LIVE UPDATES
Ekonomi

Investimet strategjike që prekin pyjet, KLSH: Heqja nga regjistri vetëm kur nis zëvendësimi

Një auditim i fundit pranë kësaj agjencie nxjerr në pah se ky institucion ngarkohet me verifikimin e koordinatave apo çregjistrimin e sipërfaqeve të caktuara që preken nga këto investime.

14 Shkurt 2023, 15:56 Nga k.m.
Investimet strategjike që prekin pyjet, KLSH: Heqja nga regjistri
Foto ilustruese

Vendimet për investimet strategjike mund të prekin sipërfaqe të konsiderueshme toke në të cilën mund të ketë edhe fonde pyjore. Kontrolli i Lartë i Shtetit e sheh si një ngërç faktin që Agjencia Kombëtare Pyjore gjendet e përjashtuar nga këto procese pasi sipas kuadrit ligjor në fuqi nuk administron në mënyrë të plotë gjithë fondin pyjor.

Një auditim i fundit pranë kësaj agjencie nxjerr në pah se ky institucion ngarkohet me verifikimin e koordinatave apo çregjistrimin e sipërfaqeve të caktuara që preken nga këto investime.

“Me vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike lihen detyra për heqjen nga fondi pyjor para marrjes në përdorim të sipërfaqes përkatëse apo ngarkimin e AKP-së me saktësimin e koordinatave apo verifikime të pronës. Po ashtu, kërkohet çregjistrimi nga kadastra dhe fondi pyjor, shoqëruar me detyrimin e subjektit përfitues që të paguajë vlerat përkatëse të pakësimit të volumit të lëndës drusore, të sipërfaqes që do të hiqet nga fondi pyjor si dhe pyllëzimin e një sipërfaqeje tjetër. Për këto detyra, rezulton se Agjencia Kombëtare e Pyjeve gjendet e përjashtuar nga këto procese, së pari ende nuk administron në mënyrë të plotë fondin pyjor, së dyti rezulton e përjashtuar nga proceset e kadastrës pyjore, sa i përket çregjistrimit, heqjes nga fondi pyjor dhe zëvendësimit, pasi kjo agjenci nuk harton/miraton asnjë akt administrativ mbi këto çështje dhe nuk informohet nga MTM mbi vendimet e Këshillit të Ministrave për heqjen nga fondi pyjor”, konstaton KLSH.

Lidhur me këtë situatë ky institucion rekomandon që heqja nga regjistri i fondit pyjor të bëhet pasi të ketë nisur administrimi i projekteve zëvendësuese për këto sipërfaqe që preken nga investimet strategjike.

“AKP të marrë masa që procedurat për heqjen nga regjistri i fondi pyjor të sipërfaqeve që preken nga investimet strategjikë, t’i nisë vetëm pas administrimit të projekteve për zëvendësimit e këtyre sipërfaqeve dhe marrjes së konfirmimit nga MTM për nxjerrjen e akteve(VKM apo Ligji) për heqjen nga fondi pyjor” thuhet në dokument.

Gjatë auditimit KLSH ka konstatuar se ka probleme edhe sa i takon planeve të mbarështimit.

“Nga auditimi rezultoi se në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, nuk ka gjetur zbatim Vkm-ja nr.570 datë 17.7.2019 “Për Krijimin organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve”, pika5.4 “Në lidhje me menaxhimin e pyjeve pika ç) Nga 385 ekonomi pyjore në gjithë vendin vetëm (20 %) prej tyre janë të pajisura me plane mbarështimi apo plane që janë në proces. Në 21 bashkitë që kanë mbuluar 4% – 100% të territorit me plane mbarështimi, pjesa tjetër prej 40 bashkish nuk kanë hartuar asnjë plan mbarështimi të paktën 10 vitet e fundit, veprime në kundërshtim të ligjit 57/2020, neni 11. Hartimi i planit të mbarështimit është një detyrim ligjor për pronarët e pyjeve,”- nënvizon KLSh.

Këto plane janë të rëndësishëm pasi sipas ligjit kanë të bëjnë me planifikimin afatgjatë të pyjeve./Monitor

investimet strategjike

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë