Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryetari i ProEksport Albania Edvin Prençe tha për Monitor se nga ndryshimet përfituesi më i madh do të jetë shteti, ndërsa rritja do të rëndojë kostot e tyre.

Pas gati 1 viti qeveria vendosi të rrisë sërish pagën minimale nga 34,000 lekë në 40,000 lekë. Paga minimale u rrit edhe në 2022 në vlerën e 2,000 lekëve nga 32,000 në 34,000 lekë.
Kryetari i ProEksport Albania Edvin Prençe tha për Monitor se nga ndryshimet përfituesi më i madh do të jetë shteti, ndërsa rritja do të rëndojë kostot e tyre.
“Me rritjen nga 1 prilli të pagës minimale gradualisht do të rritet paga edhe për punonjësit që paguhen 40,000 lekë, pasi nuk mund të jetë në nivele të njëjta me një punonjës që ka eksperiencë profesionale dhe produktivitet. Nivelin e pagës minimale e kalojnë 30 deri 40% e punonjësve të sektorit. Pra rritja dhe kostoja e një biznesi të sektorit do të jetë akoma më e lartë. Kjo do të jetë gropa më e madhe për sektorin fason. Rritja e pagës minimale rrezikon të kthehet në bumerang. Të vetmit që do të kenë përfitimin nga rritja 17,5 % e pagës minimale do të jenë të ardhurat e buxhetit
Në kahun tjetër është e nevojshme të bëhet kjo rritje, por që barra të mos rëndojë vetëm te biznesi duhet të shoqërohet me lehtësira fiskale, me qëllim që të rritet produktiviteti dhe konkurrueshmëria, në cilësi dhe makineri të reja”.
Janë rreth 47,000 mijë të punësuar në sektorin fason që preken nga rritja me 4,000 lekë e pagës minimale. Në fund të vitit 2021 sipas të dhënave të INSTAT numri i ndërmarrjeve në sektorin tekstil dhe veshje ishte 564 dhe numri i të punësuarve 27,062 punonjës. Në sektorin lëkurë dhe këpucë për 2021 ishin 219 ndërmarrje dhe 19,651 të punësuar.
Kryeatari i ProEskport Albania ngre shqetësimin se fabrikat fason po humbasin konkurrueshmërinë në raport me Maqedoninë e Veriut dhe Serbisë për shkak të rritjes së kostos.
Faktorët kryesorë të shtimit të kostove sipas tij janë rritje me 17,5% e pagës minimale, rënia e euros kur në shtetet fqinje si Serbia apo Maqedonia e Veriut kanë kursin e fiksuar dhe të mbrojtur me ligj, mungesa për punonjës dhe produktiviteti i ulët, amortizimi i impianteve prodhuese dhe rritja e karburantit që ndikon në shtim të kostos të transportit të punonjësve dhe të mallrave.
“Këto elementë na bëjnë jo vetëm të humbasim konkurrueshmërinë në Ballkan, por edhe kontratat afatgjate dhe solide me brandet europiane, që po orientohen drejt vendeve afrikane apo Uzbeksitan me çmime më të ulëta dhe më shumë punonjës se manifaktura Made in Albania e veshjeve dhe këpucëve”, pohoi Prençe.
Sektori fason është përqendruar kryesisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë vendit dhe krahu i lirë i punës ka qenë baza kryesore e mbështetjes së eksporteve shqiptare.
Sipas Anketës Strukturore të INSTAT, shpenzimet e personelit për tekstile dhe veshje përbëjnë 44% të totalit të shpenzimeve dhe për këpucët 41%, ndërsa fitimet e kompanive janë të ulëta. Kjo krahasohet me 9% që janë shpenzimet për paga për të gjithë prodhuesit në treg./ MONITOR
Foto ilustruese Vit pas viti Shqipëria po përkeqëson treguesit e lindshmërisë në raport me Europën duke u renditur n&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu financiar shqiptar, në dekadën e fundit, ka shfaqur një lloj dinamizmi në strukturën e tij, p&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk tërhiqet nga vendosja e tatimit progresiv në fashën e 15 deri n&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Mbështetja e naftës për bujqësinë e zbatuar në dy vitet e fundit do të vazhdojë edhe p...
Foto Ilustruese TIRANË- Numri i llogarive bankare u rrit për të dytin vit radhazi në 2022. Të dhënat e Bankës së Sh...
Foto Ilustruese TIRANË- Indekset e klimës së biznesit treguan se më 2021, mungesa e punonjësve është kthyer në shqe...
Foto Ilustruese TIRANË- Që nga viti 2017, kur raportohet e dhëna e parë, nga Shqipëria drejt vendeve offshore dhe anasjelltas jan&...
Foto ilustruese SHBA- Paraja me të vërtetë e blen lumturinë! Por një studim i fundit zbulon se marrëdhënia midis paras&e...
KINË- Gjatë festës së vitit të ri hënor në Kinë, turistët u dyndën në mauzoleun Taihao në provinc&...
FRANCË- “Macron, ul pensionin tënd, jo tonin!” shkruhej në një pankartë në një protestë të fundit n&e...