LIVE UPDATES
Ekonomi

Marrëveshja për Portin e Durrësit 2 mld euro, shteti merr thërrimet, veç 2% të xhiros vjetore të Marinës

Një nga paqartësitë më të mëdha lidhet me faktin se projekti që parashikon kompleks ndërtimor dhe një marinë për jahtet lë të kuptohet se përfitimi do të llogaritet vetëm mbi 2% të xhiros së Marinës.

9 Nëntor 2022, 20:14 Nga k.m.
Marrëveshja për Portin e Durrësit 2 mld euro, shteti merr
Foto ilustruese

Në projektin 2 miliardë dollarë te Ballinës së Durrësit, që do të zbatohet nga Eagle Hills Real Estate Development dhe shteti shqiptar parashikohet një fitim të ulët për këtë të fundit. Relacioni i marrëveshjes së miratuar një javë më parë në qeveri parashikon se fitimi real të jetë 2% i xhiros vjetore të Marinës. Thuajse të gjithë nenet e projektligjit të marrëveshjes citojnë shtojca dhe elemente që qeveria ka preferuar t’i mbajë sekret, duke e lënë kështu në terr publikun mbi përfitimet reale të tij, që nga një investim gjigant i kësaj natyre do të ketë vetëm “thërrime”.

Një nga paqartësitë më të mëdha lidhet me faktin se projekti që parashikon kompleks ndërtimor dhe një marinë për jahtet lë të kuptohet se përfitimi do të llogaritet vetëm mbi 2% të xhiros së Marinës. Pra zona ku do të ankorohen jahtet si dhe pjesa e biznesit e lidhur me Marinën.

“Investitori strategjik do t’i paguajë MIE-s një tarifë vjetore të barabartë me dy (2) për qind të xhiros vjetore që investitori strategjik do të grumbullojë nga Marina, bazuar në pasqyrat financiare për çdo vit financiar.

Menjëherë pas mbarimit të kohëzgjatjes së marrëveshjes për Marinën përkatëse të drejtat e investitorit strategjik do të mbarojnë automatikisht dhe pronësia e Marinës dhe aseteve përkatëse, duke përfshirë, por pa kufizim, të pajisjeve elektromekanike dhe kompjuterike në lidhje me të, do t’i transferohet MIE-së, dhe Investitori Strategjik nuk do të ketë më të drejta t’i përdorë dhe gëzojë ato” thuhet në relacionin e dorëzuar në Kuvend për projektin që do të zerë vendin e portit aktual të Durrësit.

Dokumentet nuk janë shumë të qarta për përfitimin real nga ndërtimet rezidenciale dhe ato të biznesit që do të ketë ky projekt dhe ku fitimet e investitorit pritet të jenë të jashtëzakonshme në kushtet kur toka e vënë në dispozicion i garantohet nga shteti, taksa e infrastrukturës dhe strehimit social po i falen duke e llogaritur si pjesën takuese të shtetit shqiptar në investim. Perceptimi mbi një përfitim minimal të shtetit në këtë projekt duket se përforcohet nga mosdhënia e detajeve të nevojshme për çdo element të marrëveshjes, e cila vijon të jetë e papublikuar dhe do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Shteti tenton që në marrëveshje të theksojë se do të ketë të drejtën e vendosjes së vetos në çështje të rëndësishme të asamblesë së aksionerëve, si dhe një kontroll mbi aspektet financiare të zbatimit të projektit por të gjitha këto janë të ndara nga përfitimi real që do të marrë nga zbatimi.

Lidhur me financimin e projektit që do të zbatohet në dy faza relacioni i projektligjit të marrëveshjes parashikon që “financimi i investitorit strategjik do të sigurohet përmes kombinimit të:

–           financimit të kapitalit nga Eagle Hills-i;

–           financimit të borxhit të kontribuuar nga, ose në emër të, Eagle Hills-it;

–           të ardhurave e shitjeve të grumbulluara prej klientëve nga investitori strategjik;

–           huamarrjes nga institucionet financiare, dhe

–           investimeve nga investitorë palë e tretë, të organizuara nga Eagle Hills-i;

Në këtë marrëveshje është synuar që pesha e investimit t’í bjerë vetëm palës investuese, pasi ajo e ka marrë përsipër investimin”./Monitor

porti i durresit durres

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj