LIVE UPDATES
Ekonomi

Monitor: Buxheti 2023 nuk i përballon nevojat reale për 61 bashkitë

Kur flitet për buxhet qytetarëve thjesht fare nuk ju intereson përkthimi i fjalës, as hallkat proceduriale të miratimit, as krizat kombëtare, aq më shumë ato globale, dhe aspak fare debatet dhe zhurma politike.

9 Nëntor 2022, 07:08 Nga DOSJA
Monitor: Buxheti 2023 nuk i përballon nevojat reale për 61
Foto Ilustruese

Nga Agron Haxhimali, ekspert i çështjeve vendore

Buxheti i bashkive nuk është thjesht shifër apo aritmetikë. Buxheti është proces, është instrument i politikave qendrore dhe vendore, është vendimmarrje, është buxheti i qytetarëve. Duke qenë i tillë duhet projektuar për t’ju përgjigjur nevojave reale të qytetarëve, me rregullin “ruaj nivelin e shërbimit pa rritur taksat”.

Por nga ana tjetër qëllimi është jo status-quo, por rritje e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve. Ky projektim është një ushtrim shumë serioz. Kërkon analizë, vlerësim dhe konsultim. Kërkon dhe lobim. Por mbi të gjitha kërkon vullnet të qeverisë qendrore dhe mirëkuptim me bashkiakët.

Kur flitet për buxhet qytetarëve thjesht fare nuk ju intereson përkthimi i fjalës, as hallkat proceduriale të miratimit, as krizat kombëtare, aq më shumë ato globale, dhe aspak fare debatet dhe zhurma politike.

Qytetarët kanë vetëm një pyetje? A do marrin më shumë shërbime bashkiake vitin e ardhshëm? A do të na ndryshojë për mirë jetesa ekonomike? Dhe çfarë tregon e pritet nga 61 bashkitë vitin që vjen me buxhetin që është planifikuar për to?

Sipas projektligjit që po diskutohet në institucionet ligjbërëse këto kohë për 61 bashkitë dhe 12 qarqet, qeveria do të ndajë në formën e transfertës së pakushtëzuar buxhetin që përbëhet nga:

a) Pjesa e Përgjithshme prej 21.761 miliardë lekë që rezulton nga zbatimi i pikës 2 të nenit 23 të Ligjit nr. 68, datë 27.04.2017, “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”, i cili përcakton se madhësia e transfertës së pakushtëzuar për vitin 2023 është jo më pak se 1% e Produktit të Brendshëm Bruto dhe jo me pak se ajo e vitit 2022;

b) Pjesa Sektoriale prej 9,890 miliardë lekë nga shtesa që rezulton si pasojë e zbatimit të pikës 3 të nenit 95 të Ligjit nr. 139, datë 17.12.2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, për përfundimin e periudhës tranzitore për financimin me transferta specifike të funksioneve të decentralizuara nga ky ligj, dhe zbatimi i pikës 4 të nenit 23 të Ligjit 68 datë 27.04.2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore” që rregullon konvertimin e transfertave specifike për funksionet e decentralizuara rishtazi në nivel vendor në transfertë të pakushtëzuar sektoriale.

Në total, për vitin 2023, transferta e pakushtëzuar do të jetë 31.651 miliardë lekë. Por nëse bëjmë krahasim me vitin 2022 buxheti shfaq rritje. Por kjo rritje a përkthehet në më shumë shërbime dhe mirëqenie për qytetarët?

Kjo lë shumë për të dëshiruar dhe ka mjaft pikëpyetje që do t’i rendis në fund të këtij shkrimi. Por nga ana tjetër kjo është rritja natyrale. Thjesht është rritur PBB (Produkti i Brendshëm Bruto) dhe për rrjedhojë dhe 1% është më shumë. Nuk është ndonjë rritje që përballon nevojat reale të bashkive në raporte me shumë përgjegjësi, detyra dhe funksione që bashkitë kanë.

Do të konsiderohej buxhet i rritur nëse do vinte nga vullneti qeverisë, p.sh. të dyfishohej transferta nga 1% në 2% e PBB-së. Kjo rritje do të shënonte një hap shumë të mirë dhe shpresëdhënës për qytetarët, por edhe për bashkinë si institucion kushtetues që ka detyrimin t’u shërbejnë qytetarëve, duke u rritur prestigjin dhe besimin si institucionet shërbyese më pranë qytetarëve.

Pra në një vështrim të përgjithshëm ky buxhet në këtë volum, do të jetë një “buxhet institucional”, pra buxhet për të mbajtur institucionet vendore, me organigramën dhe burimet njerëzore dhe me kostot respektive etj. Ndërsa qeveria jep për pushtetin vendor mjete financiare apo siç mund ta përkufizojmë “buxhet për shërbimet dhe funksionet”.

Ligji këto i trajton, si transferta sektoriale  që edhe pse ka një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar, sërish nuk do kemi rrugë rurale të përmirësuara, pyjet dhe kullotat do jenë në mëshirë të fatit nga natyra, vaditja dhe kullimi po kështu, mbrojtja nga zjarri etj.

E them këtë kundër dëshirës time, por bazuar në këto shifra: buxheti për mbrojtjen nga zjarri është 1.452.479 lekë; për mbrojtjen sociale 136.237 lekë; për administrimin e pyjeve 429.287 lekë; për rrugët rurale 580.368 lekë; për vaditje dhe kullim 993.822 lekë; për menaxhim mbetjesh për disa bashkive është 700.000 lekë.

Në një analizë të thjeshtë këto buxhete mbulojnë këto funksione, por ama mbulojnë së shumti shpenzimet administrative dhe jo shpenzime për shërbime dhe investime në këto funksione, pra ky volum buxhetor bie ndesh me parimin “e mjaftueshmerisë” financiare për të realizuar brenda një standardi optimal shërbimin. Por buxheti duhet të jetë për qytetarët  dhe shërbime më të mira për to.

Por edhe nëse konsiderojmë pozitive buxhetin për “institucionin” dhe buxhetin për “funksionin” në shifrat që treguam më sipër, buxheti 2023 ka një mungesë tjetër. Këtu mungon buxheti programor dhe zhvillimor për fusha prioritare, qoftë në zona urbane qoftë në zona rurale, ku dhe nevoja është tepër e madhe, qoftë për bashkitë të mëdha qoftë për bashki të vogla apo bashki me nivel të ulët ekonomik.

Thelbi i një buxheti qëndron mbi aftësitë e tij për të siguruar investime dhe zhvillime në programet më jetike për ekonomin lokale si: bujqësia, agroturizmi, punësimi i të rinjve, programe që ndikojnë në uljen e varfërisë dhe mundësojnë frenimin e shpopullimin.

Por buxheti i vitit 2023 për 61 bashkitë dhe 12 qarqet meriton shumë më shumë vëmendje. Meriton vëmendje për t’i trajtuar qytetarët me dinjitet, si qytetarë europian dhe institucionet me kulturën administrative europiane.

Për këto arsye, politik bërësit qendrorë dhe vendorë duhet të rrisin ndjeshmërinë dhe përgjegjshmërinë e tyre. Sidomos nga vendorët kërkohet më shumë reagim sesa “pajtim” me faktin se ju kemi dhënë më shumë!

Buxheti është i qytetarëve. Ndaj dua të nxis debatin nëpërmjet disa pyetjeve në mbyllje të këtij shkrimi.

1- Pse mungon vullneti  që buxheti për pushtetin vendorë të rritet nga 1-1,5 ose 2% ? Pse bashkitë shqiptare  janë më të nënfinancuara  në krahasim me vendet e rajonit?

2– Para dy vitesh qeveria zeroi tatimin mbi biznesin e vogël që e përfitonin  bashkitë. Ligji 68/2017 për financat vendore përcakton se kur ndërhyn qeveria në sistemin e taksave dhe preket pushteti vendorë atëherë ligji detyron qeverinë të kompensojë bashkitë për këto të ardhura të munguara. A  ka ndodhur ky kompensim?

3- Para 3-4 vitesh u premtua se bashkitë  do të përfitojnë të ardhura nga tatimi mbi të ardhurat personale. Si dhe pse nuk po funksionon? Çfarë volumi zë në këtë buxhet këto të ardhura?

4-  Të 61 bashkitë janë mikse, urbane dhe rurale. Nga buxheti sektorial qartë duket se zhvillimi rural dhe sektori bujqësisë që përbën 25% të PBB kombëtare nuk është në axhendë. A duhet të ishte prioritet lokal, rajonal dhe kombëtare?

5- A merr  në konsideratë ky buxhet borxhet e bashkive? Po detyrimet ndaj OSHEE-s?

6- A duhet  të kishte evidenca mbi fondet e pakushtëzuara dhe buxheti potencial që ka Fondi Shqiptarë i Zhvillimit  për projektet e bashkive?

Marrë nga Monitor.al

buxheti i vitit 2023

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend