LIVE UPDATES
Aktualitet

Edmond Zhulali përfshihet në polemiket e festivalit të 58-të, ‘irritohet’ me organizatorët: Shkelën rëndë interesat

24 Dhjetor 2019, 17:16 Nga DOSJA
Edmond Zhulali përfshihet në polemiket e festivalit të

TIRANË- Kompozitori i njohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun, Edmond Zhulali, ka analizuar në detaje organizmin e Festivalit të 58-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa nuk ka kursyer kritikat kundrejt dy drejtorëve, drejtorit të festivalit dhe atij artistik.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Zhulali theksoi se ky festival ka cenuar rëndë kolonën e tij duke shtuar se organizatorët kanë lejuar kundër rregullores të marrin pjesë në festival kompozitorë të huaj në kundërshtim me parimet thelbësore të identitetit të këngës shqiptare.

Ai më tej flet edhe për këngën fituese, por edhe për debatin që ka lindur mes dy këngëtarevee, Elvana Gjatës dhe fitueses së Festivalit, Arilena Ara. Kompozitori gjithashtu thotë se qëndrimi dhe kritikat e tij publike nuk janë kundër festivalit, por janë kundër “dhunimit të identitetit të këgës dhe muzikës shqiptare”.

INTERVISTA E PLOTË

Ju e keni shprehur irritimin tuaj më herët, madje që në ditën e parë të festivalit, dhe elementi kryesor janë prania e kompozitorëve të huaj në  festival, pse ka ndodhur kjo?

Unë kamë shprehur një shqetësim të madh, personal natyrisht. Kjo ka qenë kolona bazë e festivalit, ku  këngëtarët dhe kompozitorët të jenë shqiptarë. TVSH mbahet nga taksat e shqiptarëve, dhe i gjithë kjo duhet t’i kthehet qytetarëve.  Kompozitori është ai që i jep frymën ose pamjen një këngë shqiptare dhe jo shqiptare. Gjithmonë synohet  që këto këngë të jenë shqiptare. Duke cenuar këtë, cenon edhe integritetin e këngës shqiptare. Vazhdimisht në rregullat e festivalit kanë qenë që autorët duhet të jenë me nënshtetësi dhe kombësi shqiptare. Nëse ti cenon kolonën themelore të festivalit, kjo është shumë e rëndë. Ky është një vendim i drejtorit të festivalit. Është një vendim i drejtorit artistik Vera Grabocka. Festivali është institucion dhe ka një rregullore.

Ky rregull është thyer për këtë vit, kur ka pasur një rregullore të shkruar që nuk lejohej të marrin pjesë të huajt?

Ky rregull ka qenë gjithmonë prezent, që në festivalin e parë dhe asnjëherë nuk është marrë një iniciativë që të diskutohet ky rregull kaq strikt. Në festivalin e Sanremos, nuk  lejohet asnjë konkurrent nëse nuk kanë nënshtetësi italiane. Kriteret u mbajtën të fshehta, ndërsa unë nuk e kam ditur se një kompozitor mund të marrë pjesë  me dy këngë. Drejtori i festivalit dhe drejtori artistik janë përgjegjës. Vera Grabocka nuk mund të ishte drejtore  artistike. Ajo mendoj se nuk e ka përgatitjen e duhur. Ky është një festival muzikor, që edhe elementët e tjerë janë shtesë dhe nuk është film.  Ne mendojmë se janë shkelur rëndë interesat kombëtare dhe muzikës shqiptare. Ky është problem i rëndë.

Pse mos të kishte edhe një juri tërësisht shqiptare?

Vetëm tre u tha se do të jenë të huaj, por jo që shumica e jurisë të jetë e huaj.  Nuk ka peshore në art, sepse çdo njeri e percepton këngën sipas shijeve dhe formimit muzikor. Kjo juri e përbërë nga pesë anëtarë, kishte vetëm një kompozitor të huaj dhe ai ishte grek. Shqipëria ka shumë ekspertë.Spektakli është shumë i rëndësishëm, i cili ndihmon që këngët të shfaqen në mënyrë sa më të mirë. Skenografia ishte e mirë. Festivali përpiqet që të arrijë nivele më të larta. Problemi  është tek kënga. Në festival kishte shumë shije që është në kundërshtim me rregullin.

Dua t’ju pyes për dy këngët, vendin e parë dhe të dytë. Si i vlerësuat ju këto dy këngët dhe pse juria e huaj e vlerësoi maksimalisht Elvana Gjatën?

Gabimin në funksionimin e jurisë, ishte që, juria nuk votoi direkt në sallë, sepse duke votuar direkt në sallë dhe nuk ka kohë të manipulohet. Të dyja këngët janë shumë më të mira. Të dyja këngëtaret janë shumë të mirë, kanë performancë shumë të mirë.  Nëse juria do të funksiononte direk në sallë, nuk do kishte vend për asnjë keqkuptim. Kishte këngë të realizuar, dhe këngëtarë shumë të mirë. Prandaj vihen  personalitete për vlerësimet. Mendoj që kjo e ka krijuar debatin mes dy këngëtareve. Mendimi im është ky, që kënga që shkon të ketë vlera të vërteta artistike. Kanë fituar edhe këngët e qeta dhe baladat.  Vlera e interpretuesit, sepse është ai që e përfaqëson. RTSH,  dy festivalet para këtij ka zhdukur emrin e orkestruesit dhe kjo nuk është e drejtë, unë e kam kundërshtuar. Jam vetë dëshmitar. Orkestrusit janë një ndër aktorët që njihet nga ligji i të  drejtës së autorit. Qëllimi im nuk është që të denigrojë festivalin, kjo është e papranueshme dhe nuk ka të bëjë me festivalin. Ka edhe  pak politikë brenda.  Ne jemi një komb që ende nuk jemi formuar dhe nuk mund të bëjmë tolerime në këtë pjesë.

A i ka kënga fituese, përtej irritimi tuaj, i ka potencialet për të na përfaqësuar denjësisht në Eurovision

Arilena është këngëtare shumë e mirë dhe kam shumë besim, por jam shumë zemërthyer.

(Marrë nga BalkanWeb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emdond zhulali festivali i 58-të i rtsh polemikat e festivalit te rtsh emdond zhulali festivali i 58-të i rtsh polemikat e festivalit te rtsh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet