LIVE UPDATES
Ekonomi

Depozitat e jorezidentëve në bankat shqiptare arrijnë në 190 milionë euro, u rritën me 21% vitin e kaluar

Numri i llogarive të jorezidentëve ka arritur nivelet më të larta historike dhe dominohet me llogaritë e individëve, me pothuajse 96% të totalit. Paralelisht, rritja e numrit të llogarive në vitet e fundit po shoqërohet edhe me rritje me ritme të larta të depozitave të jorezidentëve.

8 Mars 2023, 12:03 Nga k.m.
Depozitat e jorezidentëve në bankat shqiptare arrijnë në 190
Foto ilustruese

Individët dhe kompanitë jorezidente në Shqipëri kishin më shumë se 50 mijë llogari në sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive të jorezidentëve u rrit me 12.6%, rritje kjo ndjeshëm më e lartë në raport me llogaritë e rezidentëve, që vitin e kaluar u zgjeruan me 1.9%.

Numri i llogarive të jorezidentëve ka arritur nivelet më të larta historike dhe dominohet me llogaritë e individëve, me pothuajse 96% të totalit. Paralelisht, rritja e numrit të llogarive në vitet e fundit po shoqërohet edhe me rritje me ritme të larta të depozitave të jorezidentëve.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar depozitat e jorezidentëve në bankat tregtare shqiptare arritën vlerën e 21.9 miliardë lekëve ose 190 milionë eurove. Depozitat e jorezidentëve u rritën me 21%, normë rritjeje rreth katër herë më e lartë se rritja mesatare e depozitave në sektorin bankar shqiptar.

Depozitat e jorezidentëve janë një nga zërat që nuk përfshihen në përkufizimin e parasë së gjerë të ndjekur nga Banka e Shqipërisë në raportimin e statistikave. Rrjedhimisht, rritja e tyre nuk reflektohet në treguesin statistikor të depozitave të përfshira në paranë e gjerë, që përdoret përgjithësisht për të raportuar ecurinë e depozitave bankare me bazë mujore.

Megjithatë, tendenca e depozitave të jorezidentëve tregon një rritje në periudhën pas pandemisë, në linjë me ecurinë e përgjithshme të depozitave në sektorin bankar, madje me ritme më të larta.

Sidoqoftë, pesha specifike e depozitave të jorezidentëve kundrejt totalit të depozitave bankare është e ulët, me rreth 1.45% të totalit të tyre. Në fund të vitit 2022, totali i depozitave në sektorin bankar shqiptar arriti vlerën e rreth 1.52 trilionë lekëve. Depozitat e jorezidentëve në sektorin bankar shqiptar kane qenë historikisht të lidhura me emigrantët, që një pjesë të kursimeve të tyre kanë zgjedhur t’i mbajnë në bankat shqiptare. Në dekadën e fundit, depozitat e jorezidentëve arritën kulmin në fund të vitit 2014, për një shumë totale prej 24 miliardë lekësh. Gjatë viteve në vazhdim, vlera e depozitave të jorezidentëve pësoi një rënie graduale, duke zbritur në intervalin mes 13 dhe 14 miliardë lekëve para pandemisë.

Por, në dy vitet e fundit, ecuria e depozitave ka një tendencë të dukshme në rritje. Kjo fazë përputhet edhe me një cikël të ri të rritjes së remitancave, që mund t’i atribuohet kryesisht valës së re të emigracionit të shqiptarëve në dekadën e fundit. Ky cikël i ri emigracioni po përfshin gjithnjë e më shumë të rinjtë e arsimuar, që po shfrytëzojnë nevojën për punë të specializuar në vende të ndryshme të BE-së. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin e vitit 2022, dërgesat e emigrantëve arritën në 592 milionë euro, në rritje me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e depozitave të subjekteve jorezidentëve mund të lidhet gjithashtu edhe me shtimin e shtetasve të huaj që investojnë në pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2022 arritën vlerën e 225 milionë eurove, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Blerja e një prone në Shqipëri, kryesisht me qëllimin e një shtëpie të dytë apo me qëllim investimi, shoqërohet edhe me një prani të shtuar në Shqipëri dhe me mbajtjen e fondeve në bankat tregtare shqiptare./Monitor

depozitat ne banka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet