LIVE UPDATES
Ekonomi

Bien çmimet e ushqimeve në botë, a do të reflektohet në Shqipëri?!

Një indeks i Kombeve të Bashkuara për kostot botërore të ushqimit ra 1.9% në gusht, në krahasim me muajin e kaluar, sipas të dhënave që u publikuan të premten. Indeksi ka mbetur në nivelin më të ulët që nga janari, shkruan Bloomberg.

2 Shtator 2022, 15:17 Nga e.k
Bien çmimet e ushqimeve në botë, a do të reflektohet
Foto ilustruese

TIRANË- Çmimet globale të ushqimeve ranë për të pestin muaj pasi kërkesa për disa produkte u dobësua dhe u shënua një rritje sezonale e furnizimeve.

Të korrat e grurit në hemisferën veriore po ndihmojnë në lehtësimin e kufizimeve të furnizimit, ndërsa më shumë drithëra po dalin nga portet e Ukrainës.

Një indeks i Kombeve të Bashkuara për kostot botërore të ushqimit ra 1.9% në gusht, në krahasim me muajin e kaluar, sipas të dhënave që u publikuan të premten. Indeksi ka mbetur në nivelin më të ulët që nga janari, shkruan Bloomberg.

Rënia e çmimeve mund të ofrojë një lehtësim për konsumatorët ndërsa ata përballen me një krizë të thelluar të kostos së jetesës. Megjithatë, rëniet nuk janë aq të mprehta sa në korrik, kur çmimet e ushqimeve u reduktuan me nivelet më të larta që nga viti 2008 dhe mbeten më të larta se një vit më parë.

Inflacioni i ushqimeve nuk tregon shenja lehtësimi në shumë vende, pasi çmimet më të larta të energjisë mund të rrisin kostot e përpunimit. Të korrat mund të tkurren në afat të gjatë pasi fermerët po frenojnë përdorimin e plehrave për shkak të kostove të larta.

Shqetësimet për ndikimin e thatësirës në të korrat e misrit kanë kompensuar pjesërisht uljet e çmimeve të grurit. Edhe pse eksportet e drithit nga Ukraina po rriten, vëllimi është ende shumë nën normën dhe toka bujqësore e humbur dhe çmimet e dobëta lokale po kërcënojnë të korrat e ardhshme të grurit.

Indeksi i OKB-së gjurmon çmimet e eksportit për mallrat e papërpunuara dhe përjashton çmimet e shitjes me pakicë, kështu që mund të duhet pak kohë përpara se ndikimi i tyre të ndihet nga konsumatorët.

Në korrik inflacioni në vend u rrit në 7.5%, efektin kryesor e dhanë ushqimet

Në muajin korrik, inflacioni vjetor në Shqipëri arriti në 7.5%. ndonëse ritmet e rritjes u ngadalësuan, treguesi ishte më i larti në 20 vjet.

Efektin kryesor e dha shtrenjtimi i ushqimeve, që ndikoi me +4,59 pikë përqindje në treguesin e inflacionit. Inflacioni i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rrit me 13,2%.  Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 30,6%, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 20,0%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,4%, “peshk” 11,4%, “zarzavate përfshirë patatet” me 9,5%, “mish” me 9,1%, etj.

Në eurozonë, në gusht inflacioni arriti në nivel rekord prej 9.1%. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.

Gruri po shitet më lirë, por çmimi i bukës nuk po ndryshon

Adi Haxhiymeri, i cili administron fabrikën e miellit “Bloja” me nënproduktet e “Prima”, tha se ka një rënie të lehtë të çmimit të grurit nga furnizohet Shqipëria, nga 350 USD për ton, në 320 USD/ton. Si rrjedhojë, furrat e bukës tani furnizohen me miell 78 lekë/kilogram nga më shumë se 90 lekë/kg në mars, por kjo ulje nuk është reflektuar te çmimi final i bukës.

Marrë nga Monitor

çmimet e ushqimeve në shqipëri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet