LIVE UPDATES
Ekonomi

Pasojat e inflacionit te kreditë me probleme do të shfaqen brenda një viti

Inflacioni, ritmet e rritjes së PBB-së, luhatjet e kursit të këmbimit etj., janë faktorët kryesorë makroekonomikë që bankat testojnë në ecurinë e portofolit të kredive

13 Nëntor 2022, 07:25 Nga I.A
Pasojat e inflacionit te kreditë me probleme do të shfaqen brenda
Orjada Kulla

Ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të ndikojë negativisht edhe në cilësinë e kredisë së sektorit bankar. Orjada Kulla, Drejtore e Departamentit të Risqeve të Integruara në Credins Bank, thotë për “Monitor” se, mbështetur në modelet statistikore, efektet negative do të jenë të dukshme brenda një viti. Sipas saj, ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe rritja e shpejtë e normave të interesit do të ngadalësojnë ritmet e huadhënies gjatë vitit 2023.

Inflacioni i lartë pritet të sjellë efekt negativ në ritmet e rritjes së PBB-së dhe në fuqinë paguese të agjentëve ekonomikë. Besoni se një situatë e tillë shtron rreziqe reale për rritje të raportit të kredive me probleme? Sa kohë mund të duhet për të parë efekte negative në cilësinë e portofolit të kredisë?

Inflacioni, ritmet e rritjes së PBB-së, luhatjet e kursit të këmbimit etj., janë faktorët kryesorë makroekonomikë që bankat testojnë në ecurinë e portofolit të kredive. Këta faktorë, në kombinim me karakteristikat e portofolit të çdo banke, përcjellin impaktin e ecurisë ekonomike në raportin e kredive me probleme. Modelet statistikore që ne përdorim për testimin e efekteve kanë vërtetuar lidhjen negative midis PBB dhe nivelit të kredive me probleme, pasi një ekonomi e shëndetshme dhe e zhvilluar do të ndikonte në rritjen e të ardhurave, uljen e papunësisë dhe në ciklin e biznesit, të cilat do të rrisnin cilësinë e portofolit të kredisë. Në të kundërt, në situata të stresit ekonomik do të kishim rënie të PBB dhe rritje të kredive me probleme. Nga këto testime rezulton se efektet janë më të dukshme në një horizont kohor njëvjeçar, ndaj mund të themi që brenda një viti do të kemi efektet e para në cilësinë e portofolit të kredive.

Në këndvështrimin tuaj, cilat segmente të klientëve huamarrës mund të jenë më të ndjeshëm ndaj pasojave të inflacionit të lartë dhe rritjes së normave të interesit?

Për sa u përket segmenteve të klientëve më të ndjeshëm ndaj pasojave të inflacionit dhe rritjes së normave të interesit, mendoj që kategoria më e prekur do të jenë klientët individë. Kjo nuk i përjashton segmentet e biznesit, të cilët gjithashtu po përballen në mënyrë të menjëhershme me rritjen e kostove në tërësi, nevojën për financim dhe presionin për mbajtjen e marzheve të pranueshme të fitimit.

Në Deklaratën e fundit të Stabilitetit Financiar, Banka e Shqipërisë vlerëson se muajt në vijim mund të jenë sfidues për ekonominë shqiptare, për shkak të ndikimit që mund të përcjellë situata e pafavorshme energjetike dhe bankat mund të përballen me ulje të mëtejshme të fitimit e ndoshta edhe me humbje financiare. Si e vlerësoni situatën e lidhur me efektet e shtrenjtimit të energjisë në kostot e prodhimit dhe në aktivitetin e biznesit? Çfarë masash po merrni për t’u përballur me skenarë të mundshëm negativë në portofolat tuaj?

Kjo është një situatë e pazakontë, pas shumë vitesh në një kontekst ekonomik të qëndrueshëm dhe pozitiv. Bankat do të kenë rolin kryesor në përballimin e kësaj situate të pafavorshme, e cila është ende në fazën fillestare. Siç është shpjeguar edhe më sipër, të gjitha rritjet e kostove të biznesit, të kombinuara me faktorët makroekonomikë në tërësi, do të ndikojnë në cilësinë e portofolit të kredive të bankave. Rënia e cilësisë së portofolit, përkthehet në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien e fitimit, dhe në raste ekstreme, edhe në humbje financiare. Përballimi i situatës patjetër që do të jetë sfidues për bankat, por sistemi bankar do ta menaxhojë këtë ndikim nëpërmjet diversifikimit të investimeve, menaxhimit efektiv të rrezikut dhe rivendosjes së ekuilibrave të nevojshëm në treguesit kryesorë.

Sipas statistikave sektoriale, deri tani inflacioni i lartë dhe rritja e ndjeshme e normave të interesit nuk po japin efekt të dukshëm në ritmet e huadhënies. Kur mendoni se mund të fillojmë t’i shohim pasojat e kësaj situate në ecurinë e kreditimit të ekonomisë?

Në fakt, është ende herët për të vënë re efekt të dukshëm në ritmet e huadhënies. Rritja e normave të interesit, edhe pse dha sinjalet e para menjëherë pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, u materializua me ritme më të shpejta në 6-mujorin e dytë të vitit 2022, si rezultat i mekanizmave të Bankave Qendrore për të frenuar inflacionin. Në këto kushte, efektet e normave të interesit në huadhënie, mendoj se do të bëhen më të dukshme në vitin e ardhshëm.

A keni filluar të aplikoni kritere më të kujdesshme të huadhënies, qoftë të shprehura në çmim (rritje e normave të interesit) apo kushtet e tjera jo çmim (raporti i këstit ndaj të ardhurave, mbulimi me koletaral, etj.)?

Bankat, gjithnjë e më tepër, po shkojnë drejt kritereve më prudente të huadhënies, të shprehura në të gjithë komponentët e vendimmarrjes, duke vlerësuar në mënyrë të plotë e të kujdesshme ndryshimet e tregjeve dhe situatën ekonomike.

Këtë vit, normat e interesit po rriten me ritme më të shpejta se ato që parashikohen zakonisht në skenarët bazë të analizave të ndjeshmërisë (stress-testeve). Cilat janë sfidat kryesore që shtron për bankat tregtare rritja e shpejtë e normave të interesit?

Rritja e normave të interesit ka qenë shumë e shpejtë këtë vit, kryesisht në 6-mujorin e dytë. Bankat gjithnjë kanë përfshirë ndryshimin e normave të interesit në stress-testet e ushtruara, duke i konsideruar këto efekte në mënyrë parësore në ekspozimin ndaj rrezikut të normës së interesit. Përcaktimi i efekteve në cilësinë e portofolit të kredive ka qenë relativisht i limituar. Cilësia e portofolit të kredive është ndikuar më tepër nga faktorë të tjerë. Kjo ka ndodhur për shkak të një periudhe të gjatë, me norma interesi të qëndrueshme dhe kosto të lira financimi. Në kushtet aktuale, kur normat e interesit pritet të kenë efekt edhe në cilësinë e portofolit të kredive, sfidat kryesore për bankat do të jenë përcaktimi i ekuilibrave të rinj në marzhet e ndërmjetësimit dhe proaktiviteti në përballimin e rreziqeve.

Marrë nga Monitor.al

orjada kulla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj