LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria ka kryer 10.5 milionë euro transfertat me vendet offshore që nga viti 2017; Trekëndëshi që përdoret për të paguar ryshfetet

Ekspertët kanë pohuar për “Monitor” se transaksionet me vendet e ashtuquajtura offshore janë të zakonshme, sidomos për kompanitë e mëdha që fitojnë tendera me vlerë të lartë dhe koncesione dhe nuk kanë si të justifikojnë shpenzimet, nga njëra anë, dhe duhet të paguajnë dhe ryshfet nga ana tjetër.

13 Mars 2023, 06:53 Nga DOSJA
Shqipëria ka kryer 10.5 milionë euro transfertat me vendet offshore
Foto Ilustruese

TIRANË- Që nga viti 2017, kur raportohet e dhëna e parë, nga Shqipëria drejt vendeve offshore dhe anasjelltas janë kryer gjithsej transferta personale me vlerë prej 10.5 milionë euro. Shifrat bëhen të ditura në sistemin e të dhënave të Eurostat për transfertat personale dhe janë përpunuar nga Monitor. Nga këto, 8.2 milionë euro janë transferta që janë dërguar drejt Shqipërisë dhe 2.3 milionë euro janë dërguar nga Shqipëria drejt vendeve offshore. Niveli më i lartë është shënuar në vitin 2020, me 3.8 milionë transferta hyrëse dhe 0.5 milionë euro transferta dalëse. Në vitin 2021, transfertat hyrëse ishin 1.3 milionë euro, niveli më i lartë pas vitit 2020, Ndërsa dërgesat drejt qendrave financiare ishin 0.7 milionë uro, që është niveli më i lartë që nga viti 2017, kur raportohen të dhënat.

Sipas përkufizimit global, “Një qendër financiare offshore (përtej detit), e njohur ndryshe si OFC, përkufizohet si një vend ose juridiksion që vë në dispozicion shërbimet financiare për jorezidentët me qëllim të anashkalimit të aspekteve të vendit ose juridiksionit të jorezidentit. Këto qendra financiare përgjithësisht përdoren si vendndodhje për kompanitë mbajtëse të aseteve për të kryer shmangien e taksave. Shumë shpesh, ato përdoren në mënyrë të paligjshme për evazion fiskal”.

Eurostat liston si qendra financiare offshore vendet e mëposhtme: “Andorra, Antigua and Barbuda, Anguilla, Aruba, Barbados, Bahrain, Bermuda, Bahamas, Belize, Cook Islands, Curaçao, Cayman Islands, Dominica, Grenada, Guernsey, Gibraltar, Hong Kong, Isle of Man, Jersey, St Kitts and Nevis, Lebanon, Saint Lucia, Liechtenstein, Liberia, Marshall Islands, Montserrat, Mauritius, Nauru, Niue, Panama, Philippines, Seychelles, Singapore, Sint Maarten, Turks and Caicos Islands, Saint Vincent and the Grenadines, Virgin Islands (British), Virgin Islands (U.S.), Vanuatu, Samoa”.

Skema si përdoren vendet offshore për të bërë evazion dhe paguar ryshfetet

Ekspertët kanë pohuar për “Monitor” se transaksionet me vendet e ashtuquajtura offshore janë të zakonshme, sidomos për kompanitë e mëdha që fitojnë tendera me vlerë të lartë dhe koncesione dhe nuk kanë si të justifikojnë shpenzimet, nga njëra anë, dhe duhet të paguajnë dhe ryshfet nga ana tjetër.

Për të justifikuar rritjen e kostove dhe pagesat e ryshfetit përdoret trekëndëshi vend importues- offshore dhe destinsacioni final (Shqipëria). Psh, një produkti, që blihet realisht në vendin importues për 1000 euro/njësi, i bëhet dalje me faturë për në një nga vendet ofsshore me 1500 euro/njësi. Në këtë mënyrë kosto e produktit u rrit me 50%, ndërsa transferohen 500 euro në offshore, të cilat janë pa taksa dhe përdoren për të paguar korrupsionin. Në këtë mënyrë, përmes trekëndëshit me offshore rritet vlera e sipërmarrjes, fryhen shpenzimet dhe paguhet ryshfeti.

Kjo skemë mund të përdoret dhe në ndërtim, duke futur aksionerë përmes vendeve offshore, apo në sektorë të tjerë.

Eurostat në fakt raporton vetëm transfertat personale që bëhen drejt dhe nga vendet offshore, por rritja e shifrave vitet e fundit tregon se ky mekanizëm po përdoret gjithnjë e më shumë. Maqedonia Veriut, psh i ka zero transfertat personale në hyrje e dalje nga vendet offshore, ndërsa ato përdoren në Serbi dhe shumë pak në Mal të Zi.

Marrë nga Monitor.al

parajsa fiskale te dhenat e eurostat

Sondazh

Poll
Ekonomi 12 Mars 2023, 07:31 I.A

A po e teprojmë me multivitaminat?!

Foto ilustruese TIRANË- Në mbarë botën, gjithnjë e më shumë njerëz po kuptojnë vlerën e shëndetit t&...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet