LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e interesave, yield-i mesatar i obligacioneve 5-vjeçare arrin në 7.69%

Në fakt, ankandi i kësaj jave ishte i pari pas rritjes së fundit të normës bazë të interesit, që u vendos nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë më datë 2 nëntor. Efekti i kësaj lëvizjeje u reflektua qartë në kurbën e yield-it të këtyre instrumenteve, por një ndikim shtesë në këtë rritje po jep edhe paqëndrueshmëria e kërkesës dhe pjesëmarrja e ulët e investitorëve në ankande.

10 Nëntor 2022, 07:07 Nga DOSJA
Rritja e interesave, yield-i mesatar i obligacioneve 5-vjeçare arrin
Foto Ilustruese

TIRANË- Ministria e Financave zhvilloi këtë javë rihapjen e ankandit të obligacioneve referencë 5-vjeçare, që konfirmoi tendencën në rritje të shpejtë të yield-eve të instrumenteve të borxhit qeveritar. Të dhënat tregojnë se yield-i maksimal i pranuar në ankand arriti në 7.98%, ndërsa yield-i mesatar i ponderuar në 7.69%. Ankandi fillestar i këtyre instrumenteve ishte zhvilluar më datë 23 mars të këtij viti, vetëm një ditë para se Banka e Shqipërisë të niste ciklin e rritjeve të normës bazë të interesit.

Në atë rast, yield-i mesatar dhe kuponi i obligacionit kishin rezultuar në nivelin 3.32%. Në më pak se tetë muaj, yield-i i të njëjtave instrumente në rihapje është rritur me 4.37 pikë ose 132% në raport me ankandin fillestar. Kjo dëshmon qartë përmasën e madhe të rritjes së normave në tregun e brendshëm financiar. Në periudhën mars-nëntor, Banka e Shqipërisë ka rritur pesë herë normën bazë të interesit me gjithsej 2.25 përqindje. Sinjalet e politikës monetare dhe inflacionit të lartë po përcillen qartë në kthimet e kërkuara nga investitorët për të financuar borxhin e qeverisë, por edhe në të gjitha normat e tjera të interesit brenda tregut financiar.

Megjithëse rritja e normave ka qenë më e theksuar në instrumentet e borxhit afatshkurtër, tendenca e yield-it të obligacioneve 5-vjeçare dëshmon një efekt të fortë edhe në instrementet afatgjatë. Në fakt, ankandi i kësaj jave ishte i pari pas rritjes së fundit të normës bazë të interesit, që u vendos nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë më datë 2 nëntor. Efekti i kësaj lëvizjeje u reflektua qartë në kurbën e yield-it të këtyre instrumenteve, por një ndikim shtesë në këtë rritje po jep edhe paqëndrueshmëria e kërkesës dhe pjesëmarrja e ulët e investitorëve në ankande.

Nga 4 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga qeveria shqiptare, në ankande u paraqitën kërkesa totale për vetëm 2.22 miliardë lekë, ndërsa Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) pranoi rreth 2.12 miliardë lekë. Yield-i maksimal i kërkesave që nuk u pranuan arrinte deri në 8.05%. Obligacionet 5-vjeçare janë pjesë e projektit të titujve referencë, që MFE e zhvillon në bashkëpunim me pesë banka tregtare në vend. Pjesëmarrja në ankandet e titujve referencë mund të zhvillohet vetëm nëpërmjet bankave pjesëmarrëse në projekt, që kanë titullin e Zhvilluesve të Tregut.

Titujt referencë (benchmark) gëzojnë likuiditet më të lartë se emetimet e zakonshme, për shkak të detyrimit që kanë Zhvilluesit e Tregut për të kuotuar çmime blerjeje dhe shitjeje në tregun sekondar, sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e lidhur me MFE. Në këtë projekt përfshihen emetimet e fundit të obligacioneve 3, 4 dhe 5-vjeçare.

Kuotimi ditor i yield-it për tregtim sekondar iu jep këtyre instrumenteve tipare më likuide, por njëkohësisht mundon edhe vlerësimin e një çmimi më të drejtë, që mund të jetë i dobishëm gjithashtu edhe për të orientuar investitorët në rihapjet e ankandeve. Në fakt, pas ankandit të ndjeshëm, yield-i mesatar i këtyre instrumenteve në tregyun dytësor u rrit ndjeshëm në 7.85%, nga 7.14% që kishte qenë një ditë më parë.

Inflacioni nuk po jep ende shenja rënieje dhe gjatë muajit tetor shënoi nivelin 8.3%, një rekord i ri për 24 vitet e fundit. Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar vijimin e kursit normalizues të politikës monetare dhe rritjes së normave të interesit edhe gjatë muajve të ardhshëm.

Këta sinjale janë parakushte për rritje të mëtejshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve. Kjo tendencë do të rrisë ndjeshëm kosto e huamarrjes për qeverinë, por edhe huamarrësit privatë, duke qenë se instrumentet e borxhit qeveritar janë treguesi orientues për të gjitha kreditë në monedhën vendase.

Marrº nga Monitor.al

ministria e financave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj