LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekonomia miraton shtyrjen edhe 2 vjet të koncesionit të pullave; Zv.ministri Kadia: Evituam Arbitrazhin me marrëveshje mirëkuptimi

Kadia shtoi se për këtë element të parealizuar kompania kërkoi shtyrjen e kontratës nga 3 deri në 8 vjet, ndërsa nga shteti u negociua ulja e tarifës së pullës aktuale fiskale që zbatohet te mallrat e akcizës. Nëse çështje do të shkonte në Arbitrazh sipas zv.ministrit shteti do t’i kthente kompanisë 10 mln euro. Të ardhurat e koncensionarit nga pullat fiskale sipas Ministrisë së Financave llogariten nga 900 mln deri në 1 mld lekë në vit.

15 Shkurt 2023, 07:18 Nga DOSJA
Ekonomia miraton shtyrjen edhe 2 vjet të koncesionit të pullave;
Foto Ilustruese

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi me votat e mazhorancës shtyrjen me 2 vjet të kontratës së koncesionit të pullave fiskale dhe uljen 10% të tarifës.

Zv.ministri i Financave Besart Kadia u shpreh se shtyrja e kontratës u arrit në mirëkuptim me kompaninë koncesionare me qëllim evitimin e Arbitrazhit, për shkak të mosrealizimit të pikës së kontratës për vendosjen e pullave fiskale të farmaceutika. Kadi nënvizoi se vendosja e pullave fiskale te barnat nuk është pranuar 8 vite më parë për shkak të çmimit 5 herë më të lartë që ofroi kompania koncensionare.

“Avokatura e Shtetit ka rekomanduar autoritetin kontraktual që paraprakisht të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim evitimin e kushteve që çojnë në zbatimin e kushteve të Nenit 65 të kontratës për zgjidhje të mosmarrëveshjeve nga palët në Gjykatën e Arbitrazhit. Autoriteti kontraktues duhet të ezaurojë çdo mundësi dhe të bëje të gjitha përpjekjet e arsyeshme në bashkëpunim me palën koncensionare për zgjidhjen me mirëkuptim”, u shpreh Kadia duke cituar rekomandimin e Avokaturës së Shtetit.

Kadia shtoi se për këtë element të parealizuar kompania kërkoi shtyrjen e kontratës nga 3 deri në 8 vjet, ndërsa nga shteti u negociua ulja e tarifës së pullës aktuale fiskale që zbatohet te mallrat e akcizës. Nëse çështje do të shkonte në Arbitrazh sipas zv.ministrit shteti do t’i kthente kompanisë 10 mln euro. Të ardhurat e koncensionarit nga pullat fiskale sipas Ministrisë së Financave llogariten nga 900 mln deri në 1 mld lekë në vit.

“Në këtë mirëkuptim kompania është ofruar me 3 variante, shtyrje të kontratës me 3, 5 dhe 8 vjet. Kjo ka qenë e paarsyeshme nga pala kontraktuese dhe u la në mirëkuptim në dy opsione shtyrje 12 muaj ose 24 muaj. Në variantin 12 muaj çmimi nuk ulje dhe nuk kryheshin investimet. Me këtë argument u arrit me mirëkuptim ulja 10% e çmimit, që ligjërisht nuk parashikohej në kontratë ulja e saj. Pikërisht ulja e tarifës së pullave ka qenë pjesë e negociatës. Nuk u pranua të ulej më shumë se 10%, ose në të kundërt të mos bëhej shtyrja e kontratës dhe të shkohej në Arbitrazh”.

Deputetët e opozitës votuan kundër shtyrjes së kontratës, pasi siç u shpreh deputeti i PD-së Bujar Leskaj shtyrja e afatit përtej asaj të parashikuar në kontratë është një akt i pastër korruptiv.

Tarifat e rishikuara do nisin zbatimin nga 7 shkurti 2023. Afati i kontratës koncesionare përfundon më datёn 31.12.2024. Gjatë kësaj periudhe, shoqëria koncesionare angazhohet të kryejë një investim që shkon nga 3 deri në 5 milionë euro, sipas skedulimeve që do të detajohen me afate respektive kohore në Bordin e Menaxhimit të Kontratës.

Tarifa e lartë e pullave fiskale është kundërshtuar ashpër nga bizneset e mallrave të akcizës, pasi rëndon kostot prodhuese. Në Shqipëri tarifa e pullave fiskale është 22,4 USD për 1,000 copë, ndërsa në Europë çmimi mesatar i pullave fiskale është 3 USD për 1,000 copë, në Kosovë 2,2 USD. Sipërmarrësit vendas paguajnë gati 8 herë më shumë në raporti me çmimin mesatar të pullave në Europë.

Bizneset kanë ngritur gjithashtu shqetësimin se kontrata koncesionare nuk ka zgjidhur problemin e tregtisë së paligjshme dhe informalitet.

Marrë nga Monitor.al

besart kadia pullat fiskale

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen