LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH: Konsumi i ka rezistuar rritjes së çmimeve dhe ka zgjeruar presionet inflacioniste

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë konston se kërkesa konsumatore u shfaq relativisht rezistente ndaj goditjeve. Ajo u rrit me norma të qëndrueshme edhe në tremujorin e dytë, e mbështetur nga rritja dinamike e punësimit dhe e pagave, nivelet e larta të kursimeve dhe paketat e rezistencës sociale.

11 Nëntor 2022, 07:19 Nga DOSJA
BSH: Konsumi i ka rezistuar rritjes së çmimeve dhe ka zgjeruar
Foto Ilustruese

TIRANË- Kërkesa konsumatore e qëndrueshme, rritja e punësimit dhe e pagave, si dhe pritjet për norma inflacioni të larta po zgjerojnë bazën e presioneve inflacioniste në ekonominë shqiptare. Raporti i politikës monetare për tremujorin e IV 2022 i Bankës së Shqipërisë nënvizon se presionet inflacioniste po bëhen edhe më komplekse. Inflacioni në ekonominë shqiptare u rrit në nivelin 7.9% në tremujorin e tretë të vitit, nga mesatarja prej 6.7% e shënuar një tremujor më parë. Çmimet e larta të ushqimeve dhe të naftës vijojnë të japin kontributin kryesor në inflacion, por rritja e çmimeve vihet re tek një gamë gjithnjë e më e gjerë produktesh dhe shërbimesh.

Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë konston se kërkesa konsumatore u shfaq relativisht rezistente ndaj goditjeve. Ajo u rrit me norma të qëndrueshme edhe në tremujorin e dytë, e mbështetur nga rritja dinamike e punësimit dhe e pagave, nivelet e larta të kursimeve dhe paketat e rezistencës sociale.

Në veçanti, tregu i punës është përmirësuar me hapa të shpejtë prej fillimit të vitit 2021, duke shënuar rritje të punësimit, rënie të shkallës së papunësisë dhe rritje të pagave në sektorin privat. Këto përmirësime sigurojnë mbështetje për buxhetin e familjeve shqiptare, por ato krijojnë dhe premisa për presione inflacioniste më të qëndrueshme në vijim. Analiza e Bankës së Shqipërisë tregon se do të duhet ende kohë që rritja e çmimeve dhe shtrëngimi i politikës monetare ta frenojë kërkesën konsumatore në një masë të mjaftueshme për të ulur presionet inflacioniste në ekonomi.

Banka e Shqipërisë parashikon se inflacioni do të mbetet i lartë deri në fillim të vitit 2023, por ai parashikohet të ulet gradualisht. Nivelet e larta të inflacionit në afatin e shkurtër do të pasqyrojnë si veprimin e faktorëve globalë, si çmimet e larta të ushqimeve dhe të naftës në tregjet botërore – ashtu dhe veprimin e faktorëve të brendshëm, ashtu edhe rritjen e kërkesës, punësimit, pagave dhe pritjet e larta inflacioniste.

Nga ana tjetër, rënia e inflacionit përgjatë vitit 2023 është një parashikim që mbështetet në rënien e pritur të inflacionit të ushqimeve dhe të naftës në tregjet botërore, si pasojë e efektit bazë dhe stabilizimit të çmimeve të lëndëve të para. Paralelisht, Banka e Shqipërisë vlerëson se normalizimi i politikës monetare në vend do të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit pranë objektivit 3% në gjysmën e parë të vitit 2024.

Ndërkohë, ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen në pjesën e mbetur të vitit dhe gjatë vitit 2023, por ritmet e rritjes do të vijnë në ngadalësim. Kërkesa agregate pritet të vuajë pasojat e inflacionit të lartë, dobësinë e ekonomive partnere evropiane dhe reduktimin e stimulit fiskal.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja ekonomike do të vazhdojë të mbështetet nga disa faktorë. Bilancet e shëndetshme financiare dhe rritja e kredisë pritet të mbështesin zgjerimin e konsumit dhe investimeve. Gjithashtu, tregu dinamik i punës pritet të mbështesë buxhetet e familjeve në përballimin e rritjes së kostove të jetesës. Turizmi pritet të ruajë trendin e tij pozitiv, duke mbështetur sektorët e ndërlidhur me të dhe rritjen ekonomike.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet