25 Maj 2023, 07:35
Nga I.A
Rinas
TIRANË- Komisioni i Konkurrencës ka urdhëruar kompaninë koncesionare të Aeroportit të Tiranës të lejojë aksesin pa kushte për të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë shërbimin taksi nga dhe drejt këtij aeroporti. Në mbledhjen e ditës së sotme, Komisioni i Konkurrencës mori në shqyrtim rastin në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.
Nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit të tregut të shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u konstatua se, në zonën e jashtme të mbërritjeve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, nëpërmjet një tabele sinjalistike nuk lejohet aksesi që subjekte të tjera të licensuara të ofrojnë shërbimin e taksive për udhëtarë nga aeroporti drejt Tiranës. Ky akses lejohet vetëm për taksitë e ndërmarrjes Auto Holiday Albania.
Bazuar në nenin 44 të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës, referuar sjelljes së ndërmarrjes Tirana International Airport në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Komisioni i Konkurrencës vlerësoi ekzistencën e një rasti urgjence, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi marrjen e masës së përkohshme ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport. Komisioni urdhëroi lejimin e aksesit pa kushte për të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë shërbimin taksi nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, si edhe heqjen e tabelës me shkrimin “Ndalohet taksi pa pasagjerë”, e cila ndalon dhënien e këtij shërbimi.
Në rast të moszbatimit të vendimit për masën e përkohshme, ndërmarrja Tirana International Airport do të ndëshkohet me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës.
Më herët, me vendimin e datës 11 maj, Komisioni i Konkurrencës pati vendosur hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, mbështetur në të njëjtën problematikë.
Tirana International Airport është kompania që operon me koncesion aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, që prej vitit 2004. Në vitin 2020, kompania koncesionare u ble nga grupi shqiptar i biznesit Kastrati Group, për 71 milionë euro. Vitin e kaluar pronësia u transferua me një kontratë shitjeje prej 45 milionë eurosh tek Kastrati Aviation Holding, kompani me të njëjtin pronar si Kastrati Group.
Ky koncesion dhe ndërmarrjet e tjera që ofrojnë shërbime të lidhura me të kanë qenë disa herë objekt i hetimeve të Autoritetit të Konkurrencës. Vitin e kaluar, Autoriteti i Konkurrencës mbylli procedurën e hetimit të thelluar në tregun e menaxhimit të faciliteteve të parkimit të aeroportit “Nënë Tereza” dhe gjobiti ndërmarrjen Star Parking Albania në vlerën e 1% të xhiros vjetore ose rreth 1.6 milionë lekë.
Marrë nga Monitor.al
autoriteti i konkurrencës
Ekonomi
25 Maj 2023, 07:33
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Operatorët ekonomikë që marrin pjesë në garat me fonde publikë kanë vijuar të kenë...
Ekonomi
25 Maj 2023, 07:32
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave parashikojnë që ekonomia të rritet 3.6 për qind k&e...
Ekonomi
25 Maj 2023, 07:29
I.A
Shifrat
TIRANË- Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke arritur në nivelet më t&...
Ekonomi
24 Maj 2023, 16:00
A.B
Euro po humbet pikë me ritme të qëndrueshme në kursin e këmbimit me Lekun.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bank&eu...
Ekonomi
24 Maj 2023, 13:49
k.m.
Foto ilustruese
Reforma e re e pagave rriti me tej pabarazinë këtë vit buxhetor, teksa punonjësve në shërbimet themelore t&eu...
Ekonomi
24 Maj 2023, 07:35
I.A
Foto Ilustruese
Ushqimi po bëhet një element i rëndësishëm në promovimin e turizmit në vend. Në Expocity janë ...
Ekonomi
24 Maj 2023, 07:33
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria po bën përpjekje për ta shtrirë turizmin përgjatë gjithë vitit, por sër...
Ekonomi
24 Maj 2023, 07:32
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Tregu i fondeve të investimit i është rikthyer rritjes në tremujorin e parë të këtij viti. ...
Ekonomi
24 Maj 2023, 07:27
I.A
Foto Ilustruese
Shifrat për regjistrimet në vitin shkollor 2023-2022 zbuluan se gjithnjë e më shumë studimet në arsimin e mes...
Ekonomi
23 Maj 2023, 15:46
A.B
Sektori i prodhimit në vendin tonë po kalon vështirësi nga rritja e kostove në tregun e brendshëm dhe ulja e kërkesës ...