Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Krahasuar me vitin 2021, të ardhurat nga ky sektor i ekonomisë janë rritur me pothuajse 25%. Në terma neto, fasoneria është kontribuuesi i tretë më i rëndësishëm në bilancin e llogarisë korrente të vendit, pas turizmit dhe remitancave.

Të ardhurat nga ekonomisë shqiptare nga aktivitetet e fasonerisë arritën një rekord të ri vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhura neto nga shërbimet e punës me porosi për subjektet e huaja vitin e kaluar arritën në 625 milionë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
Krahasuar me vitin 2021, të ardhurat nga ky sektor i ekonomisë janë rritur me pothuajse 25%. Në terma neto, fasoneria është kontribuuesi i tretë më i rëndësishëm në bilancin e llogarisë korrente të vendit, pas turizmit dhe remitancave.
Këto burime kanë një rëndësi të madhe për pozicionin e jashtëm të ekonomisë shqiptare, sepse mundësojnë ngushtimin e deficitit të madh në tregtinë e mallrave. Rritja e çmimeve gjatë vitit të kaluar vlerësohet se ka pasur një ndikim të konsiderueshëm edhe në rritjen e eksportit të shërbimeve të fasonerisë.
Fasoneria në Shqipëri ka qenë historikisht e përqendruar në sektorin e veshjeve dhe këpucëve, ku prej dekadash prodhuesit e mëdhenj të vendeve të zhvilluara e kanë zhvendosur prodhimin në ekonomi më të varfra, ku kosto e krahut të punës është më e lirë.
Por, në dekadën e fundit prodhimi me porosi është shtrirë edhe në sektorë të tjerë të industrisë ushqimore apo pjesëve të këmbimit për automjetet dhe produkte të tjera industriale.
Në veçanti, për aktivitet e industrisë automotive, që kishin një përqendrim të rëndësishëm në Ukrainë dhe Rusi, konflikti në lindje ka shtuar perspektivat e rritjes për vendet si Shqipëria.
Krahu i lirë i punës ka qenë baza kryesore e mbështetjes së eksporteve shqiptare pas rënies së komunizmit, por ky avantazh konkurrues në vitet e fundit po përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha.
Kërkesa në rritje për forcë pune nga vendet e Europës Perëndimore ka nxitur një valë të re emigracioni nga vendet e Europës Lindore, përfshirë Shqipërinë.
Largimi i njerëzve po e bën gjithnjë e më të vështirë sigurimin e forcës së nevojshme të punës dhe po i detyron bizneset të rrisin pagat.
Nëse deri para dy dekadash mendohej se rritja e pagave do të vinte si rezultat i zhvillimit ekonomik dhe ngushtimit të hendekut me Bashkimin Europian, në fakt rritja e viteve të fundit është më shumë rezultat i tërthortë i tendencave demografike dhe konkurrencës për forcë pune nga ekonomitë më të zhvilluara të BE-së.
Në kushte të tilla, rritja e pagave mund të bëhet një rrezik për konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe veçanërisht të degëve të fasonerisë, që karakterizohen nga një produktivitet i ulët i punës.
Ekspertët mendojnë se ndërmarrjet shqiptare për dekada me radhë janë mbështetur shumë te krahu i lirë i punës dhe nuk kanë investuar shumë në teknologji dhe procese që do të ndihmonin në rritjen e produktivitetit. Edhe për këtë arsye, mungesa e forcës së punës dhe rritja e pagave po bëhen një problem gjithnjë e më shqetësues për këtë sektor. /MONITOR
Kur çmimet filluan të rriten jashtëzakonisht shpejt dy vite më parë, një grup reagoi më shpejt se të tjerët: ba...
Foto ilustruese Në kuadër të një reforme në strukturën e pagave qeveria shqiptare ka rritur pagën minimale me rreth 18%,...
Foto ilustruese Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës tashmë ka marrë vendim që tarifat e energjisë elektrike do të...
Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në muajin mars. INSTAT bëri të ditur se ndryshimi vjetor i indeksit t&e...
Bizneset përpunuese, të sektorit të bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve do të kompensohen 1,674 lekë për çdo të...
Liqeni i hidrocentralit kryesor në vend, Fierzës, qëndroi plot 16 muaj poshtë mesatares historike. Të dhënat zyrtare të En...
Ekonomia e Shqipërisë përgjatë vitit 2023 rrezikohet nga normat e larta të inflacionit, frenimi i aktivitet ekonomik në Eurozon&...
Foto ilustruese TIRANË- Eksporti i qepës drejt vendeve të rajonit dhe ulja e prodhimit në qarqet kryesore që e prodhojnë at&e...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e fundit rregulloren e re “Për ushtrimin e ...
Drejtoria e Tatimeve ka reaguar pas ankesave të kontabilistëve lidhur me njoftimin se librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen manualis...