Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KLSH vëren se pavarësisht se, numri i debitorëve në sektorin publik ka rënë nga 823 në vitin 2023 në 724 subjekte në 2023, vlera totale e detyrimeve të papaguara është rritur ndjeshëm, duke u zgjeruar me rreth 469 milionë lekë krahasuar me vitin 2023.
Detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore kaluan vlerën e 20.2 miliardë lekëve (rreth 200 mln euro) me rritje mbi 9% nga viti 2023 vëren raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një inspektimi në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, nga të cilat rreth 18.9 miliardë lekë (rreth 190 mln euro) janë detyrime të mbatura nga bizneset dhe pjesa tjetër nga ndërmarrjet buxhetore. Entet publike zotërojnë 6% të totalit të detyrimeve për sigurimet me vlerë mbi 1,2 miliardë lekë.
KLSH vëren se pavarësisht se, numri i debitorëve në sektorin publik ka rënë nga 823 në vitin 2023 në 724 subjekte në 2023, vlera totale e detyrimeve të papaguara është rritur ndjeshëm, duke u zgjeruar me rreth 469 milionë lekë krahasuar me vitin 2023. Rritja është veçanërisht e theksuar tek institucionet jo buxhetore, tek të cilat detyrimet pothuajse janë dyfishuar.
Nga ana tjetër, në sektorin privat situata u përkeqësua edhe më tej. Numri i subjekteve debitorë është rritur me 10,606 në vitin 2024, duke e çuar totalin në gati 120 mijë biznese. Detyrimet e papaguara në sektorin privat janë rritur me 1.3 miliardë lekë të tjera në vitin 2024, duke e çuar totalin e detyrimeve në këtë kategori në më shumë se 18 miliardë lekë. Bizneset e vogla zotërojnë pothuajse 39% të detyrimeve totale të sigurimeve ose 7.85 miliardë lekë.
Subjektet juridike (bizneset e mëdha) mbajnë peshën kryesore të borxhit, me 54.9% të totalit, ose mbi 11.1 miliardë lekë. Në një shkresë zyrtare drejtuar Tatimeve në shtator 2024, ISSH ka paralajmëruar se borxhi në rritje ndikon drejtpërdrejt në përfitimet e individëve. Për shkak se shumë punëdhënës nuk kanë shlyer kontributet, një numër i konsiderueshëm punonjësish nuk mund të marrin shërbime nga skema e sigurimeve shoqërore, pasi listë-pagesat rezultojnë të paverifikuara.
KLSH sugjeroi bashkëpunim më të fortë ndërmjet DPT-së dhe ISSH-së, për të garantuar administrimin e rregullt të kontributeve dhe uljen e stokut të detyrimeve të papaguara, i cili çdo tremujor vijon të jetë progresiv. Në total, detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore për vitin 2024 përfshijnë 17.18 miliardë lekë principal, 2.08 miliardë lekë gjoba dhe 968 milionë lekë interesa, duke çuar vlerën e përgjithshme të borxhit në 20.22 miliardë lekë.
KLSH zbuloi se stoku i borxhit në detyrimet e papaguar u rrit me rreth 9.6% se një vit më parë. Kjo ecuri tregon rënien e disiplinës së bizneseve për pagesën e sigurimeve të punonjësve si dhe përkeqësimin e situatës financiare të bizneseve edhe dobësitë e administrimit të detyrimeve në sektorin publik. Në vitin 2023 totali i detyrimeve ishte rreth 18.46 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 kaloi 20 miliardë lekët, duke e thelluar më tej presionin mbi sistemin e sigurimeve shoqërore dhe duke krijuar pasoja të drejtpërdrejta për punonjësit që nuk u njihet kontributi për shkak të mos-shlyerjes nga punëdhënësit./Monitor.al
Foto ilustruse Shqipëria pritet të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes me Bashkimin Europian në gjysmën e parë të...
Foto ilustruse Shpërndarja e shpenzimeve buxhetore tregon për një zhvendosje të lehtë drejt forcimit të funksioneve publike d...
Foto ilustruse Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) për ndërtimin e incene...
Foto Ilustruese Me Paketën Fiskale 2026, dërguar shoqatave të bizneseve dhe dhomave të tregtisë, parashikohen disa nisma ligjore. ...
Christine Lagarde dhe Kristalina Georgieva Me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, dy nga figurat më të rë...
Foto ilustruse Indeksi i tërësishëm çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit në një mesatare prej 5.1% në t...
Foto ilustruse Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet teksa në Tiranë kjo është b&...
Foto ilustruse Ministria e Financave rishikon projektligjin “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”. Në draftin e rishikuar përv...
Gent Sejko TIRANË- Guvernatori Gent Sejko ka folur për sfidat që po përballet ekonomia shqiptare dhe sistemi financiar, duke i ndar&eum...
Foto ilustruse Cikli i ndërtimit, me ulje-ngritjet e tij, veç të tjerash, mund të shndërrohet në një burim të k...