All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Euro zbret në vend në nivelin më të ulët historik, që kur doli si monedhë fizike

Monedha europiane u këmbye sot me 112.82 lekë, në rënie me 0.01 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar.

11 Prill 2023, 13:55 Nga I.A
Euro zbret në vend në nivelin më të ulët historik,
Grafiku
All - Paragraf - 1

TIRANË- Euro e ka nisur edhe këtë javë me një rënie të lehtë në kursin e këmbimit me lekun. Monedha europiane u këmbye sot me 112.82 lekë, në rënie me 0.01 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar. Megjithëse rënia e ditës së martë ishte në vetvete pothuajse e papërfillshme, ajo ka një domethënie për sa i takon rekordeve statistikore, sepse e çoi kursin e euros në një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

Rekordi i mëparshëm kishte qenë vlera e 112.83 lekë, e regjistruar në datat 28 dhjetor 2022 dhe 7 prill 2023.

Me hyrjen e tremujorit të dytë të vitit, euro po e thellon më tej rënien në kursin e këmbimit me lekun. Agjentët shprehen se tregu në vijimësi karakterizohet nga prurje të mëdha të euros dhe një kërkesë e ulët për monedhën europiane.

Deficiti i bilancit të llogarisë korrente vitin e kaluar u përmirësua, ndërkohë që të ardhurat nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja direkte shënuan vlerën më të lartë në të paktën 15 vitet e fundit. Duke shtuar edhe prurjet nga kanalet informale, kjo situatë ka rritur ndjeshëm ofertën e euros në tregun e brendshëm valutor. Kjo provohet në mënyrë të tërthortë edhe nga rritja e vazhdueshme e depozitave bankare në euro, që po vazhdon edhe në muajt e parë të vitit 2023.

Nga ana tjetër, natyra shtrënguese e politikës monetare dhe fiskale për vitin 2022 dhe muajt e parë të vitit 2023 teorikisht e mbështesin një mbiçmim të lekut në kursin e këmbimit me euron.

Rënia e fortë e euros në kursin e këmbimit valutor ka ndikime të rëndësishme në ekonominë shqiptare. Kjo rënie i bën më të lira importet e mallrave dhe të shërbimeve. Leku i fortë ka luajtur një rol të konsiderueshëm në zbutjen e presioneve inflacioniste nga jashtë dhe ka ndikuar, pjesërisht, në një nivel më të ulët të inflacionit krahasuar me shumicën e ekonomive rajonale dhe europiane.

Rënia e euros e bën më të lirë edhe turizmin e shqiptarëve jashtë vendit, që gjatë vitit 2022 dhe pjesës së parë të vitit 2023 ka vijuar rritjen me ritme të shpejta. Përfitime të konsiderueshme nga rënia e euros kanë kredimarrësit me të ardhura në lekë dhe kredi në monedhën europiane. Dobësimi i euros ka zbutur pjesërisht efektin e shtrenjtimit të kredive afatgjata, për shkak të rritjes së euriborit.

Por, nga ana tjetër, forcimi i monedhës vendase ka një ndikim negativ për sektorët eksportues të mallrave dhe shërbimeve. Në teori, një forcim i monedhës vendase e ul konkurrueshmërinë e bizneseve që i shesin mallrat dhe shërbimet në valutë të huaj, sidomos në sektorin e fasonerisë. Forcimit të lekut po i shtohet një presion në rritje nga tregu i punës dhe vendimet i qeverisë për rritjen e pagës minimale.

Rënia e euros ndikon negativisht edhe sektorin e turizmit, që i realizon shitjet kryesisht në monedhën euro. Zhvlerësimi i euros mund të ndikojë në një rritje të çmimeve në aktivitetet e sektorit turistik, sidomos ato të hotelerisë dhe restoranteve. Në këtë mënyrë, forcimi i lekut teorikisht e ulë konkurrueshmërinë e sektorit turistik në Shqipëri, që sidoqoftë pas pandemisë ka arritur nivele rekord në numër vizitorësh dhe të ardhura të gjeneruara.

Forcimi i lekut ndikon negativisht edhe atë shumicë të depozitave bankare që mbahet në monedhën euro. Megjithatë, ky zhvlerësim nuk duket t’i ketë shqetësuar shumë depozituesit në euro dhe pesha e kursimeve në monedhën europiane ka vijuar të rritet. Kjo mund të shpjegohet edhe me euroizimin e lartë të ekonomisë dhe me faktin që shumica e aseteve me vlerë të lartë tregtohen në euro.

Marrë nga Monitor.al

euro

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet