Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Interesi i investitorëve ishte përsëri i lartë dhe shuma e kërkesave në ankand arriti në 7.1 miliardë lekë, nga 3 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga MFE. Edhe në këtë rast, MFE vendosi ta rrisë shumën e pranuar me maksimumin e lejuar prej 15%, duke e çuar atë në 3.45 miliardë lekë.
TIRANË- Yield-i i obligacioneve 10 vjeçare pësoi një tjetër rënie të fortë në ankandin e kësaj jave. Të martën u zhvillua rihapja e ankandit të obligacioneve 10-vjeçare të emetuara në muajin janar të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE), yield-i uniform i pranuar i këtyre instrumenteve zbriti në 6.6%, nga 7.6% që kishte qenë në ankandin e muajit janar.
Interesi i investitorëve ishte përsëri i lartë dhe shuma e kërkesave në ankand arriti në 7.1 miliardë lekë, nga 3 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga MFE. Edhe në këtë rast, MFE vendosi ta rrisë shumën e pranuar me maksimumin e lejuar prej 15%, duke e çuar atë në 3.45 miliardë lekë.
Yield-et instrumenteve afatgjata tashmë dëshmojnë se tregu e ka kaluar fazën e pasigurisë që karakterizoi gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe se pritshmëritë për inflacionin dhe lëvizjet e politikës monetare janë dukshëm më të qëndrueshme. Madje, as rritja e normës bazë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në fund të muajit mars, me 0.25 pikë përqindje, nuk ka sjellë një rritje të yield-eve.
Tejkalimi i pasigurisë ka ndikuar si shkallën e pjesëmarrjes në ankandet e titujve qeveritarë, ashtu edhe yield-et e kërkuara për të financuar borxhin e qeverisë shqiptare. Likuiditeti i lartë në sektorin financiar po luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në uljen e yield-eve, duke rritur konkurrencën mes investitorëve për bonot dhe obligacionet qeveritare. Pothuajse për të gjitha instrumentet e borxhit, rritja vjetore e yield-eve është tashmë më e ulët se rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.
Stabilizimi i tregut të bonove dhe obligacioneve qeveritare është një tregues pozitiv edhe për huamarrësit privatë. Rritja e shpejtë e yield-eve në gjysmën e dytë të vitit 2022 ishte përcjellë në rritje të shpejtë edhe të interesave të kredive të bizneseve dhe familjeve.
Efekti ishte veçanërisht i fortë për huatë ekzistuese me interesa të ndryshueshme, kur në harkun e një viti interesi total u rrit me më shumë se katër pikë përqindje, pikërisht për shkak të rritjes së yield-eve, kryesisht të Bonove 12-mujore.
Ndërkohë, rritja e normës bazë dhe e yield-eve është reflektuar edhe në norma më të larta interesi për kreditë e reja. Ecuria më e stabilizuar e yield-eve gjatë vitit 2023 po ndihmon në uljen e pasigurisë në tregun financiar, duke zbutur efektet e ciklit të normalizimit monetar.
Marrë nga Monitor.al
Mbretëri e Bashkuar TIRANË- Mbretëria e Bashkuar është bërë destinacioni kryesor ku shtetasit shqiptarë, sidomos t&...
Foto ilustruese Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në vitin 2023. Nga 2.5% q&...
Grafiku TIRANË- Euro e ka nisur edhe këtë javë me një rënie të lehtë në kursin e këmbimit me lekun. Moned...
Foto ilustruese TIRANE- Një deklaratë e paprecedentë është lëshuar sot nga disa nga dhomat kryesore që përfaqë...
Ceremonia TIRANË- Bursa Shqiptare e Energjisë, e dyta në vendet e Ballkanit Perëndimor nisi sot zyrtarisht operimim. Në një c...
Teksa ekonomia e vendit në këto 30 vite tranzicioni është rritur nga viti në vit, përfitimet nga rritja nuk po reflektohen te ka...
Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kredibilitetit (credit rating agency) Moddy’s ri-konfirmon vlerësimin aktual të Shq...
Presionet për rritjen e pagave në ekonomi janë shtuar si nga kushtet e reja në tregun e punës ashtu edhe nga qeveria, e cila në ...
Puna për të evidentuar rastet e dyshimta të pastrimit të parave përfshin një sërë hallkash institucionale me të c...
Çmimet e apartamenteve kanë filluar të bien në vendet e Bashkimit Europian. Tendenca rënëse e çmimeve ka nisur që ...