LIVE UPDATES
Ekonomi

RAPORTI: 69% e shqiptarëve zotërojnë një llogari bankare

Sipas tij, ky optimizëm bazohet në faktin se shumë prej objektivave të strategjisë kombëtare të pagesave me vlerë të vogël janë ende duke u materializuar në treg dhe efektet e tyre të pritura do të reflektohen në tregues të matshëm në vitin 2023 dhe në vijim.

10 Nëntor 2022, 07:10 Nga DOSJA
RAPORTI: 69% e shqiptarëve zotërojnë një llogari bankare
Banka e Shqipërisë

TIRANË- 69% e shqiptarëve në moshë madhore zotërojnë tashmë një llogari bankare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në hapjen e mbledhjes së nëntë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave se përfshirja financiare e shqiptarëve po përmirësohet ndjeshëm dhe rritja e numrit të individëve që zotërojnë një llogari bankare është një prej treguesve më domethënës.

“Falë të dhënave nga Regjistri Kombëtar i Llogarive, Banka e Shqipërisë disponon një pamje më të saktë dhe lehtësisht të përditësueshme mbi përfshirjen financiare të popullsisë. Këto të dhëna diktojnë se shqiptarët kanë një nivel relativisht të kënaqshëm të përfshirjes financiare, ku pothuajse 69% e popullsisë zotëron një llogari. Objektivi ynë fillimisht ishte arritja e një niveli të përfshirjes financiare të popullsisë në masën 70%, por vlerësojmë se në periudhën afatshkurtër ky nivel do të tejkalohet, duke shënuar përafrim të ndjeshëm me vendet e Ballkanit dhe ato të Bashkimit Evropian,” tha Sejko.

Sipas tij, ky optimizëm bazohet në faktin se shumë prej objektivave të strategjisë kombëtare të pagesave me vlerë të vogël janë ende duke u materializuar në treg dhe efektet e tyre të pritura do të reflektohen në tregues të matshëm në vitin 2023 dhe në vijim.

Guvernatori tha se arritjet e deritanishme në terma të përfshirjes financiare dhe të përdorimit të pagesave elektronike janë deri diku reagim ndaj mesazheve të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që efektet reale dhe domethënëse të strategjisë do të paraqiten të plota në periudhën afatshkurtër e afatmesme. Më konkretisht, ai nënvizoi se ligji “Për shërbimet e pagesave” vërtet përbën shtyllën kryesore të nxitjes së inovacionit dhe të konkurrencës.

“Kjo gjë mund të vihet re edhe në interesin e shtuar të subjekteve që kërkojnë të hynë në këtë segment të tregut, por materializimi i plotë i tij do të ndodhë me operacionalizimin e open-banking. Në këtë drejtim, e vlerësoj të nevojshme të theksoj se angazhimi i bankave dhe jobankave duhet të jetë maksimal, në mënyrë që këto infrastruktura dhe shërbimet përkatëse të realizohen brenda afateve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, gjithmonë duke ofruar siguri maksimale.

Siguria në komunikim dhe në ndërveprim është jo vetëm e nevojshme, por edhe e domosdoshme, në kushtet e komunikimit të hapur që imponon open-banking, si dhe në kuadër të rreziqeve të shtuara në sferën e sigurisë kibernetike, me të cilat po përballemi së fundmi. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore për të cilën Banka e Shqipërisë ka qenë e kujdesshme si në vendosjen e standardeve të rregullimit të mirëpërcaktuara dhe gjerësisht të provuara nga vendet e Bashkimit Evropian, ashtu edhe në krijimin e hapësirave të nevojshme kohore që do të mundësonin një zbatim sa më efikas dhe të sigurt për të gjithë aktorët e tregut,” tha Sejko.

Banka e Shqipërisë vlerëson se deri tani objektivat e strategjisë kombëtare të pagesave me vlerë të vogël 2018-2023 janë arritur dhe në disa raste janë tejkaluar. Konkretisht, në vitin 2021 është arritur një nivel i përdorimit të pagesave elektronike prej 12.5 pagesash për frymë, duke tejkaluar edhe objektivin e synuar të Strategjisë prej 10 pagesash deri në fund të vitit 2023, ndërkohë që, në vitin 2022, vlerësohet se kjo shifër do të arrij nivelin 16 pagesa për frymë.

Sipas Guvernatorit, pagesat me kartë dhe ato homebanking gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e përditshmërisë së shqiptarëve, ndërkohë që dhe nga pikëpamja e përfshirjes financiare zhvillimet duken mjaft inkurajuese. Volumet e pagesave me kartë janë rritur ndjeshëm, sidomos gjatë pesëvjeçarit të fundit (2018-2022), duke shënuar një trend mesatar rritës prej rreth 40% në vit; si dhe është shënuar një rritjen e konsiderueshme me 78% e numrit të terminaleve POS gjatë së njëjtës periudhe. Këta tregues janë dëshmi e rritjes së përdorimit të instrumenteve elektronike nga konsumatorët, gjë që ndikon pozitivisht edhe në formalizimin e ekonomisë. Gjithashtu, nga të dhënat e disponuara sa i takon volumit të transaksioneve homebanking për këtë 9-mujor, rezulton se është shënuar një rritje prej 22%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke vijuar trendin rritës të shfaqur ndër vite.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet