LIVE UPDATES
Ekonomi

Ministria e Financave: Tarifat e diferencuara nuk shihen më të domosdoshme, deformojnë tregun

MFE thotë se këto kompani, pavarësisht se paguajnë transport, detyrime tatimore, garanci marke etj., janë konkurruese në treg.

9 Prill 2023, 08:11 Nga I.A
Ministria e Financave: Tarifat e diferencuara nuk shihen më të
Ministria e Financave

TIRANË- Pas alarmit të prodhuesve të birrës për falimentim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë më herët tha për “Monitor” se, rreth 35-40% e birrës që konsumohet sot në Shqipëri (rreth 35-40 mln litra) janë birra që paguajnë nivelin standard të tarifës së akcizës prej 710 lekë/Hl gradë alkoolike.

MFE thotë se këto kompani, pavarësisht se paguajnë transport, detyrime tatimore, garanci marke etj., janë konkurruese në treg. Ndërkohë që para unifikimit të akcizës, një pjesë jo e vogël e importeve të birrës, rreth 30% e importeve, deklarohej nga prodhues nën 200 mln litra, duke paguar tarifën e reduktuar. Tashmë edhe këta importues do t’i nënshtrohen tarifës standard të unifikuar.

Nga Ministria e Financave argumentohej se heqja e tarifave të diferencuara jo vetëm janë kërkesë e FMN-së dhe institucioneve të BE-së, por nga ana tjetër, gjykon se zbatimi mbi një dekadë i tyre ka forcuar kompanitë shqiptare të birrës për t’u përballur me konkurrencën globale.

“Paketa Fiskale 2023 është hartuar në kuadrin e kërkesave për të përmirësuar administrimin doganor dhe tatimor, reduktimin e informalitetit dhe zgjerimin e bazës së taksimit.

Ajo ka synuar gjithashtu implementimin e politikave që lidhen me reduktimin e përjashtimeve, tarifave të diferencuara dhe incentivave të tjera, të cilat duke qenë se janë zbatuar për periudha të gjata kohore, ose kanë plotësuar qëllimin për të cilat janë dhënë, ose nuk shihen më të domosdoshme, pasi mund të çojnë në deformime të tregut.

Edhe lehtësitë e aplikuara në fushën e diferencimit të akcizës së birrës, të aplikuara në Shqipëri për mbi 10 vjet, duke favorizuar me 50% të tarifës prodhuesit me më pak se 200 mijë hl prodhim në vit, ku janë kategorizuar prodhuesit vendas, gjykohet se për vetë kohën e gjatë të zbatimit, kanë bërë të mundur forcimin e prodhuesve me qëllim përballimin e konkurrencës globale.

Shtojmë gjithashtu se janë kërkesa të BE-së dhe institucioneve të tjera që mbështesin dhe asistojnë vendin tonë si FMN, BB etj., që të hiqet dorë nga tarifat e diferencuara dhe incentivat e tjera, pasi ato mund të krijojnë deformime në treg.

Në rekomandimet për reformimin e sistemit tatimor shqiptar, FMN ka sugjeruar se të gjitha përjashtimet jo standarde, normat e ulëta dhe trajtimet preferenciale duhet të eliminohen nga TVSH-ja, akcizat dhe taksat kombëtare, pasi ato e komplikojnë në mënyrë të panevojshme sistemin, minojnë integritetin e tij dhe e bëjnë shumë të vështirë administrimin në mënyrë efikase të taksave”, citohet në sqarim.

Referuar direktivave të BE-së, Ministria e Financave sqaron më tej se ato rekomandojnë diferencim, jo detyrues dhe vetëm për prodhues artizanalë.

“Direktivat e BE për birrën janë direktivat 92/84/EEC dhe 92/83/EEC të datës 18 tetor 1992. Siç shikohet të dyja këto direktiva i përkasin më shumë se 30 vite më parë, ndaj edhe Komuniteti është duke kryer një studim lidhur me modifikimin e këtyre direktivave për t’i përshtatur me realitetin e ri.

Në frymën e ndërtimit të tyre këto direktiva janë bërë për të mbështetur artizanatin në sektorin e prodhimi të birrës, i cili i vendosur në lokacione të ndryshme prodhon produkte artizanale alkooli me ingredientë specifikë të zonës. Këto produkte nuk shiten në nivel kombëtar dhe është favorizuar vetëm për të nxitur artizanatin dhe për të mos humbur traditën.

Direktiva e vitit 1992 iu ka lejuar vendeve anëtare vendosjen e diferencimit të birrës përkundrejt sasisë vjetore të prodhimit (por pa qenë detyruese si masë), duke pasur në konsideratë karakteristikat e zonës dhe prodhimit të çdo vendi dhe ka në fokus pikërisht birrat e prodhimit artizanal, të prodhuara në kushte klasike dhe me metodat e impiante tradicionale.

Pasja e një politike diferencuese taksimi në Shqipëri, në kushtet kur birra artizanale nuk është faktor dhe dominuese (birrat në Shqipëri prodhohen kryesisht në impiante të mirëfillta industriale, apo fabrika të prodhimit të birrës), nxit prodhuesit të frenojnë prodhimin e tyre për të mos kaluar sasinë e prodhimit mbi të cilën ndryshon edhe shkalla e taksimit.

Për këtë arsye, masat lehtësuese të një vendi ndaj një industrie prodhuese nuk mund të jenë të përjetshme, për sa kohë që diferencimi ka vazhduar për vite me radhë”, pohon MFE.

Marrë nga Monitor.al

ministria e financave

Sondazh

Poll
Ekonomi 9 Prill 2023, 08:07 I.A

Importet “mbysin” produktet shqiptare

Foto ilustruese TIRANË- Pesha e prodhimit vendas në treg prej muajsh është ulur ndjeshëm, ku disa produkte vendase po zë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj