LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshojnë kriteret për naftën falas në 2023, do përfitohet vetëm për mbjelljet e sezonit të parë në sera

Në relacion theksohet se aplikimi, për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë, bëhet me vetëdeklarim. Kjo nënkupton se vërtetësia e të dhënave në aplikim është përgjegjësi e aplikuesit/fermerit.

13 Mars 2023, 07:23 Nga DOSJA
Ndryshojnë kriteret për naftën falas në 2023, do
Foto Ilustruese

TIRANË- Mbështetja e naftës për bujqësinë e zbatuar në dy vitet e fundit do të vazhdojë edhe për vitin 2023. Në relacionin e vendimit të miratuar nga qeveria për këtë vit parashikohet që fondi i vënë në dispozicion për naftë falas është 1,3 mld lekë. Grupi i kulturave bujqësore përfituese do të jetë 3, si: bimë arash, dru frutore, perime. Në dallim nga viti i kaluar, mbështetja me naftë do të përfitohet vetëm për mbjelljet e sezonit të parë. Ndryshimi tjetër tek kriteret e përfitimit për vitin 2023 ka të bëjë me madhësinë totale të fermës, e cila parashikohet të jetë me sipërfaqe jo më pak se 1 ha (nga 0.4 ha e zbatuar deri tani), ndërsa madhësia e parcelave mbetet e njëjtë, me sipërfaqe jo më pak se 0.1 Ha.

Për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, fermerët do të mbështeten me sasi nafte falas në barasvlerë të lehtësimit fiskal të naftës për prodhim bujqësor (sasia e naftës falas që përfiton fermeri në konvertim të vlerës që do të merrte prej përjashtimit nga çmimi i naftës të: i) akcizës, ii) taksës së qarkullimit dhe iii) taksës së karbonit, si edhe TVSH-së respektive).

Në relacion theksohet se aplikimi, për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë, bëhet me vetëdeklarim. Kjo nënkupton se vërtetësia e të dhënave në aplikim është përgjegjësi e aplikuesit/fermerit.

“Sasia e naftës që përfitohet sipas kategorive nga subjektet me sipërfaqe deri në 10 ha është 100% e sasisë së përllogaritur, ndërsa për sipërfaqet mbi 10 ha, përfitojnë sasinë e naftës me normativë të reduktuar. Kjo e fundit, përllogaritet bazuar në nevojat për naftë të subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha, por jo më shumë se normativa e lejuar, si dhe në sasinë e mbetur të naftës në dispozicion, pasi janë plotësuar nevojat deri në 10 ha të të gjithë subjekteve, që janë kualifikuar si përfitues.

Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për të shmangur/minimizuar përfitimet e padrejta, për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas shpërndarrjes së naftës tek subjektet përfitues për të vlerësuar përputhshmërinë e vetëdeklarimeve me situatën reale në terren, duke pasur si kriter që shmangia e lejuar e faktit të verifikuar të kulturave dhe sipërfaqes së kultivuar në raport me naftën e tërhequr, të jetë jo më e madhe se 20%.

Kontrolli në terren kryhet për jo më pak se 10% të subjekteve përfitues, përfshirë kontrollin e gjithë subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha. Kur nga kontrolli rezultojnë shmangie më të mëdha se 20% si dhe deklarime/dokumente të pasakta, përfituesi përjashtohet për 3 vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit. Përveç kësaj, subjektet me status person fizik dhe juridik, shpallen edhe debitor për vlerën e përfituar në mënyrë të padrejtë”.

Shpërndarja e naftës për bujqësinë do të vijojë të bëhet nga operatorë furnizues të përzgjedhur/kontraktuar në bazë të procedurave ligjore prokuruese kuadër, në pikat e shpërndarjes në të gjithë vendin, nëpërmjet kartës individuale të fermerit ku është hedhur sasia e naftës, që ka të drejtë të tërheqë fermeri përkatës. Ndërsa, procedura e prokurimit për blerjen dhe shpërndarjen e naftës për përdorim nga fermerët realizohet, në përputhje me legjislacionin në fushën e prokurimit publik. Gjatë vitit 2022, përfituan naftë falas rreth 35 mijë fermerë me një fond prej rreth 1,95 miliard lekë.

Marrë nga Monitor.al

ministria e bujqesise

Sondazh

Poll
Ekonomi 12 Mars 2023, 07:31 I.A

A po e teprojmë me multivitaminat?!

Foto ilustruese TIRANË- Në mbarë botën, gjithnjë e më shumë njerëz po kuptojnë vlerën e shëndetit t&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj