LIVE UPDATES
Ekonomi

AMF në Bilateralet për “Shërbimet Financiare”, ekspertët e KE analizojnë përafrimin e legjislacionit me direktivat evropiane

Takimi u hap nga eksperti i nivelit të lartë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit në KE, Marc Jorna, si edhe nga fjalët përshëndetëse të znj. Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore e Shqipërisë, si edhe drejtuesve të tjerë të drejtorive të Komisionit Evropian, përgjegjës për tregjet financiare.

15 Shkurt 2023, 07:19 Nga DOSJA
AMF në Bilateralet për “Shërbimet Financiare”,
Foto Ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në datat 13-14 shkurt 2023 në Takimet Bilaterale Shqipëri-BE për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”. Grupi negociator, nën drejtimin e z. Evin Mete, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së përbëhej nga përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Takimi u hap nga eksperti i nivelit të lartë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit në KE, Marc Jorna, si edhe nga fjalët përshëndetëse të znj. Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore e Shqipërisë, si edhe drejtuesve të tjerë të drejtorive të Komisionit Evropian, përgjegjës për tregjet financiare.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së u ndal te zhvillimet kryesore të sektorit financiar në Shqipëri, duke theksuar se sektori u paraqit rezistent ndaj efekteve të tërmetit, pandemisë dhe presioneve të fundit inflacioniste. Z. Mete u shpreh se autoritetet ndërmorën një sërë ndryshimesh ligjore e rregullatore pas krizës financiare botërore të vitit 2008, të cilat rezultuan efikase. Gjithashtu, ai përmendi hapat e ndërmarrë nga rregullatorët financiarë në kuadër të përafrimit të mëtejshëm me direktivat evropiane të fushës.

Ekspertët e Komisionit Evropian theksuan se ashtu siç është nënvizuar edhe në Progres Raportet e fundit, Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm sa i përket plotësimit të rekomandimeve dhe përafrimit ligjor e rregullator në kapitullin 9, por mbetet ende punë për t’u bërë. Ata nënvizuan se kapitulli 9 ka rëndësi të posaçme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Gjithashtu ekspertët e KE-së shprehën mbështetje të plotë për Shqipërinë në procesin e reformave dhe të përafrimit të acquis në fushën e shërbimeve financiare, sipas një njoftimi zyrtar të AMF.

Anëtarët e grupit negociator përgjatë dy ditëve të Takimeve Bilaterale prezantuan në mënyrë të detajuar nivelin e përafrimit me direktivat evropiane të fushës, si edhe adresuan pyetjet e ngritura nga ekspertët e Komisionit Evropian. Acquis në kapitullin 9 rregullon shërbimet financiare në fushën bankare, atë të sigurimeve, pensioneve vullnetare, shërbimeve të investimeve dhe tregjeve të titujve.

Pas realizimit të prezantimeve në lidhje me nivelin e përputhshmërisë së kuadrit ligjor e rregullator të Shqipërisë për tregjet financiare, ekspertët e KE-së do të analizojnë në mënyrë të detajuar dhe do të nxjerrin konkluzione mbi nivelin e përafrimit me Direktivat Evropiane, si edhe do të japin rekomandime në lidhje me hapat e mëtejshëm që duhen ndjekur.

Përgjatë viteve të fundit është realizuar një avancim domethënës ligjor e rregullator sa i përket shërbimeve finaniciare, duke u përafruar me Direktivat evropiane të fushës. Në vitin 2020 u miratuan ligjet e reja për tregjet e kapitalit, sipërmarrjet e investimeve kolektive, si edhe për tregjet financiare të bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë. Ndërsa në vitin 2021 u miratua ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Projektligji i ri për fondet e pensioneve private është në pritje të miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i mbikëqyrjes financiare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj