LIVE UPDATES
Ekonomi

Investime në “parajsën” e Portit të Durrësit: Kompanisë i falen taksat, apartamentet do i shesë në ajër, fut sa investitorë të dojë

Ajo që e bën edhe më të favorshme marrëveshjen për investitorin është shuma modeste që do ti paguajë shtetit çdo vit që do të jetë sa 2 për qind e xhiros vjetore të Marinës. Në këtë rast nëse flasim vetëm për portin e jahteve dhe elementët e tjerë përbërës të marinës përfitimi do të vonojë pasi ndërtimi i saj pritet të shtrihet në faza më të vona duke u kufizuar nga transferimi gradual i Portit të Durrësit në portin e ri në Porto Romano.

10 Nëntor 2022, 07:05 Nga F.M
Investime në “parajsën” e Portit të Durrësit:
Porti i Durrësit

DURRËS- Dy vite negociata mes shtetit shqiptar dhe investitorit nga Emiratet që do të sjellë projektin e Ballinës Ujore të Durrësit kanë prodhuar një nga modelet më të çuditshme të biznesit. Një projektide që i krijon investitorit kushtet ideale të një parajse shqiptare që çdokush do ta preferonte për të investuar. Nuk do të ketë taksë infrastrukture dhe as pjesën që duhet të kalonte normalisht në fondin e strehimit social, do të ketë në dispozicion 812 mijë metra katrorë truall për ndërtim falas, do të përfundojë procedurat në mënyrë të përshpejtuar duke vendosur “gati-tu” të gjithë institucionet por mbi të gjitha i lejohet një skemë financimi e gjithanshme.

Janë të paktën pesë forma që investitori strategjik do t’i kombinojë për të siguruar vlerën prej 2 miliardë euro që duhen për gjithë projektin e “Durrës Yachts & Marina” dhe skemat e përdorura nuk kërkojnë ndonjë angazhim të madh financiar që në fazën e parë është 595 milionë euro. Së pari është financimi përmes kapitalit që ka kompania e përfshirë direkt në projekt Eagle Hills.

“Eagle Hills-i do t’i dorëzojë qeverisë shqiptare pasqyrën e vërtetuar të llogarisë së bankës, ku evidentohet se aksionari(ët) ose ortak(ët) direkt ose indirekt të Eagle Hills-it, mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e sheshit të fazës 1 dhe më pas të fazës 2 dhe letrën(at) e synimit të nënshkruara nga aksionarët/ortaku(ët), që ata janë të gatshëm ta investojnë këtë shumë për të financuar rritjen e kapitalit të fazës 1 dhe të fazës 2 dhe përfundimin e projektit” thuhet në relacionin e projektligjit të marrëveshjes.

Praktikisht kompanisë do t’i duhet të vërtetojë që ka rreth 180 milionë euro për projektin në këtë fazë të parë, shifër kjo tejet minimale në raport me vlerën totale të projektit, vetëm 9% e totalit të deklaruar të projektit. Së dyti investitorit i lejohet që të financojë borxhin të në mënyrë të kontribuuar nga, ose në emër të, Eagle Hills-it. Kjo formë mbetet e paqartë sesi do të kontollohen paratë që futen në projekt. Së treti financimi do të bëhet përmes të ardhurave dhe shitjeve të grumbulluara prej klientëve nga investitori strategjik. Prej verës së këtij viti kompania është aktive duke regjistruar të gjithë klientët që shfaqin interes përmes faqes në internet. Ata kontaktohen nga kompania e shitjeve duke dhënë detajet.

“Monitor” mësoi nga persona të regjistruar se shprehja e interesit të vendos në një listë ku t’i bën propozimin përkatës për pronën e dëshiruar duke e kthyer këtë në një garë për të përfituar. Kjo lehtësi në skemën e aplikuar ku paratë arkëtohen paraprakisht kur ende projekti s’ka nisur i garanton likuiditet por edhe siguri investitorit për tu mbështetur edhe tek financimi nga insitucionet financiare që është forma e katërt e financimit. Përmes tokës që e ka të falur nga shteti, kompania ka garancinë e nevojshme për të marrë çfarëdolloj kredie.

E pesta është ajo e investimeve nga investitorë palë e tretë, të organizuara nga Eagle Hills-i. Pra kompania, ndonësë është paraqitur si investitorë ka të drejtë të fusë në projekt sa investitorë që të dojë.

Ajo që e bën edhe më të favorshme marrëveshjen për investitorin është shuma modeste që do ti paguajë shtetit çdo vit që do të jetë sa 2 për qind e xhiros vjetore të Marinës. Në këtë rast nëse flasim vetëm për portin e jahteve dhe elementët e tjerë përbërës të marinës përfitimi do të vonojë pasi ndërtimi i saj pritet të shtrihet në faza më të vona duke u kufizuar nga transferimi gradual i Portit të Durrësit në portin e ri në Porto Romano.

Ndërkohë, kompania ka marrë 812 ha nga shteti, një pjesë të të cilave do ti përdore për të ndërtuar apartamenteve, që do të fillojnë të shiten së shpejti. Por, aq në projektligjin “PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE EAGLE HILLS REAL ESTATE DEVELOPMENT, ALBANIAN SEAPORTS DEVELOPMENT COMPANY, SH.A., DHE NSHMI DEVELOPMENT L.L.C, PËR PROJEKTIN E INVESTIMIT STRATEGJIK “MARINA & JAHTET E DURRËSIT” dhe as në relacionin përkatës që e shoqëron nuk specifikohet sesa do të përfitojë qeveria shqiptare si pronare e tokës që është.

Përgjithësisht, në rastin kur privati jep një truall për ndërtim, ai merr deri në 40% të ndërtimit. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion se sa do të përfitojë qeveria shqiptare dhe banorët e Durrësit nga falja e kësaj sipërfaqeje të madhe toke. Burime konfidenciale pohojnë se çmimet e shitjes, në komplekset që do të jenë luksoze do të fillojnë nga 2 mijë euro/m2. Nuk ka përfitim as për autoritetet lokale, që janë privuar nga arkëtimi i taksës së ndërtimit në infrastrukturë dhe strehimit social. Për momentin, të vetmit që duken të fituar janë investitorët e Eagle Hills Real Estate Development, dhe Albanian Seaports Development Company. Për përfitimet e tjera direkte në turizëm dhe në zhvillimin e qytetit bregdetar do të duhet të presim se si do të jetë ecuria e zbatimit të projektit.

Pikëpyetja tjetër lidhet me koston dhe financuesit e portit të ri në qytetin bregdetar, që do të zhvendoset gradualisht në Porto Romano (përveç terminalit të pasagjerëve. Nukb është anë bërë publike se sa është investimi për portin e ri në Porto Romano, cilët do të jenë financuesit, që do të varen nga projekti i detajuar inxhinierik dhe formula që do të zgjidhet për operimin. Vlerësimet paraprake janë që Porti i ri do të kushtojë të paktën 500 milionë dollarë.

Marrë nga Monitor.al

porti i durresit durrës yachts & marina

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet