LIVE UPDATES
Ekonomi

Nis operimin Bursa e Energjisë; Kim: Transparencë për investitorët; Balluku: Sfida e radhës likuiditeti

Balluku tha në fjalën e saj se Bursa është një arritje e rëndësishme për vendin por sfida e radhës e këtij projekti është krijimi i likuiditetit të nevojshëm.

11 Prill 2023, 13:44 Nga A.B
Nis operimin Bursa e Energjisë; Kim: Transparencë për
Ceremonia

TIRANË- Bursa Shqiptare e Energjisë, e dyta në vendet e Ballkanit Perëndimor nisi sot zyrtarisht operimim. Në një ceremoni të rastit theksi mbi këtë projekt që flitet prej vitesh u vu në përfitimet që sjell për Shqipërinë dhe Kosovën, si dy vende të angazhuara për avancimin e tij.

Zëvendëskryeministrja njëkohësit Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha në fjalën e saj se Bursa është një arritje e rëndësishme për vendin por sfida e radhës e këtij projekti është krijimi i likuiditetit të nevojshëm.

Sipas saj kriza e energjisë i ka dhënë një tjetër koherencë diversifikimit dhe strategjive të vendit për sektorin dhe se projektet që po zhvillohen do të kenë në finale një bursë për tregtimin e energjisë së tyre duke sjellë përfitime për të gjithë palët.

Sot nisim me një ankand dhe synojmë që brenda 12 muajsh të kemi tre ankande ditore intraday. Jemi Bursa e dytë në rajon që i takon Kosovës dhe Shqipërisë. Do jetë një sfidë e re për ne që të krijojmë likuiditete. Tani fillon një hap i ri pa harruar që ne prioritet kemi mbrojtjen e konsumatorit final, të familjarëve, bizneseve nga çmimet marramendëse të tregut që duket sikur janë stabilizuar për momentin por askush se di se çfarë do të ndodhë në verë ashtu sikurse askush nuk dinte të thotë çfarë ndodhi në 2022” tha Balluku. Ajo nënvizoi se qeveria po dizajnon një strategji koherente me momentin duke pasur të qartë që diversifikimi i burimeve të rinovueshme është synimi ynë kryesor.

“Nuk harrojmë faktin që sigurua energjetike është synimi kryesor. Siguria energjetike është çelsi i mbrojtës së sovranitetit të një vendi. Flitet për projektin e Vlorës për portin e lundrueshëm ku do të vijnë sasitë e gazit të lëngshëm amerikan që do shkojnë për prodhimin e energjisë në TEC-in e Vlorës. Sot ky projekt ka arritur ngritjen e një konsorciumin me emrat më të njohur të sektorit. Exon Mobil, Excelerate Socar, Enagas, duke e integruar këtë me projektin e TAP. Në muajt në vazhdim presim implementimin e këtij projekti.

Gjatë 2022 ne në MIE kemi administruar kërkesa 1.7GËh kapacitet tek të rinovueshmet. Nëse do të ndërtohet kjo është një sfidë pasi ka rregulla. Të gjitha këto do të tregtohen në mënyrë transparente në bursë. Të gjithë prodhuesit privatë të energjisë do të kenë mundësinë që në mënyrën më transparente të konkurrojnë me njëri-tjetrin duke përfituar nga bursa por duke i dhënë industrisë dhe tregut ndërkombëtar për të marrë energji me çmime sa më të ulëta” nënvizoi Balluku.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim e cilësoi Bursën të rëndësishme pasi ofron transparencë për investimet në sektorin e energjisë të cilët në finale do të tregtojnë brenda saj.

“Ndodhemi në një çast të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të Shqipërisë dhe vendin e saj në Europë, asnjë prej të cilave s’mund të ndodhë pa energjinë. Ndaj kjo ka të bëjë me krijimin e një mundësie, krijimin e rrethanave që Shqipëria- Kosova dhe rajoni të kenë stabilitet dhe parashikueshëm si në furnizim energjie ashtu dhe çmimin e saj. Ka të bëjë me investimet dhe me sigurimin që kompanitë nga e gjithë bota ta shohin Shqipërinë si një vend ku të investojnë. Së treti ka të bëjë me integrimin. Teksa Shqipëria integron tregun me Kosovën e shohim si një bazë për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe ky i fundit në Europë. Kjo është arsyeja pse është diçka kaq e rëndësishme pasi me këtë projekt nënkupton një çmim më efikas të energjisë dhe përdorim efikas të saj. Do të thotë të dhëna të besueshme dhe transparente për investitorët në sektorin e energjisë përfshirë zhvilluesit e energjisë së rinovueshme që kërkojnë mundësi për të shitur në tregun e hapur. Por mbi të gjitha do të thotë integrim ekonomik në Europë” tha Kim.

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës Artane Rizvanolli nënvizoi se ky është një hap i rëndësishëm mes dy vendeve që në sektorin e energjisë merr rëndësi të veçantë në kontekstin ku ndodhemi.

Qasja jonë si qeveri e Kosovës për të adresuar krizën e energjisë është diversifikimi, rritja e kursimit dhe eficiencës dhe thellimi i integrimit të tregut, një hap që po e bëjmë sot. Bashkëpunimi mes KESH dhe KEK na ka kursyer 50 milionë euro secilës palë në këtë krizë për të mos e kaluar këtë kosto tek qytetarët” tha ministrja.

Drejtori i ALPEX Sokol Dishnica nënvizoi se nisja e operimit të Bursës në zonën e ofertimit Shqipëri dhe më pas në Kosovë përfaqëson më shumë se një treg të bashkuar.

“Është një konfirmim për fuqinë rajonale, është një mbrojtje shtesë në një kohë kur siguria e energjisë është bërë çështje parësore. Tregjet e organizuara janë thelbësore për sigurinë e furnizimit edhe përtej kufijve që sëbashku me kontratat e tjera afatgjata, kontratat për diferencë, marrëveshjet e blerjes së energjisë dhe tregjet e ardhshëm janë instrumente që do të ofrojnë akses të çmimeve të qëndrueshëm dhe përballueshëm. Bashkëpunim rajonal sjell përfitime reciproke për të gjithë ekonomitë vendase” tha ai./Marre nga MONITOR

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet