LIVE UPDATES
Ekonomi

AMF: Fondet e investimit të BE mund të tregtohen nga Shoqëritë e licencuara në Shqipëri

Kjo projektrregullore përcakton kërkesat për regjistrimin e personave juridikë të përcaktuar në ligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e marketimit dhe shitjes së kuotave të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike të licencuara në një shtet anëtar të BE-së dhe të njohura nga Autoriteti.

14 Qershor 2022, 07:25 Nga A.B

AMF: Fondet e investimit të BE mund të tregtohen nga

Ligji i ri “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” parashikon për herë të parë mundësinë e marketimit dhe shitjes në Shqipëri të fondeve të investimit të licencuara në një vend anëtar të BE-së.

Për të realizuar këtë, në zbatim të kërkesave ligjore, pas hartimit të projektrregullores së njohjes së sipërmarrjes së investimeve kolektive të licencuar në një vend anëtar të bllokut evropian, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka nxjerrë së fundmi për konsultim publik projektrregulloren “Për regjistrimin e agjentit të shitjes së sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike të licencuara në një shtet anëtar të BE-së”.

Kjo projektrregullore përcakton kërkesat për regjistrimin e personave juridikë të përcaktuar në ligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e marketimit dhe shitjes së kuotave të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike të licencuara në një shtet anëtar të BE-së dhe të njohura nga Autoriteti.

Sipas parashikimeve të nenit 101 të ligjit, rolin e agjentit të lidhur për të marketuar dhe shitur fonde të një shoqërie të licencuar në një vend të BE, mund ta kryejnë shoqëritë e sigurimit, shoqëritë komisionere, bankat ose persona të tjerë juridikë (përfshirë shoqëritë administruese të SIK) që kanë licencën e nevojshme nga Autoriteti, në zbatim të legjislacionit në fuqi për tregjet e kapitalit, të cilët kanë lidhur kontratë me shoqërinë administruese ose degën e shoqërisë administruese të licencuar në një vend të BE-së.

Projektrregullorja e hartuar plotëson më tej aktet e nevojshme nënligjore që mundësojnë marketimin dhe shitjen në Shqipëri të fondeve të investimeve të licencuara në një vend anëtar në BE-së. Në këtë mënyrë, investitorët në Shqipëri do të kenë më shumë alternativa si dhe akses për të investuar direkt në sipërmarrje të investimeve kolektive të licencuara në BE.

Në projektrregullore specifikohet dokumentacioni i nevojshëm që duhet t’i paraqitet Autoritetit për t’u regjistruar si agjent shitjeje i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive me ofertë publike të licencuar në një vend anëtar të BE-së.

Gjithashtu, projektrregullorja përcakton detyrat dhe funksionet e agjentit të shitjes, i cili në bazë të kërkesave ligjore duhet të veprojë gjithmonë në interesin më të mirë të investitorëve dhe të sipërmarrjeve të investimeve kolektive për të cilat kryen funksionin e agjentit të shitjes. Dokumenti detajon gjithashtu elementët dhe periodicitetin e raportimit të agjentit të shitjes në Autoritetit në lidhje me veprimtarinë e marketimit dhe shitjes./MONITOR

fondet e investimeve be shoqerite administruese shqiperi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen