6 Nëntor 2023, 12:34
Nga Dosja.al
Tirana
TIRANË- Të ardhurat tatimore të arkëtuara në shkallë kombëtare nga pushteti vendor për muajt janar-shtator 2023 janë 3,6% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Në total sipas të dhënave që jepen në projektbuxhetin 2024 të ardhurat tatimore janë në masën 21,3 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar, të ardhurat e veta vendore të pushtetit vendorë janë rreth 792 milionë lekë më pak.
Nga analiza e treguesve fiskalë sipas Ministrisë së Financave, arkëtimet kanë rënë për disa taksa dhe tarifa vendore, siç janë “taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, “Taksa mbi ndërtesat” “Taksa mbi transaksionet e kryera me pasuritë e paluajtshme” apo “Tarifat e pastrimit dhe higjenës”.
Të ardhurat nga taksa e ndërtesës për 9 mujorin 2023 janë rreth 4,6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar arkëtimet janë ulur 398 milionë lekë apo 7,9% më pak. Për Tiranën nga muaji gushti 2023 nisi zbatimin detyrimi i ri për familjarët dhe bizneset për taksën e ndërtesës, pas hyrjes në fuqi në fund të muajit korrik të vendimit për rritjen e çmimeve të referencës.
Të ardhurat nga taksat lokale zënë peshën më të madhe të të ardhurave për njësitë lokale. Të ardhurat nga taksat lokale kanë konsoliduar trendin në rritje nga viti në vit pas reformës administrativo-territoriale, por për 9 mujorin e vitit 2023 këto taksa janë mbledhur në vlerën rreth 16.7 miliardë lekë. Krahasuar me vjet të ardhurat kanë rënë 2,2% apo rreth 383 milionë lekë më pak.
Në këtë grup të taksave, pjesën më të madhe të tyre e zë “taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”. Sipas të dhënave të 9 mujorit 2023 vërehet se ka një ulje të konsiderueshme sidomos në bashkinë Tiranë, ku rezultojnë rreth 1,342 milion lekë më pak realizim nga “taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” krahasuar me 9 mujorin 2022. Në relacionin e buxhetit argumentohet se kjo rënie e të ardhurave nga ky burim vjen edhe si pasojë e uljes së investimeve të reja në ndërtim në këtë periudhë, krahasuar me një vit më parë.
Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël pas ndryshimeve fiskale ligjore është bërë zero (ligji nr.112/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”). Kjo lehtësi fiskale që u miratua nga buxheti qendror iu kompensua pushtetit vendor në rritjen e transfertave nga qeveria qendrore.
Nga realizimi faktik gjatë 9 mujorit të vitit 2023, rezulton se nga ky zë janë mbledhur vetëm 46 milionë lekë, që zënë vetëm 0.2% të të ardhurave vendore në 9 mujorin 2023, të cilat përfaqësojnë detyrime të paguara me vonesë. Disa nga njësitë e vetëqeverisjes vendore mbledhin detyrime nga ky burim për ato subjekte të cilat nuk kanë kryer pagesat brenda afatit dhe rezultojnë debitorë.
Një burim tjetër i rëndësishëm i të ardhurave të veta vendore që lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e pushtetit vendor janë të ardhurat jotatimore. Sipas relacionit të projektbuxhetit, për 9 mujorin e vitit 2023, njësitë e vetëqeverisjes vendore në shkallë kombëtare kanë mbledhur të ardhura jo tatimore në masën mbi 2.2 miliardë lekë, shifër kjo pothuajse e njëjtë me vlerën e të ardhurave të mbledhura gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2022./MONITOR
bashkite
Ekonomi
6 Nëntor 2023, 07:29
A.B
Banka e Shqipërisë rriti javën e kaluar normën e interesit bazë me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar në 3.25%.
...
Ekonomi
6 Nëntor 2023, 07:28
A.B
Fermerët pritet të përdorin produktet e magazinuara edhe ato në prodhim e sipër si kolateral për përfitim kredie.
Ministri...
Ekonomi
6 Nëntor 2023, 07:16
a.b
Pas bumit të ndërtimit të dy viteve të fundit, sektori duket se po përballon një fund qetësimi. Në anketat e fundit t&...
Ekonomi
5 Nëntor 2023, 07:27
A.B
Një akt normativ i qeverisë që ndryshoi buxhetin e vitit aktual solli një sërë rialokimesh të fondeve sa u takon shpenzimev...
Ekonomi
5 Nëntor 2023, 07:26
A.B
Masat e qeverisë nëpërmjet buxhetit të shtetit vazhdojnë të mbështetin asetet fizike të vendit, duke i përqendrua...
Ekonomi
4 Nëntor 2023, 07:25
a.l.
PPP
TIRANË- Buxheti është një “kontratë” sociale, që përcakton se çfarë shërbimesh e invest...
Ekonomi
3 Nëntor 2023, 07:20
A.B
Banka e Shqipërisë rriti të mërkurën normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar at&...
Ekonomi
3 Nëntor 2023, 07:12
A.B
Kontratat koncesionare të shëndetësisë, ajo e kontrollit mjekësor bazë e njohur si “Check Up” dhe e Dializës n&...
Ekonomi
3 Nëntor 2023, 07:05
A.B
“Përcaktimi i tavaneve vjetore buxhetore po kufizon kryerjen e analizave laboratorike për secilin spital, të sanksionuar në kontrat&...
Ekonomi
2 Nëntor 2023, 14:42
A.B
Porti i ri
Porti i ri në Porto Romano në të cilin do të transferohen shërbimet e portit aktual të Durrësit do të fi...