LIVE UPDATES
Ekonomi

Dyfishimi i akcizës së birrës, prodhuesit dërgojnë ligjin në Kushtetuese, paralajmërojmë falimentin, Financat: Nuk synojmë diferencime

Efekti i parashikuar në të ardhurat e buxhetit, është i paleverdishëm krahas parashikimeve negative të industrisë që herë pas herë ka ngritur alarmin për falimentim.

10 Prill 2023, 07:08 Nga DOSJA
Dyfishimi i akcizës së birrës, prodhuesit dërgojnë
Foto Ilustruese

TIRANË- Ashtu dhe siç kishin paralajmëruar më parë, prodhuesit e birrës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në ligjin e akcizës. Nga 1 janari 2023 kompanitë shqiptarë po paguajnë dyfish të vlerës së taksës. Nga Shoqata e Prodhuesve të Birrës Vendase u theksua se rritja e akcizës vijon të japë efekte negative te kompanitë shqiptare.

Ndryshimi i akcizës shtoi edhe 20% kostot e prodhuesve, që ishin të goditur edhe nga shtrenjtimi i lëndës së parë birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e pagave të punonjësve. Prodhuesit ngrenë shqetësimin se kostot nga dyfishimi i akcizës dhe lëndëve të parë janë shtuar 40%. Për këtë arsye kanë detyruar të rrisin çmimet 20 deri 25%, ndërsa kanë rënë shitjet nga shtrenjtimi i çmimeve, por edhe largimi i popullatës.

“Rënia e shitjeve ka shtuar kostot fikse (detyrimet e taksave dhe pagesat e punonjësve). Sakaq çmimi i birrës shqiptare është barazuar me importin, i cili është zgjeruar në treg. Çfarë të mira përfiton ekonomia shqiptare nga kjo masë fiskale?”, theksoi një nga prodhuesit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë e pyetur nga Monitor për strategjinë konkrete në ndihmë të sektorëve të prekur nga shtimi i kostove për shkak të rritjes së akcizës tha:

“Akciza e birrës u unifikua në kuadrin e angazhimeve të integrimit që ka Shqipëria për transpozimin e direktivave në legjislacionin vendas. Unifikimi i akcizës u bë si për prodhuesit vendas, ashtu edhe për importin, pra për birrën që importohet nga prodhues rajonale apo europianë. Akciza është tatim indirekt që normalisht rrit çmimin për konsumatorin, pra është konsumatori ai që e paguan. Strategjia e Ministrisë së Financave synon në zbatimin e drejtë të legjislacionit për çdo operator ekonomik, në mënyrë që të mos krijohen diferencime në trajtimin tatimor”.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në muajin nëntor të vitit të kaluar kur nisi diskutimet për projektligjin e akcizës, parashikoi se 65% e konsumit do të tarifohen me taksën e re 710 lekë për Hl (50% birrë e prodhuar në vend dhe 15% nga importi). Nga ndryshimi i taksës parashikohej që të ardhurat të rriteshin 260 mln lekë më shumë.

Efekti i parashikuar në të ardhurat e buxhetit, është i paleverdishëm krahas parashikimeve negative të industrisë që herë pas herë ka ngritur alarmin për falimentim.

Nga 1 janari 2023, sektorët prodhues më të prekur nga rritja e akcizës ata të birrës dhe të pijeve të forta alkoolike. Për muajt janar-shkurt prodhimi te këta sektorë shënon rënie 12 deri 22%.

Sipas të dhënave të doganave për muajt janar-shkurt 2023, prodhimi i birrës ra 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-t. Importet e periudhës janar-shkurt 2023 janë rritur 50% krahasuar me vitin paraardhës. Në këtë periudhë janë importuar 5,1 milionë litra birrë, sasia më e larta e shënuar në 10 vitet e fundit.

Tendenca rënëse e prodhimit vendas është edhe te pijet e forta alkoolike. Sipas të dhënave të doganave për periudhën janar-shkurt 2023 prodhimi vendas i pijeve alkoolike u tkurr 22,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këtë vit rënia e prodhimit që në muajt e parë, vjen pas një viti të begatë për pijet alkoolike. Në total prodhimi vjetor i 2022-t u rrit 61% në raport me 2021.

2022 ka qenë viti me performancën më të lartë prodhuese që prej 2019-s, pasi sipas operatorëve ishte viti pas pandemisë, dhe u karakterizua nga një kërkesë e akumuluar dhe rritje të turistëve.

Prodhuesit thonë se për 2023 konsumi i pijeve alkoolike është ulur ndjeshëm e ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve. Një nga prodhuesit tha më herët për Monitor se nga janari kanë rritur çmimet e pijeve alkoolike 20% më shumë për shkak të ndryshimit të akcizës.

Marrë nga Monitor.al

ministria e financave akciza e birres

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Prill 2023, 08:18 I.A

Ekonomia e fortë dhe inflacioni

Jerome Powell Mendohej se shtrëngimi më i shpejtë i politikës monetare globale në 40 vjet, do t’i jepte një goditje t&e...

Ekonomi 9 Prill 2023, 08:15 I.A

Diplomacia franceze

Macron FRANCË- Presidenti francez ishte i kujdesshëm, por dukej optimist, teksa qëndronte i ulur duke biseduar me gazetarët në zyr...

Ekonomi 9 Prill 2023, 08:07 I.A

Importet “mbysin” produktet shqiptare

Foto ilustruese TIRANË- Pesha e prodhimit vendas në treg prej muajsh është ulur ndjeshëm, ku disa produkte vendase po zë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj