LIVE UPDATES
Ekonomi

A ka rrezik për flluskë të pasurive të paluajtshme?! Sejko: Ekspozimi i sektorit bankar është i përmbajtur

Sipas indeksit Fischer të çmimit të banesave, që llogaritet nga BSH me bazë 6-mujore, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit të dytë 2022 ka rezultuar në rritje me 16.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por është ulur me 9.1% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit.

3 Maj 2023, 07:05 Nga A.B

A ka rrezik për flluskë të pasurive të paluajtshme?! Sejko:

Për herë të parë gjatë viteve të fundit, Banka e Shqipërisë raportoi se çmimi i banesave ishte në tendencë rënëse në 6 mujorin e dytë të 2022-t.

Sipas indeksit Fischer të çmimit të banesave, që llogaritet nga BSH me bazë 6-mujore, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit të dytë 2022 ka rezultuar në rritje me 16.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por është ulur me 9.1% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit.

Kjo tendencë erdhii pasi në gjysmën e parë të vitit çmimet ishin rritur tre herë më shpejt se mesatarja historike.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në deklaratën e fundit të dhjetorit 2022, paralajmëroi për rreziqet që mund t’i vijnë sistemit financiar nga një krizë e tregut të pasurive të paluajtshme.

Fondi këshilloi që të tregohet kujdes për ndikimin që mund të ketë vrulli i ndërtimeve dhe zgjerimi i tregut të pasurive të paluajtshme në stabilitetin e sektorit financiar.

“Ne bëjmë thirrje për monitorim nga afër dhe menaxhim të rreqiqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit gjatë viteve të fundit, përfshirë huadhënien e rritur në monedhë të huaj”, tha FMN.

Sejko: Ekspozimi i bankave ndaj sektorit të ndërtimit shfaqet i kontrolluar.

Guvenratori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka pohuar në një intervistë për Monitor se ekspozimi i bankave ndaj sektorit të ndërtimit shfaqet i kontrolluar.

Z. Sejko tha se ekspozimi i sektorit bankar ndaj tregut të pasurive të paluajtshme është i përmbajtur. Ai shton se gjithsesi, Banka e Shqipërisë po analizon në vazhdimësi zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, si dhe monitoron me kujdes ekspozimin e sektorit bankar ndaj këtij tregu dhe për zhvillimin e instrumenteve të nevojshme për atë adresuar çdo kontingjencë të mundshme.

“Tregu i pasurive të paluajtshme është karakterizuar nga një rritje e shpejtë e çmimeve, kryesisht për banesa rezidenciale, gjatë 4 – 5 viteve të fundit.

Ecuria është nxitur, në një masë të madhe, nga rritja e kërkesës për to, por gjithashtu, ajo ka pasqyruar edhe rritjen e kostove të ndërtimit. Fenomeni ka qenë i pranishëm jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë botëror.

Nga këndvështrimi ynë si mbikëqyrës e rregullator, ekspozimi i bankave ndaj sektorit të ndërtimit shfaqet i kontrolluar.

Ekspozimi merr si formën e financimit për blerjen apo zhvillimin e pasurive të paluajtshme, ashtu dhe atë të pranimit të tyre si kolateral.

Në rastin e parë, ekspozimi direkt apo indirekt i kredisë bankare ndaj ecurisë së çmimeve në sektorin e ndërtimit rezidencial përbën një pjesë relativisht të vogël, ndonëse jo të neglizhueshëm, të portofolit total të kredisë.

Në rastin e dytë, ne konstatojmë se shkalla e mbulimit me kolateral të kredisë ofron marzhe relativisht të larta fleksibiliteti për sektorin.

Për këto arsye, ne vlerësojmë se ekspozimi i sektorit bankar ndaj tregut të pasurive të paluajtshme është i përmbajtur.

Madhësia relativisht e kufizuar e kredisë bankare për pasuri të paluajtshme dhe standardet e forta që bankat po aplikojnë në praktikat e kredidhënies zbusin ndjeshëm rrezikun që mund t’i vijë industrisë bankare prej ndryshimeve potenciale në trendet aktuale të vërejtura në këtë treg.

Gjithsesi, Banka e Shqipërisë po analizon në vazhdimësi zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, si dhe monitoron me kujdes ekspozimin e sektorit bankar ndaj këtij tregu.

Përmirësimi i kuadrit të monitorimit dhe administrimit të rreziqeve në këtë drejtim është në fokus të punës sonë. Paralelisht me to, ne po punojmë edhe për zhvillimin e instrumenteve të nevojshme, për të adresuar çdo kontigjencë të mundshme”, tha guvernatori.

Kredia për ndërtimin po udhëheq huamarrjen

Në dhjetor të vitit 2022 stoku i huasë për ndërtim arriti në 72 miliardë lekë, ose 620 milionë euro. Në raport me fundin e 2021-t, huaja për ndërtimin u rrit me 17%.

Ndërtimi ka udhëhequr zgjerimin e stokut të huamarrjes në 2022, duke ndikar në 62% të rritjes (stoku i huasë për ndërtimin u rrit me 10.2 miliardë lekë, nga 16.7 miliardë lekë që u zgjerua huadhënia totale për ekonominë në 2022).

Pesha e kredisë për ndërtimin ndaj totalit ka arritur në rreth 18%, nga 15% që ishte në fund të 2021.

Një rënie e çmimit të banesave do të ulte vlerën e kolateralit që kompanitë e ndërtimit apo individët kanë lënë si garanci për të marrë huanë në bankë, duke rritur rrezikun për rritjen e kredive me probleme./MONITOR

pasuri të patundshme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj