LIVE UPDATES
Ekonomi

Shefat më të mirë të kuzhinës në Mesdhe promovojnë kulinarinë në panairin “Food and Drink Expo 2023”

Në Expocity janë mbledhur shefat më të mirë të kuzhinës në Mesdhe, por edhe artizanët vendas më në zë të traditës kulinare shqiptare.

24 Maj 2023, 07:35 Nga I.A
Shefat më të mirë të kuzhinës në Mesdhe
Foto Ilustruese

Ushqimi po bëhet një element i rëndësishëm në promovimin e turizmit në vend. Në Expocity janë mbledhur shefat më të mirë të kuzhinës në Mesdhe, por edhe artizanët vendas më në zë të traditës kulinare shqiptare.

“Ushqimi, tradita klima dhe biodiversiteti janë faktorë kryesorë për bujqësinë. Kemi një trashëgimi të të parëve tanë, dituria e tyre na ka mësuar si të ruajmë edhe më shumë këtë sektor.

Çdo vakt është një festë për të kujtuar traditën dhe vlerën tonë”, – tha ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e pranishme në ceremoninë e hapjes së Edicionit të 5-të të Panairit Ndërkombëtar “Food and Drink Expo 2023”, organizuar nga Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkinë e Tiranës.

“Promovimi i produkteve shqiptare është një nga qëllimet kryesore të ministrisë dhe aktivitete të tilla ndihmojnë gjithmonë e më shumë”.

Ministrja shtoi se qasja e re në agroturizëm ka ngjallur kureshtje më të madhe për vizitorët e huaj, por edhe vendas dhe kjo është bërë një pikë e rëndësishme për pasaportën e vendit tonë.

“Vitin e fundit e mbyllëm me 500 milionë euro eksporte pasi kemi ndërtuar infrastrukturën të cilat kanë ndërthurur përpjekjet individuale dhe bashkësive për fermerët.

Jemi munduar që së bashku me prodhuesit tanë të promovojmë kudo ku mundemi me më shumë se 10 panaire ndërkombëtare. Vetëm gjatë 4 muajve të fundit kemi rritur eksportin e vajit e ullirit me më shumë se 14 herë në krahasim me 4-mujorin e fundit të 2022. Ministrja gjithashtu njoftoi edhe krijimin e një Panairi ndërkombëtar në Shqipëri për prodhimin e brumërave me bukën shqiptare si simbol të eventit.

“Jemi në fazë pune për krijimin e një panairi ndërkombëtar për prodhimin e brumërave, bukës, ëmbëlsirave dhe për çdo produkt Made in Albania.”

Aulona Hoxha, Drejtoreshë Ekzekutive pranë Expocity Albania, tha se veçantia e këtij panairi është se i bën të gjitha këto produkte më të prekshme. Panairi do promovojë dy nga vlerat kryesore të Shqipërisë, mirëpritjen dhe ushqimin. Ne të do të mbahen për tre ditë forume dhe konkurse të shkollave, bizneseve, institucioneve dhe 80 subjekte të ndryshme.

Andi Seferi, zv.kryetar i Bashkisë së Tiranës u shpreh që ushqimi dhe pijet shqiptare kanë qenë disa nga faktorët kryesorë të ngritjes së turizmit.

“Këto panaire na sjellin ide të reja për të promovuar më shumë produktet shqiptare. Jemi në një moment ku u mbyll një vit shumë i suksesshëm nga ana turistike dhe kjo ka ndodhur edhe falë pijeve dhe ushqimeve shqiptare

Ai përmendi pjesëmarrjen e Fakultetit të Bujqësisë në këtë panair, pasi me ekspertizën e tyre e çon edhe më tej këtë industri. Shtete si Kosova, Turqia, dhe Italia do të ofrojnë eksperiencën e tyre dhe një dritare më shumë bashkëpunimi për bizneset e këtij sektori në Shqipëri.

Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen takime të rëndësishme B2B duke ndërtuar një event referues për këtë sektor, ku të gjithë pjesëmarrësit do të munden të prezantojnë dhe promovojnë produktin e tyre dhe të lidhin marrëveshje të reja e afatgjata. Panairi do të jetë i hapur për të gjithë nga data 23 deri më 25 Maj në Expocity Albania.

Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, Kujtim Dervishi, u shpreh se turizmi është i rëndësishëm si dhe bashkëpunimi midis institucioneve dhe bizneseve por duhet t’i kushtohet rëndësi të veçantë edhe individëve, fermerëve dhe bizneseve të vogla që përcjellin denjësisht produktet shqiptare.

Marrë nga Monitor.al

andi seferi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës