13 Prill 2023, 07:15
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria e Kosovës ka marrë aprovimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje për bizneset. Vlera totale e mjeteve është 5.5 milionë euro dhe do të përfitojnë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme. Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sot ka prezantuar dhe ka marrë aprovimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje për bizneset.
Ky vendim shkon në favor të zbatimit të masës 2.2 që nënkupton mbështetje të bizneseve për qasje në financa. Vlera totale e mjeteve është 5.528,00 euro dhe do të përfitojnë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme.
“MFPT sjell për aprovim ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 2.2 të pakos për ringjalle ekonomike, përkatësisht mbështetja e bizneseve për qasje në financa. Këto mjete në vlerë prej 5.528.000 ndahen në kuadër të bashkëpunimit me fondin kosovar për garanci kreditore për të vazhduar mbështetjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, ka thënë zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi.
Sipas tij këto mjete ndahen në kuadër të bashkëpunimit me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore për të vazhduar mbështetjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Vendimi u miratua me të gjitha votat pro.
Qeveria po ashtu ka ndarë 287 mijë euro për deputetët e legjislaturës së vitit 1990, të cilat do të ndahen proporcionalisht.
“I kemi ndarë 287 mijë euro, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht sipas numrit të deputetëve, konform gazetës zyrtare të 2 korrikut 1990. Nëse përfituesit ka vdekur, kompensimi do t’i takojë bashkëshortit/bashkëshortës, fëmijët deri në 18 vjeç apo fëmijët që janë në studime deri në 26 vjeç”.
Ekzekutivi i dha dritë të gjelbër projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programin IPA 2022.
Marrë nga Monitor.al
kosove albin kurti
Ekonomi
13 Prill 2023, 07:12
Foto Ilustruese
TIRANË- Janë mbyllur aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Në total s...
Ekonomi
13 Prill 2023, 07:09
Foto Ilustruese
TIRANË- Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka kërkuar që të bëhet rivlerësim për procedurën e prok...
Ekonomi
13 Prill 2023, 07:06
Foto Ilustruese
TIRANË- Teksa ekonomia e Shqipërisë pësoi rritje të lartë pas pandemisë më mbi 8.9 për qind du...
Ekonomi
13 Prill 2023, 07:18
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria dhe Kosova janë renditur sërish nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) si shtetet më t&e...
Ekonomi
12 Prill 2023, 09:08
Enio Jaço
TIRANË- Nga Enio Jaço
Për katër vite me radhë, Dhoma Amerikane dhe dhomat e tjera të huaja në Shqip...
Ekonomi
12 Prill 2023, 07:17
Foto Ilustruese
TIRANË- Kompanitë e sigurimeve paguan 128 milionë lekë ose rreth 1.1 milionë euro në dy muajt e parë t&e...
Ekonomi
12 Prill 2023, 07:16
Foto Ilustruese
TIRANË- Yield-i i obligacioneve 10 vjeçare pësoi një tjetër rënie të fortë në ankandin e k&e...
Ekonomi
12 Prill 2023, 07:13
Mbretëri e Bashkuar
TIRANË- Mbretëria e Bashkuar është bërë destinacioni kryesor ku shtetasit shqiptarë, sidomos t&...
Ekonomi
11 Prill 2023, 17:54
k.m.
Foto ilustruese
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në vitin 2023. Nga 2.5% q&...
Ekonomi
11 Prill 2023, 13:55
I.A
Grafiku
TIRANË- Euro e ka nisur edhe këtë javë me një rënie të lehtë në kursin e këmbimit me lekun. Moned...