LIVE UPDATES
Ekonomi

Financat: Ndryshimet në buxhet mbështesin infrastrukturën, kishin ecurinë më të mirë

Në një intervistë për “Monitor”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë argumenton se cili është thelbi i këtyre ndryshimeve, duke nënvizuar se orientimi është në mbështetjen e projekteve të rëndësishme në infrastrukturë

5 Nëntor 2023, 07:27 Nga A.B

Financat: Ndryshimet në buxhet mbështesin infrastrukturën, kishin

Një akt normativ i qeverisë që ndryshoi buxhetin e vitit aktual solli një sërë rialokimesh të fondeve sa u takon shpenzimeve.

Në një intervistë për “Monitor”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë argumenton se cili është thelbi i këtyre ndryshimeve, duke nënvizuar se orientimi është në mbështetjen e projekteve të rëndësishme në infrastrukturë

Mbi çfarë kriteresh u bë rialokimi i buxhetit 2023 në Aktin e parë normativ për këtë vit?

Neni 101 ka parashikuar “nevojën” dhe “urgjencën”, si rrethana dhe situata fakti që vlerësohen rast pas rasti. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas vlerësimit të ecurisë 9-mujore të treguesve fiskalë, ka ndërmarrë procesin dhe ka përgatitur propozimin për rishikimin e parë të buxhetit 2023, me fokus realizimin në terma optimalë të vitit buxhetor sa i takon performancës së shpenzimeve, të ardhurave dhe qëndrueshmërisë së parametrave fiskalë.

Shpenzimet publike gjatë vitit 2023 janë karakterizuar nga kursime të larta si pasojë e situatës së përmirësuar energjetike, shpenzimeve për interesa më të ulëta se pritshmëritë dhe ngadalësisë në disa projekte investimesh publike, sidomos me financim të huaj, të cilat për shkak të vonesave kryesisht procedurale nuk kanë arritur disbursimet e planifikuara.

Ndërkohë, zbatimi i projekteve të brendshme, në veçanti procesi i Rindërtimit, ka tejkaluar pritshmërinë dhe mund të përshpejtohet dhe më shumë nëpërmjet rialokimit të fondeve shtesë në këtë akt normativ.

Ky rishikim i buxhetit 2023 ka si synim kryesor:

(i) Reflektimin në kahun e të ardhurave të një rritje prej rreth 7.5 miliardë lekësh, si rezultat i performancës pozitive në realizimin e të ardhurave tatimore për 9-mujorin 2022.

(ii) Rishpërndarjen e 45.8 miliardë lekëve mes zërave të shpenzimeve buxhetore, korente e kapitale, me synimin e realizimit sa më të plotë të shpenzimeve publike për pjesën e mbetur të vitit 2023.

(iii) Ruajtjen të pandryshuar të deficitit buxhetor, kundrejt buxhetit fillestar 2023. Ndërkohë që, borxhi publik reflekton uljen e financimit nga projektet e huaja dhe rritjen e financimit të instrumenteve të tjera financiare si Eurobond dhe mbështetja buxhetore.

Të dhënat nga tabelat fiskale dhe ato të institucioneve tregojnë se ka një orientim të tepricave dhe rialokimeve tek infrastruktura, konkretisht te programi i “Transportit Rrugor”, Fondi i Zhvillimit dhe “Rindërtimi”. A mund të na thoni projektet konkrete që do të financohen me fonde shtesë?

Gjatë vitit, nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, është bërë monitorimi në mënyrë sistematike i ecurisë së projekteve, duke marrë të gjithë informacionin e nevojshëm nga ministritë e linjës dhe institucionet buxhetore dhe në vijim, është ndërmarrë nisma për të bërë ndryshime në buxhetin fillestar të vitit 2023.

Me Aktin Normativ nr. 5 janë mbështetur ato projekte, të cilat kanë pasur ecuri fizike dhe financiare më të mirë. Rialokimet e fondeve në shpenzime kapitale janë bërë pothuajse në të gjitha institucionet dhe jo vetëm programet e përmendura në pyetje.

Rialokimi i fondeve buxhetore në shpenzime kapitale është bërë në kuadër të menaxhimit të fondeve me eficiencë dhe efektivitet, duke rialokuar fondet mes projekteve të investimeve publike nga projektet me ecuri të ngadaltë, drejt projekteve me performancë më të lartë. Njëkohësisht, rialokimet janë kryer për të ulur detyrimet e prapambetura të krijuara në sektorë të tillë si transporti rrugor, furnizimi me ujë etj.

Duke qenë se balanca buxhetore ishte suficitare me 51 miliardë lekë në fund të shtatorit, pse mbeti i pandryshuar deficiti buxhetor i programuar për këtë vit?

Ndryshimet me këtë AN kanë për qëllim akomodimin e kërkesave shtesë të argumentuara nga institucionet, reflektimin e kursimeve/fondeve të lira të evidentuara gjatë periudhës 9-mujore dhe rialokimin e tyre eventual drejt zërave/projekteve që mund të përshpejtohen bazuar në performancën e kënaqshme deri në këtë moment.

Këto rishpërndarje ruajnë të pandryshuar nivelin e deficitit buxhetor kundrejt ligjit të buxhetit fillestar 2023. Gjithashtu, do vijohet të targetohet një nivel më i ulët i borxhit publik në raport me PBB, krahasuar me nivelin faktik të një viti më parë, si dhe me nivelin e parashikuar në buxhetin fillestar 2023, duke siguruar kësisoj vijimësinë e konsolidimit fiskal dhe qëndrueshmërisë afatmesme dhe afatgjatë të financave publike dhe stabilitetin makroekonomik në tërësi:

Rritja e të ardhurave nga sigurimet shoqërore e ka ndihmuar qeverinë të ulë financimin e deficitit të planifikuar të skemës së pensioneve, me rreth 15 miliardë lekë në janar-shtator 2023. Nëse të ardhurat nga sigurimet do të rriten më tej, sa ka planifikuar qeveria ta ngushtojë financimin e deficitit të skemës së pensioneve vitin që vjen?

Ky do të jetë objekt diskutimi në kuadër të projektbuxhetit 2024, ende në proces.

Rialokimi i fondeve ka shkurtuar fondet e programit të “Kujdesit parësor” të Ministrisë së Shëndetësisë me 21%, në një kohë që ky është programi më i nënfinacuar i sektorit publik të shëndetit në vendin tonë, sipas rekomandimeve të OBSH. Pse u vendos ku shkurtim dhe për çfarë programi është?

Në zërin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, në periudhën janar-shtator 2023, arkëtimet janë tejkaluar me rreth 11 miliardë lekë krahasuar me planin fillestar, prandaj rishikimi i tyre në këtë Akt Normativ përkon me rritjen e tyre në masën 16.3 miliardë lekë, krahasuar me buxhetin fillestar 2023.

Rrjedhimisht, të dy transfertat buxhetore përkatëse, ajo e sigurimeve shoqërore dhe ajo e sigurimeve shëndetësore janë reduktuar me të njëjtën vlerë që janë rritur edhe kontributet e skemave përkatëse.

Nëse rialokimet janë bërë mbi bazën e parimit të ecurisë së projekteve, ai që ka ecuri më të mirë financohet dhe projekti që ka ecuri të dobët ka shkurtim të fondeve. Pse u rrit financimi i zërit të “investimeve kapitale” në një kohë që plani i 9-mujorit 2023 tregon për një mosrealizim në raport me planin gati 30%?

Nëpërmjet Aktit Normativ synohet mirëmenaxhimi i fondeve buxhetore me eficiencë dhe efektivitet. Kjo nënkupton që fondet buxhetore për shpenzime kapitale do të orientohen drejt atyre sektorëve të cilët performojnë më mirë, njëkohësisht duke vlerësuar të gjithë sektorët.

Nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është bërë monitorimi i vazhdueshëm i ecurisë së projekteve dhe në rastet kur plani buxhetor i vendosur në projekte të caktuara, atëherë në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe institucionet buxhetore janë ndërmarrë masa që këto fonde të rialokohen në projekte, të cilat kanë ecuri fizike të mirë.

Në total, shpenzimet kapitale përjashtuar programin e rindërtimit janë rritur vetëm me 718 milionë lekë, krahasuar me buxhetin fillestar.

Në këtë Akt Normativ është bërë rialokimi i fondeve nga ato me financim të huaj (Kredi) në financim të brendshëm. Kjo lidhet edhe me disa projekte me financim të huaj (kredi), të cilat referuar marrëveshjes, janë marrë si mbështetje buxhetore dhe jo për një projekt specifik.

Kështu është rialokuar financimi te programi “E-qeverisja” apo “Furnizimi me Ujë dhe Kanalizime”. Projektet e tjera janë rialokuar drejt atyre projekteve të cilat kanë performancë më të mirë./MONITOR

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen