Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kroacia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Eurostat ndër vendet që kanë sezonalitetin më të lartë turistik në Europë.
TIRANË- Shqipëria po bën përpjekje për ta shtrirë turizmin përgjatë gjithë vitit, por sërish në muajt e verës është përqendrimi më i lartë i turistëve, ndryshe nga shtetet e tjera të Europës, ku hotelet janë të zëna me punë pothuajse gjatë gjithë vitit.
Kroacia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Eurostat ndër vendet që kanë sezonalitetin më të lartë turistik në Europë.
Në total, rreth një e treta e netëve turistikë në Europë janë shpenzuar në korrik dhe gusht, sipas Eurostat. Ndërsa në Shqipëri, kjo peshë arriti në rreth 46%, sipas përpunimeve të Monitor, bazuar në statistikat e Eurostat, e treta pas Kroacisë (59%) dhe Bullgarisë (48%), duke lënë pas Greqinë (43%).
Gjithsej, në Shqipëri u shënuan në vitin 2022 rreth 3.83 milionë netëqëndrime, me një rritje prej 20% në krahasim me vitin pararendës. Përmirësimi ka ndodhur në pjesën e parë të vitit, ndërsa në gusht netëqëndrimet ranë me 2.5%, pas një përmirësimi në shtator dhe tetor, sërish nëntori dhe dhjetori kishin tendencë rënëse (shiko grafikun: Netët e qëndrimit në strukturat akomoduese, Shqipëria).
Në dy muajt e parë të 2023, numri i netëqëndrimeve është rritur me 3.6%.
Europa; Më shumë se një e treta e netëve turistike kalohen në korrik dhe gusht
Sipas Eurostat, sezonaliteti ka pasur gjithmonë një ndikim thelbësor në turizëm, dukuri e dukshme në modelet e mbërritjeve të turistëve dhe netëve e kaluara në hotelet dhe vendpushimet turistike të BE-së.
Gjatë periudhave të pikut të pushimeve, zonat turistike mund të përballen me mbipopullim dhe pakësim të burimeve. Anasjelltas, periudhat më të qeta mund të shkaktojnë objekte të papërdorura dhe paqëndrueshmëri të punës, për shkak të luhatjeve të kërkesës.
Në vitin 2022, u vu re modeli tradicional sezonal, ku shumica e netëve të kaluara u regjistruan në gusht (18% e netëve të kaluara në 2022; 478 milionë netë), e ndjekur nga korriku (16%; 440 milionë). Në të kundërt, përqindja e netëve të kaluara ishte më e ulëta në janar (3%; 89 milionë), e ndjekur nga shkurti (4%; 111 milionë).
Një pjesë e konsiderueshme e mbërritjeve, u regjistrua gjithashtu në korrik dhe gusht (secili muaj 14% e totalit të mbërritjeve në 2022; përkatësisht 127 dhe 128 milionë udhëtarë të ardhur). Duhet përmendur korrelacioni midis mbërritjeve dhe netëve të kaluara gjatë këtyre muajve të pikut.
Kulmi në netët e kaluara, është më i madh sesa kulmi i mbërritjeve, duke sugjeruar që turistët priren të qëndrojnë më gjatë në këto muaj tepër ngarkuar, kohë e cila korrespondon me periudhën kryesore të pushimeve. Kjo tendencë rrit kërkesën për akomodime gjatë sezonit të verës.
Muajt e pikut për netët e kaluara, ishin korriku dhe gushti në të gjitha vendet e BE-së në vitin 2022. Modeli sezonal ishte më i theksuar në Kroaci (59% e netëve të kaluara në 2022), Bullgari (48%) dhe Greqi (43%). Ndërkohë, modeli sezonal ishte më pak i theksuar në Maltë dhe Finlandë (të dyja 25%) dhe Gjermani (26%).
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu i fondeve të investimit i është rikthyer rritjes në tremujorin e parë të këtij viti. ...
Foto Ilustruese Shifrat për regjistrimet në vitin shkollor 2023-2022 zbuluan se gjithnjë e më shumë studimet në arsimin e mes...
Sektori i prodhimit në vendin tonë po kalon vështirësi nga rritja e kostove në tregun e brendshëm dhe ulja e kërkesës ...
Ndërsa bizneset gjithnjë e më shumë po hasin vështirësi në gjetjen e punonjësve të kualifikuar, e ardhmja nuk pri...
Foto ilustruese Numri i nxënësve të regjistruar në shkolla shënoi rënie të shpejtë në vitin shkollor 2022-2023...
Edi Rama Qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe për 10 vjet të tjera taksën private të markimit në çmi...
Foto ilustruese TIRANË- Teksa konsumi dhe importet e produkteve ushqimore po ulen me shpejtësi, importi i medikamenteve dhe produkteve farmaceuti...
Foto ilustruese TIRANË- Vepra penale e mashtrimit me kreditë pësoi rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Proku...
Importet TIRANË- Përveç produkteve të mishit dhe bulmetit, që pasqyrojnë krizën e sektorit të blegtorisë, im...
Cilësia e kredisë në valutë të ekspozuar ndaj kursit të këmbimit u përmirësua gjatë vitit të kaluar. S...