LIVE UPDATES
Ekonomi

"Banka e Shqipërisë mbyll vitin me 278 milionë euro humbje"/ BIRN: Shkaku kryesor kursi i këmbimit dhe rënia në vlerën aktuale të titujve

Humbjet rekord të pasqyruara në bilancin e dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë si pjesë e raportit vjetor janë shkaktuar nga kursi i këmbimit si dhe rënia në vlerën aktuale të titujve të mbajtura nga banka qendrore.

13 Prill 2023, 14:58 Nga A.B
"Banka e Shqipërisë mbyll vitin me 278 milionë euro
Genc Sejko

Banka e Shqipërisë mbylli vitin 2022 me humbje rekord prej 31.2 miliardë lekësh, përkundrejt humbjeve prej 1.9 miliardë lekësh të regjistruara në vitin 2021. Humbjet erdhën si pasojë e rritjes së shpejtë të interesave në tregun vendës dhe atë ndërkombëtar, gjë që ul vlerën aktuale të titujve të borxhit të mbajtura nga ky institucion financiar, si dhe nga ndryshimet në kursin e këmbimit, konkretisht, forcimit të konsiderueshëm të lekut përkundrejt euros dhe dollarit, monedhat në të cilat mbahet një pjesë e aseteve të bankës qendrore të vendit.

Bankat qendrore në të gjithë botën kanë pësuar një ecuri të ngjashme gjatë vitit të kaluar duke u prekur nga të njëjtat fenomene. Banka Qendrore Evropiane mbylli vitin e kaluar me 1.6 miliardë euro humbje dhe bankat e tjera qendrore të vendeve anëtare kanë të njëjtën ecuri. Banka Qendrore e Zvicrës humbi 143 miliardë lekë, njoftoi NCBC.

Humbjet e bankës qendrore nuk janë domethënëse për ekonominë e gjerë pasi qëllimi i ekzistencës së këtyre bankave është ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe jo nxjerrja e fitimeve. Në situata të zakonshme, bankat qendrore nxjerrin fitime, të cilat i transferojnë te buxheti i qeverisë në formën e dividentit. Gjithsesi, fakti që humbjet janë kaq të mëdha, do të thotë se dividentë të tillë në financat publike ka gjasa nuk do të derdhen për ca vite.

Humbjet nga titujt

Banka e Shqipërisë ka një total asetesh prej 732 miliardë lekësh nga të cilat, 485 miliardë janë të investuara në tituj borxhi, përfshirë borxhe të qeverisë shqiptare. Ndërsa interesat e titujve të borxhit u rritën me shpejtësi vitin e kaluar, vlera aktuale e titujve të borxhit të mbajtura nga BSH nga blerjet e viteve të mëparshme, ra. Kjo bëri që vlera e instrumenteve të borxhit të mbajtura nga BSH të ulej me 13.5 miliardë lekë, një tendencë që vijon që nga viti i kaluar. Njëkohësisht, Banka e Shqipërisë humbi nga tregtimi i titujve të borxhit 4.2 miliardë lekë.

Por humbjet më të mëdha u shënuan nga ndryshimet në kursin e këmbimit. Një pjesë e aseteve të bankës qendrore mbahen në monedha të ndryshme nga leku, apo janë në formën e arit monetar. Forcimi i lekut kundrejt monedhave të huaja bën që vlera e aseteve të mbajtura në monedha të huaja të bjerë.

Bilanci i Bankës së Shqipërisë shënon humbje nga kursi i këmbimit në masën 14.5 miliardë lekë.

Si pasojë e humbjeve, rezervat dhe kapitali i Bankës së Shqipërisë ranë nga 30 miliardë lekë në vitin 2021, në pak më shumë se 5 miliardë lekë në vitin 2022.

Situata mund të ndryshojë financiarisht këtë vit në rast se interesat e titujve të borxhit të mbajtura nga BSH ulen dhe rrjedhimisht, vlera aktuale e këtyre titujve rritet. Gjithashtu, rritja e përgjithshme e interesave pas një dekade me interesa shumë të ulëta pritet normalisht të sjellë rritje të të ardhurave të bankës qendrore. Për shembull, gjatë vitit 2022, të ardhurat neto nga interesi u rritën me mbi tre herë, nga 1.2 miliardë lekë në 3.6 miliardë. Gjithsesi, këto të ardhura ishin asgjë në krahasim me humbjet e pësuara nga tregtimi i aktiveve financiare apo nga kursi i këmbimit./Marre nga Reporter.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet