LIVE UPDATES
Ekonomi

Deficiti tregtar në Kosovë arrin 15.8%, shkon në mbi 426 milionë euro

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e tregtisë së jashtme të mallrave, korrik 2022”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

25 Gusht 2022, 07:02 Nga A.B
Deficiti tregtar në Kosovë arrin 15.8%, shkon në mbi 426
Foto ilustruese

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë prej 15.8% në muajin korrik 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 426.1 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 367.8 milionë Euro në vitin 2021.

Deficiti tregtar i Kosovës gjatë muajit korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është thelluar për 15.8 për qind.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e tregtisë së jashtme të mallrave, korrik 2022”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

ASK shton se eksporti mbulon importin për 15.2 për qind.

“Të dhënat nga tregtia e jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 15.8 për qind në muajin korrik 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 426.1 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 367.8 milionë euro në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 15.2 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Në këtë raport theksohet se ka pasur rritje të eksporteve dhe importeve.

“Eksporti i mallrave në muajin korrik 2022 kishte vlerën 76.2 milionë euro, ndërsa importi 502.4 milionë euro, që është një rritje prej 22.5 për qind për eksport dhe 16.8 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021”, thekson raporti.

Nga të dhënat e eksporteve metalet bazë dhe artikujt prej tyre e përbëjnë 26.1 për qind të eksporteve, 16.2 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, 13.9 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 8 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 7.6 për qind e përbëjnë produktet minerale dhe 6.1 për qind e përbëjnë produktet bimore.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import, 17.5 për qind e përbëjnë produktet minerale, 13.2 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 10.5 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 7 për qind e përbëjnë mjetet e transportit, 6.6 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike dhe 6.2 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre.

Në muajin korrik 2022, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 26.4 milionë euro ose rreth 34.6 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 29.8 për qind.

Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë Gjermania me 10.3 për qind, Italia me 4.7 për qind dhe Danimarka me 4.7 për qind. Në anën tjetër, importet ishin rreth 210.9 milionë euro ose 42 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 8.6 për qind. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga Gjermania me 10.6 për qind, Greqia me 8.4 për qind dhe Italia me 4.9 për qind.

Kurse, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 25.8 milionë euro ose 33.9 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 4.2 për qind.

Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin Maqedonia e Veriut me 10.7 për qind, Shqipëria me 10.4 për qind, Serbia me 6.6 për qind dhe Mali i Zi me 4.7 për qind. Importet arritën në 88.4 milionë euro ose 17.6 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 5.1 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia me 7.4 për qind, Maqedonia e Veriut me 4.5 për qind dhe Shqipëria me 3.8 për qind.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 24.0 milionë euro ose 31.5 për qind.

Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport, vlen të përmenden SHBA-ja me 12.2 për qind dhe Zvicra me 6.9 për qind. Kurse, importet arritën në 202.9 milionë euro ose 40.4 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 13 për qind dhe Kina me 10.7 për qind./MONITOR

deficiti tregtar kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje