LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë blerjet e Euros për vitin 2023

Këto parashikime i referohen vetëm blerjeve të planifikuara për qëllimet e rritjes së rezervës valutore. Në raste të veçanta, Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë duke blerë ose shitur valutë për të shmangur çrregullimet në treg.

16 Dhjetor 2022, 06:57 Nga A.B
Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë blerjet e Euros
Banka

Banka e Shqipërisë pritet të rrisë blerjet në tregun e brendshëm valutor gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas të dhënave nga banka qednrore, vlera e parashikuar e blerjeve të euros parashikohet në intervalin midis 160 dhe 220 milionë eurove.

Kjo shumë përfaqëson një rritje të konsiderueshme në raport me shifrat e pritshme të këtij viti. Sipas objektivit të rishikuar, për këtë vit shuma e blerë në tregun e brendshëm valutor pritet të jetë në intervalin midis 125 dhe 145 milionë eurove.

Këto parashikime i referohen vetëm blerjeve të planifikuara për qëllimet e rritjes së rezervës valutore. Në raste të veçanta, Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë duke blerë ose shitur valutë për të shmangur çrregullimet në treg.

Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 16 ankande të blerjes së euros, që do të zhvillohen mes datës 17 gusht dhe 20 dhjetor. Për vitin e ardhshëm parashikohet një rritje e e intervalit të sipërm të parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit.

Shuma e parashikuar për t’u blerë fillimisht do të jetë midis pesë dhe 9 milionë euro, ndërsa deri këtë vit blerjet në raundin e parë realizoheshin në intervalin mes 5 dhe 8 milionë euro. Më tej, Banka e Shqipërisë mund të realizojë blerjen edhe në një raund të dytë, zakonisht me kursin mesatar të ofertave të pranuara në raundin e parë.

Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë synon të zhvillojë më tej përdorimin e marrëveshjeve forward (për blerje në të ardhmen). Përdorimi i këtyre marrëveshjeve shihet nga Banka e Shqipërisë si një hap që mund t’i nxisë bankat tregtare të ndërmarrin hapa në drejtim të zhvillimit të tregut të parasë.

Nga 16 ankande të parashikuara, gjysma e parashikohen me marrëveshje forward dhe gjysma me marrëveshjet klasike spot (me blerje në datën e ankandit). Në dy vitet e fundit, Banka e Shqipërisë ka përdorur zakonisht marrëveshjet forward me afat njëjavor, ndërsa për vitin 2023 pritet që marrëveshjet forëard të kenë një afat më të gjatë, njëmujor.

Në fund të muajit tetor, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 4.96 miliardë eurove, në rritje me 17.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Madhësia e rezervës valutore të Shqipërisë përgjithësisht vlerësohet nga institucionet e specializuara si mjaft e kënaqshme për mbulimin e nevojave të ekonomisë për valutë.

Një nga kriteret kryesore në përcaktimin e vlerës minimale të nevojshme të rezervës valutore është arritja e një vlerë të mjaftueshme për të mbuluar të paktën katër muaj importe, ndërsa sipas vlerësimeve të fundit të bankës së Shqipërisë aktualisht rezerva valutore e vendit mbulon rreth 7.3 muaj importe, duke qenë dukshëm sipër objektivave të saj minimale.

Me gjithë blerjet e konsiderueshme të Bankës së Shqipërisë, që mesatarisht priten të jenë më shumë se 12 milionë euro në muaj, kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka vijuar tendencën rënëse gjatë vitit 2022. Që nga fillimi i vitit deri në mesin e muajit dhjetor 2022, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një rënie me afërsisht 5%./MONITOR

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit