LIVE UPDATES
Ekonomi

ZBARDHET marrëveshja e Portit të Durrësit, të ardhurat do arrijnë 3.2 mld euro, shteti fiton 280, deri 2 mln metra katror ndërtime

Nga sipërfaqja e ndërtimit në skenarin e parë (1.36 milionë m2), rreth 93% do të jetë sipërfaqe rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

11 Nëntor 2022, 18:31 Nga k.m.
ZBARDHET marrëveshja e Portit të Durrësit, të ardhurat do
Porti i Durrësit

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorcumit të Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” pritet të gjenerojë 3.2 miliardë euro gjatë operimit të saj për 20 vite, sipas planit të biznesit të siguruar nga “Monitor”.

Sipas planit, sipërfaqja dysheme bruto e ndërtimit (Gross floor area -GFA) do të jetë 1.36 milionë metra katror, që mund të arrijë deri në 2 milionë m2 në skenarin më të mirë, në një sipërfaqe neto prej rreth 440 mijë m2. Nga sipërfaqja e ndërtimit në skenarin e parë (1.36 milionë m2), rreth 93% do të jetë sipërfaqe rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Nga shuma totale e të ardhurave, 2.26 miliardë euro, ose 70% e totalit të të ardhurave do të gjenerohet nga shitja e apartamenteve. Faza e parë e ndërtimit të apartamenteve pritet që të fillojë në tremujorin e parë 2023. Në fazën e parë sipërfaqja dysheme e ndërtimit (GFA_Gross Floor Area) pritet të jetë 400 mijë metra katror dhe faza e dytë 864 mijë metra katror.

Detajet në lidhje me lartësinë maksimale të ndërtimit, nëntokë/mbi sipërfaqen e tokës dhe numrat e kateve i nënshtrohen zhvillimit të projektimit dhe finalizimit të Masterplanit të detajuar për projektin veçanërisht Fazën 2. Lartësia e planifikuar e ndërtimit, subjekt i miratimeve, fillon nga G+2 dhe mund të shkojë deri në G+18 për ndërtimin e Godines Referuese (Landmark Building) në Masterplan. Gjithsej parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8600 në fazën e dytë)

Projekti parashikon ndërtimin e hoteleve, me pesë yje dhe një tjetër me katër yje, me më shumë se 850 dhoma. Punimet e projektimit për hotelin e parë pritet të fillojnë në tremujorin e parë 2023 dhe ndërtimi në tremujorin e fundit po të 2023. Pjesa tjetër është planifikuar në faza, bazuar në marrjen e tregut, sipas planit të biznesit.

Projekti parashikon 80 mijë m2 hapësira të gjelbra, deri në 700 m gjatësi plazhi dhe deri në 280 vende për jahte.

Zëri i dytë më i madh i të ardhurave, pas shitjes së apartamenteve është nga tregtia me pakicë, prej 344 milionë eurosh. Të ardhurat nga hotelet parashikohen në rreth 311 milionë euro dhe nga parkingjet rreth 250 milionë euro.

Në kahun e shpenzimeve, plani parashikon gati 2 miliardë euro të ashtuquajtur kosto të vështirë dhe të butë, kosto infrastrukture 387 milionë euro, kosto marketingu rreth 60 milionë euro dhe administrimi 39 milionë euro.

Norma e përfitueshmërisë së projektit vlerësohet në 20%.

Fitimi neto i parashikuar për periudhën e projektit është 854 milionë euro.

Shteti do të fitojë 280 mln euro, por sa “fali”…

Në bazë të marrëveshjes, shteti që është aksioner në investimin strategjik përmes kompanisë Albanian Seaports Development Company (ASDC) është aksionar i Investitorit Strategjik me 33% të aksioneve dhe për rrjedhojë do të marrë 33% (tridhjetë e tre për qind) nga fitimet e realizuara nga shitja e pasurive të paluajtshme të zhvilluara në Sheshin e Projektit, si dhe nga performanca e aktiviteteve të tjera të biznesit në vazhdimësi. Bazuar në fitimin e parashikuar prej 854 milionë euro, qeveria shqiptare do të arkëtojë rreth 280 milionë euro.

Por, ndërkohë, Investitori Strategjik do të ketë të drejtën të konvertojë Parcelat Ndërtimore të zhvilluara në pronësi të lirë (pronësi të plotë) për pagesën nominale prej 1 (një) Euro në ASDC, pasi të plotësohen kushtet në lidhje me konvertimin dhe Investitori Strategjik të ketë dorëzuar kërkesën e tij të plotë dhe çdo pagesë përkatëse në Zyrën përkatëse të Kadastrës.

Shteti i ka dhënë për zhvillim investitorit një sipërfaqe toke prej 812 mijë metra katrorë truall për ndërtim falas. Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme të konsultuara nga Monitor, në Durrës është e vështirë që të bëhet vlerësimi sa kushton një metër katror truall, pasi nuk ka hapësira të lira, por minimumi është 500 euro për metër katror. Si rrjedhojë vetëm trualli i projektit ka një vlerë prej rreth 400 milionë euro. Ndërsa pronarët që japin hapësirë për ndërtim në Durrës marrin 30% të sipërfaqes së ndërtimit, thonë agjentët e pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë investitori strategjik nuk do të ketë taksë infrastrukture dhe as pjesën që duhet të kalonte normalisht në fondin e strehimit social, pasi ky do të quhet si kontribut i shtetit. Ky është nga ana tjetër një investim strategjik dhe qeveria sipas marrëveshjes do sigurojë infrastrukturën e nevojshme deri në ambientet e Portit. Ndërsa nga falja e taksës së infrastrukturës dhe e strehimit social (përkatësisht 4% dhe 3% e vlerës së shitjes) shteti i ka vënë në dispozicion të investimit strategjik 150 milionë euro (7% e shumës së parashikuar që do të arkëtohet vetëm nga shitja e apartamenteve).

Ndërkohë përfitimi direkt i ekonomisë lidhet me zhvillimin e turizmit, hapjen e vendeve të reja të punës etj./Monitor

porti i durresit


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet