LIVE UPDATES
Ekonomi

Birra shqiptare rrezikon “zhdukjen”, bie prodhimi nga akciza, importet rriten 50%

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli, pohoi për “Monitor” se situata në sektorin prodhues vijon të jetë e rënduar, pasi birra e importit po shitet me çmim nën nivelin e birrës shqiptare.

15 Mars 2023, 07:23 Nga DOSJA
Birra shqiptare rrezikon “zhdukjen”, bie prodhimi nga akciza,
Foto Ilustruese

TIRANË- Prodhuesit e birrës shqiptare vijojnë të jenë në gjendje të rënduar nga shtimi i kostove për shkak të dyfishimit të akcizës që nisi zbatimin nga 1 janari 2023. Dyfishimi i akcizës së birrës nga 1 janari 2023 vijon të japë efekte negative për fabrikat e birrës. Për shkak të çmimit të lartë nga kostot e shtrenjtuara, birra shqiptare ka humbur konkurrueshmërinë, ndërsa importet janë shtuar në tregun shqiptar.

Sipas të dhënave të doganave për muajt janar-shkurt 2023, prodhimi i birrës është ulur 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-t. Importet e periudhës janar-shkurt 2023 janë rritur 50% krahasuar me vitin paraardhës. Në këtë periudhë janë importuar 5,1 milionë litra birrë, sasia më e larta e shënuar në 10 vitet e fundit.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli, pohoi për “Monitor” se situata në sektorin prodhues vijon të jetë e rënduar, pasi birra e importit po shitet me çmim nën nivelin e birrës shqiptare.

“Gjendja në sektorin e prodhimit të birrës është përkeqësuar. Nga rritja e akcizës, kostoja prodhuese e birrës u shtua 18 lekë për litër. Në këto nivele u rrit edhe çmimi i birrës. Por birrat e importit po shiten me çmim më të lirë se ato vendase apo disa marka të tjera të huaja kanë çmim të njëjtë me birrën vendase. Birra shqiptare po humbet konkurrueshmërinë, madje rrezikon të zhduket. Për këto arsye fabrikat vijojnë të qëndrojnë të mbyllura edhe për muajin mars, pasi nuk kanë shitje”, pohoi ai.

Prodhues të tjerë ngritën edhe shqetësimin e shtimit të kostos dyfishimin e çmimit të lëndës së parë që përdoret në prodhim, birrës malto nga 1 janari 2023. Kompanitë pohuan se janë detyruar të rrisin çmimet 18 deri 20 lekë më shumë, ndërkohë që birrat e importit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut po shiten 10 lekë më pak se ajo vendase.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Stefan Pinguli parashikon thellim të krizës përgjatë muajve të verës, çka do të rrezikojë pamundësinë e kompanive për të paguar punonjësit. Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

Më herët Ministria e Financave e pyetur nga Monitor tha se heqja e tarifave të diferencuara jo vetëm janë kërkesë e FMN-së dhe institucioneve të BE-së, por nga ana tjetër, gjykoi se zbatimi mbi një dekadë i tyre te birra ka forcuar kompanitë shqiptare të birrës për t’u përballur me konkurrencën globale.

Pinguli propozon si zgjidhje shtrirjen progresive të akcizës ndër vite, një masë që do të lehtësonte sipërmarrësit. Fillimisht në relacionin e projektbuxhetit 2023 parashikohej se ky ndryshim fiskal do të zbatohej shkallë-shkallë ndër vite, deri sa të arrihej unifikimi.

Marrë nga Monitor.al

birra ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj