartrokasë’ kallzimin që ata bënë për shpifje pas denoncimit të kandidatit të PD në zgjedhjet lokale? Përse nuk ngriti një audit, nuk ushtroi një kontroll, nuk premtoi hetime?
Këtë histori sido që ta kthesh, të gjitha rrugët të çojnë te konkluzioni se ose përfitimet e paligjshme janë bërë me bekimin e tij, ose institucioni që ai drejton ka rënë në të gjitha instancat. Në rastin më të keq është bashkëpunëtor dhe në rastin më të mirë është i paaftë për të drejtuar bashkinë!
Rishi Sunak Tre muajt e parë të këtij viti kanë parë numrin më të madh të mbërritjeve të gomone, ku sipas...
Rexhep Tayip Erdogan TURQIA- Pas gati 22 vitesh, partia e Erdogan bie nga 44% në 37%, duke kaluar në vendin e dytë. Rexhep Tayip Erdogan po...
Lutfi Dervishi Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si ‘Gjyqi i Shekullit’, ndodhi sot në Tiran&...
meri lika Ndoshta shumë prej jush nuk e dinë kuptimin e fjalës “gaç” dhe paraprakisht më duhet të shjegoj kupti...
Ditmir Bushati Ndërkohë që kemi hyrë në vitin e tretë të luftës në Europë, si pasojë e agresionit ru...
Jacques Delors dhe Wolfgang Schäuble Nga të gjithë politikanët evropianë që nuk i udhëhoqën kurrë vendet e tyr...
Ata që duartrokitën sot vendimin e GJKKO për të dënuar Fredi Belerin, nuk janë vetëm mbështetës të Edi Ram&e...
“Përmes Planit të ri të Rritjes, BE do të japë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor në 4 vitet...
Foto ilustruese BRUKSEL- Gjashtë miliardë euro – ky është fondi që Bashkimi Evropian ka planifikuar të ndajë p&eum...
andi bejtja Fotografia e madhe e Sekretarit Blinken në universitetin e Tiranës te Nënë Tereza, njësoj si ajo e Papës kur dhe ...