LIVE UPDATES
Ekonomi

As administrata nuk po gjen dot punonjës, e “braktisin” edhe drejtorët

Por situata e punësimit, ashtu si në tërësi në tregun e punës në vend, është shfaqur e komplikuar edhe për administratën. Teksa tendenca e atyre që duan ti bashkohen administratës ishte në rritje në vitin 2022 duket se në kontrast ka qenë e atyre që ishin pjesë e saj dhe janë larguar.

14 Prill 2023, 07:08 Nga DOSJA
As administrata nuk po gjen dot punonjës, e “braktisin” edhe
Foto Ilustruese

TIRANË- Punësimi në administratë ka qenë i lakmuar vit pas viti nga një numër jo i vogël individësh si një formë më komode sesa puna në privat. Kjo tendencë shënoi rritje edhe në vitin 2022 në raport me vitin 2021 kur numri i aplikantëve për një pozicion të lirë të shpallur pësoi rritje. Të dhënat për vitin 2022, tregojnë se ka patur mesatarisht rreth 17.9 aplikime për pozicion, bazuar në 19173 aplikime në total, për 1070 pozicione të shpallura. Ndërkohë në vitin 2021 kjo mesatare ishte 15.

Departamenti i Administratës Publike vëren se numri mesatar i aplikantëve sipas llojit të procedurës për vitin 2022 rezulton si vijon: procedura e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive – 19.9; procedura e lëvizjes paralele – 2.3; procedura e ngritjes në detyrë – 2.3; procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese – 3.29.

Por situata e punësimit, ashtu si në tërësi në tregun e punës në vend, është shfaqur e komplikuar edhe për administratën. Teksa tendenca e atyre që duan ti bashkohen administratës ishte në rritje në vitin 2022 duket se në kontrast ka qenë e atyre që ishin pjesë e saj dhe janë larguar.

Vendesh bosh më të shumtat janë vënë re në kategorinë ekzekutive që është niveli më i lartë në administratë teksa në kategorinë e mesme dhe të ulët vakancat kanë qenë më të ulëta. Planifikimi për vakanca në nivel ekzekutiv ishte për 604 pozicione në administratë por në finale kanë rezultuar 788 shpallje.

“Kjo tendencë për të shpallur më tepër vende se plani vihet re ndër vite dhe nga analiza e të dhënave që Departamenti i Administratës Publike administron, rezulton se arsyeja e shpalljes së këtyre pozicioneve është krijimi i vakancave të paplanifikuara, të krijuara rishtazi gjatë vitit 2022 si pasojë e dorëheqjeve të 260 nëpunësve civil nga institucionet e administratës shtetërore.

Përpos kësaj, natyra dhe zhvillimet brenda shërbimit civil janë të tilla që kërkojnë përshtatje të herëpashershme sa i takon nevojave të burimeve njerëzore, çka e vështirëson edhe më shumë respektimin rigoroz të numrit të planifikuar për vende vakante. Me qëllim përmirësimin e procesit të planifikimit vjetor të nevojave për rekrutim, u miratua nga DAP udhëzimi përkatës i cili unifikon dhe përmirëson procesin e planifikimit nga njësitë e burimeve njerëzore” thuhet në raportin vjetor të DAP.

As administrata nuk gjen dot punonjës

Disa pozicione pune që duan specializim në një fushë të veçantë kanë qenë të vështira për t’u plotësuar edhe në administratë. Ky është një ngërç për të cilin tashmë prej disa vitesh është vënë alarmi ku degë të ndryshme në universitete po mbeten pa studentë duke paralajmëruar një krizë të thellë në burimet e specializuara njerëzore. Përpos pamundësisë për të gjetur punonjës me kualifikime të veçanta në fusha specifike problematike është shfaqur situata në rajone të vogla.

“Vlen të përmendet se në realizimin prej 78% të plotësimit të vendeve vakante të shpallura ka ndikuar arsyet si vijon: mungesa e kandidatëve që zotërojnë një diplomë universitare në profilin agronomi, veterinari, zootekni, shkenca inxhinierie, natyrore, mjedisore etj.; mungesa e kandidatëve me nivel të lartë arsimor si “doktoraturë” në qendrat e transferimit të teknologjive bujqësorë, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, etj; vendndodhja gjeografike e pozicioneve të punës, në qytete si Ballsh, Shkodër, Gramsh, Pukë, Lushnje, Pogradec, Mallakastër, Gjirokastër, Krujë etj.; natyra e pozicionit të punës: audites, prokurime, financier-nëpunës zbatues. Si rrjedhim i sa më sipër rezultoi se 337 pozicione pune të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese janë mbyllur pa kandidatë fitues” nënvizon raporti.

Marrë nga Monitor.al

punonjesit e administrates

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj