LIVE UPDATES
Editorial

Për Ismail Kadarenë

Kur përpiqem ta krahasoj me diçka, mendoj se Ismail Kadare i ngjan një njeriu që jeton duke shpërndarë ëndrra.

1 Korrik 2024, 19:43 Nga Ben Blushi
Për Ismail Kadarenë
Ismail Kadare

TIRANA- Ismail Kadare kishte dhuntinë të përshkruante bukur edhe gjëra të shëmtuara dhe kjo e bëri atë të pazëvendësueshëm për të gjithë ne që kemi jetuar kohë shumë të shëmtuara. Kur përpiqem ta krahasoj me diçka, mendoj se Ismail Kadare i ngjan një njeriu që jeton duke shpërndarë ëndrra.

Imagjinoni një vend të mbyllur, të lodhur, të izoluar, të rrënuar dhe pa shpresë, në të cilin një njeri shkruan gjatë gjithë ditës dhe natën, deri në mëngjes, hyn nëpër shtëpi dhe lë te koka e krevatit të secilit një ëndërr të shkruar. Këto ishin librat e tij. Kaq do mjaftonte që një shkrimtar të iki i qetë se e ka bërë punën e tij ndaj kombit në mënyrë të përkryer.

Ismail Kadare e futi kombin në borxh duke i dhënë më shumë shpresë dhe besim nga sa ai mund të treste, atëherë kur kombi nuk kishte pothuajse asgjë, kur nuk hante, nuk pinte, nuk besonte dhe nuk shihte dritë. Librat e tij qëndronin mbi tavolinat bosh si uri, si etje, si ujë dhe si bukë. Unë kurrë nuk do harroj sesi prisja me pasionin e një fëmije, të merrja librat e Ismail Kadaresë dhe që nga ajo ditë nuk kam mbajtur dhe ndoshta nuk do mbaj më kurrë rradhë për të blerë një libër.

Të lexoje Ismail Kadarenë nuk ishte vetëm një kënaqësi por ishte një detyrim ndaj kohës. Duke lexuar Ismailin ishe, duke mos e lexuar nuk ishe. Kjo ishte çështja. Kjo ishte koha. Kjo ishte Shqipëria. Kur e kam njohur nga afër kam kuptuar edhe diçka që ngjyrat verbuese të letërsisë së tij nuk të lejojnë ta shohësh sa duhet. Ismail Kadare u mbrojt me vullnet, me kokëfortësi dhe me kurajo nga sëmundja e shkrimtarëve të mëdhenj : ai nuk u bë kurrë pesimist.

Ai besonte se bota do bëhej më e mirë, se njerëzit do bëheshin më paqësorë, se e ardhmja do ishte më e lumtur, se zilia do kishte fre dhe se e mira do ta mundte të keqen. Ismail Kadare ishte një njeri që besonte se optimizmni është ilaçi i njerëzimit dhe jam i bindur se iku me këtë bindje. Tani që ai nuk është më, mungesa e tij është më e madhe se ai vetë.

ismail kadare

Sondazh

Poll
Editorial 1 Korrik 2024, 14:35 Enton Abilekaj

Ikja e fundit e Kadaresë

Enton Abilekaj Nuk ishte shenjë e pakuptueshme, për fat të keq nuk ishte as një trill poetik me dy kuptime. Këtë herë Is...

Editorial 26 Qershor 2024, 13:42 Sonila Meço

Ata mbeten vrasës

Sonila Meco Pyetja e dytë, pas së parës “sa rrezik ka për jetën?” qe: “Po si dreqin u krijua kjo masë?&rdqu...

Editorial 13 Qershor 2024, 10:40 Ditmir Bushati

Kush do ta drejtojë Europën?

Foto ilustruese BRUKSEL- Zgjedhjet për në Parlamentin Europian shoqërohen gjithnjë me pyetjen se kush do ta drejtojë Europën,...

Editorial 4 Qershor 2024, 17:28 Enton Abilekaj

Zemërimi i Edi Ramës

Enton Abilekaj Pa u bërë akoma 3 ditët e shenjta të harresës, Edi Rama doli sot me një autoregjistrim për të th&eu...

Editorial 18 Maj 2024, 08:07 Fatos Lubonja

Pse shkoi Rama në Greqi?

Fatos Lubonja TIRANA-  Shprehje “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave” është e shumëcituar, por shpe...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë