LIVE UPDATES
Ekonomi

Bankat rritën normat e interesit të kredisë për biznesin në tremujorin I

Sipas analizës së fundit të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit e kredive në Lekë për këtë segment rezultoi 5.8%, nga 5.7% që ishte në tremujorin paraardhës dhe nga 5.5% që shënonte mesatarisht dy vitet e fundit.

30 Maj 2022, 07:11 Nga DOSJA

Bankat rritën normat e interesit të kredisë për biznesin

Tremujori i parë i vitit regjistroi një rritje të lehtë të interesave të kredisë së re për bizneset, si në Lekë ashtu edhe në Euro.

Sipas analizës së fundit të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit e kredive në Lekë për këtë segment rezultoi 5.8%, nga 5.7% që ishte në tremujorin paraardhës dhe nga 5.5% që shënonte mesatarisht dy vitet e fundit.

Megjithatë, analiza e Bankës së Shqipërisë konkludon se, pavarësisht zhvillimeve të fundit, interesat e aplikuara nga bankat evidentojnë prime të qëndrueshme rreziku dhe përqasje pozitive të bankave ndaj ekonomisë. Analiza sipas segmenteve të vëllimit të kredisë tregon një rritje të lehtë të interesave tek segmenti i kredive mbi 35 milionë Lekë.

Norma mesatare e kësaj kategorie rezultoi 5.9% nga 5.6% që ishte mesatarisht në dy tremujorët paraardhës. Kjo tregon se bankat kanë rritur disi interesat për ekspozimet më të mëdha, konfirmuar më tej nga fakti se rritja e normave të interesit është edhe më e theksuar sidomos tek segmenti i kredive me vlerë më të madhe se 140 milionë Lekë. Interesi i kësaj kategorie rezultoi 6.5% dukshëm më lart se mesatarja e vitit të kaluar, prej 5.6%.

Edhe interesi i kredisë në Euro i bizneseve regjistroi një rritje të lehtë këtë tremujor, duke rezultuar 4.9% nga 4.6% që ishte një tremujor më parë dhe nga 4.5% në vitin 2021.

Ashtu si tek kredia në Lekë, interesat e kredisë këtë tremujor u rritën kryesisht tek segmenti mbi 250 mijë Euro. Të dy segmentet mbi këtë vlerë përfaqësojnë kryesisht kreditë ndaj biznesit të mesëm dhe të madh dhe vlera 5% e shënuar këtë tremujor e afron me nivelet e vërejtura në vitin 2020, vit i ndikuar ndjeshëm nga pandemia.

Edhe kushtet joçmim të kredisë janë shtrënguar, duke konfirmuar se bankat tregtare ndoqën politika më të kujdesshme kreditimi kundrejt bizneseve në tremujorin e parë të vitit 2022. Kujdesi i shtuar i bankave u shfaq veçanërisht në miratimin e kredive të reja për segmentin e biznesit të vogël e të mesëm. Faktorët e rrezikut që kanë përcaktuar politikat shtrënguese të huadhënies lidhen me rritjen e çmimeve në tregjet e huaja e të brendshme, si edhe me pasiguritë që mund të përçohen në ekonominë e brendshme nga zgjatja e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Politikat shtrënguese të kreditimit për bizneset u reflektuan në standarde, kushte e terma më të shtrënguara, si edhe në rritje të numrit të refuzimeve në raport me totalin e aplikimeve për kredi.  Krahas shtimit të marzheve, kryesisht në kreditë me rrezik, bankat i shtrënguan kushtet e termat e përgjithshëm të kreditimit edhe nëpërmjet miratimit të kredive në madhësi më të ulëta nga ajo e kërkuar prej bizneseve, si edhe duke shtuar numrin e kushtëzimeve në marrëveshjet e nënshkruara mes palëve. Ofrimi i mundësisë për zgjatjen e maturitetit maksimal të kredisë ishte i vetmi instrument që ndikoi bizneset në kahun lehtësues të kushteve e termave të kreditimit.

Rritja e interesave të kredisë dhe shtrëngimi i kritereve joçmim për bizneset mund të jetë një sinjal se bankat po faktorizojnë në çmim rreziqet në rritje të lidhura me inflacionin e lartë në aktivitetin e bizneseve./MONITOR

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet